Specialistja e ISHP-së: Nuk e themi dot se dje ishte piku i pandemisë me 34 raste (Intervista)

Ndonëse ditën e djeshme u identifikuan 34 raste me COVID-19, numri më i lartë i këtyre ditëve, për Institutin e Shëndetit Publik ky fakt nuk nënkupton se kaloi piku i pandemisë.

Gjatë përditësimit të të dhënave, specialistja e ISHP-së, Marjeta Dervishi deklaroi se në këto raste kemi të bëjmë me përhapje të virusit në grupe të caktuara. Mes të tjerash ajo tha informacion mbi gjendjen e të burgosurve që janë prekur nga koronavirusi, numri i të cilëve ka shkuar në 14.

Dje ka qenë shifra më të larta me COVID-29 në vendin tonë. A mund të themi se ky ishte piku i pandemisë në vendin tonë?

Pavarësisht shifrave, nuk mund të themi se është piku, pasi kemi të bëjmë me një përhapje në klastera, apo grupe të caktuara, dhe nuk kemi të bëjmë me një përhapje në komunitet.Më herët keni deklaruar se do të testoni vetëm personat me shenja të dukshme klinike. Pse aktualisht po testoni dhe persona asipmtomatik?
Është theksuar vazhdimisht hetuar epidemiologjik që po kryhet për të gjitha rastet e konfirmuara. Gjatë hetimit kryhet gjurmimi i kontakteve. Dhe një pjesë e këtyre kontakteve mund të jetë asiptomatik.

Si është gjendja e të burgosurve me COVID?
Gjendja e tyre është e stabilizuar dhe në monitorim të vazhdueshëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com