• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Spektakli” me fishekzjarre u kushton shtrenjtë tifozëve të ‘Partizanit’

by Aalison Pearse Stevens
28/09/2016 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shfaqja me fishekzjarrë në tribunat e “Elbasan Arena” duke ndezur e hedhur flakadanë aq sa për ndërprerë derbin, mund të jetë cilësuar si një “spektakël” nga tifozët e Partizanit dhe nga vetë klubi i kuq i cili nuk ka ngurruar të postoje me krenari fotot e atyre momenteve në rrjetet sociale.

Por ekziston edhe një rregullore aktiviteti falë të cilës tifozeria e Partizanit e ka pësuar nga një sjellje e tillë. Komisioni i Disiplinës, për shkak të atyre momenteve në fillimin e pjesës së dytë të derbit, ka vendosur të dënoje ashpërsisht klubin e Partizanit, duke e detyruar që të luajë një ndeshje pa tifozë.

“KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur mjete ndezëse në fushë duke shkaktuar ndërprerjen e shkurtër të lojës, në bazë të nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës”, shkruhej në shpjegimin e FSHF-së.

Nuk ia ka hedhur pa u dënuar as klubi i Tiranës, tifozët e të cilit nuk kanë kursyer ndezjen e flakadanëve në tribuna. “KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të tifozëve, duke hedhur mjete ndezëse në fushën e lojës dhe duke qenë përsëritës në të njëjtën shkelje, dënohet me 200000 (dyqind mijë) lekë gjobë, në bazë të nenit 66/2 KDS”. Duket se ndryshimin në masën ndëshkimore e ka bërë fakti që tifozeria e kuqe arriti me sukses të ndërpriste ndeshjen me “spektaklin” e dhuruar, ndërsa ajo bardheblu, nuk ia doli ta bënte një gjë të tillë e si rrjedhojë do të shohë qetësisht në tribuna ndeshjen e radhës të Tiranës.

Edhe Laçi është dënuar me një ndeshje pa tifozë “për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës”. Ndërkaq, Besa, meqë nuk arriti të fillonte në kohë ndeshjen e javës së parë të Kategorisë së Parë ndaj Beslidhjes, është dënuar me 250000 lekë gjobë.

Shihet qartësisht që FSHF ka rritur masat ndëshkimore, pasi zëvendëstrajneri i Flamurtarit, Klodian Dervishi është ndëshkuar me 2 ndeshje pezullim dhe 100000 lekë gjobë për kontestimet ndaj gjyqtarëve. Ndërsa lojtari i Bylisit, Jasmin Raboshta, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, është dënuar me 5 ndeshje pezullim.

ma.me

vendimi disiplina

Derbi ne flake

 

Derbi me tym

 

derbi tifoze tirana

 

Next Post
Gusht, shtrenjtohen ushqimet dhe shërbimi arsimor,inflacioni rritet 2%

Eksportet, INSTAT: 6.5% më shumë, kryesojnë tekstilet e prodhimet bujqësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In