• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Speciale / Era e ndryshimeve, Reformistët i marrin të 30 ulëset në Teheran

by Aalison Pearse Stevens
29/02/2016 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Teherani, Ben Andoni

Nëse do të shikosh sesi votohet në Iran do të kesh një ndjesi me patjetër të kohës së socializmit. Të gjithë në rresht për një, në një turmë që kudo nuk i duket fundi. Votimi, që u zhvillua nëpër xhami dhe shkolla, ka qenë deri më orën 20.00 të ditës së Premte, por është shtyrë dhe dy orë të tjera, ndërsa në disa vende lokale, por edhe në qytete, e ka kapur edhe orën 24.00, kjo prej hapësirës së madhe gjeografike të vendit që është gati sa e gjithë Evropa e Perëndimit.

Ka pasur dy votime dhe njëra lidhet me Mexhlisin, Kuvendin tonë, ndërsa tjetri njihet me të ashtuquajturin Këshilli i Ekspertëve. Kjo trupë, si tip Senati ku janë dinjitarët myslimanë me veshjen klasike, ka në dorë të vëzhgojë të gjithë performancën e Liderit Suprem, por edhe e monitoron punën e Khamenit, 76 vjeçar, që kolegët e huaj e bëjnë pak të sëmurë prej moshës.

Pak orë më parë, teksa janë numëruar votat në mbi 90% të kryeqytetit gjigand prej 8 Milion banorësh që bashkë me rrethinat kap 12 milionët syresh, ravijëzohet grupi parlamentar i kryeqytetit, që kanë zgjedhur qytetarët. Ashtu si hamendësohej, mbi 90% e teheransave kanë votuar presidentin Ruhani dhe aleatët e tij, Reformistët i marrin të 30 ulëset në Teheran.

. Kurse kandidatët më potencialë, që vinë nga pjesa e ashtuquajtur Konservatorë, por që vendasit, sidomos votuesit e tyre duhet t’u thuash Ruajtësit e Vlerave ose Principalistët ose Trandicionalistët me kandidatin e tyre Golamali Hadad-Adel kanë mbetur shumë pas. Kanë qenë plotë 6200 kandidatë, fotot e të cilëve i ke kudo, por që shpesh më janë dukur të njëjtët prej shprehjeve fikse të fytyrës dhe mjekrave interesante. Mu këta janë mëtuesit e Mexhlisit (parlamentit), kurse 161 janë mëtues për Këshillin e Ekspertëve, që përbëhet nga 88 vende dhe që duhet të zgjedhin Liderin Suprem.

 “Duam që gjërat të ndryshojnë dhe ajo që thotë Ruhani (janë edhe mbështetësit e tij Mohamed Reza Aref me listën e tyre që përfshin personalitete të tilla si Ali Motahaari dhe Alireza Mahxhub), është që ketë më shumë treg liberal dhe politika liberale”, më thotë një studiues në kërkimet kimike, që nuk do të identifikohet.

Në masë, iranianët shprehen më guximshëm se muaj më parë. Duket se lirimi prej marrëveshjes bërthamore i ka bërë iranianët të besojnë në dobinë e politikës së Ruhanit dhe mbi të gjitha efikasitetin  e tyre. Por nga ana tjetër, të ashtuquajturit Tradicionalistët, po luftojnë shumë të ruajnë këtë karakter të Iranit, që e ka ndihur shumë mbijetesën e vendit në momentet më të vështira. Ato fillojnë pas revolucionit me Luftën Irano-Irakene dhe pastaj embargon.

Kareli që më përshkon kokën me sa duket ka vetëm një detyrë që ta kapë sa më shumë turmë dhe njerëz, që si me komandë, ngrenë pasaportat e modelit të vjetër, njëherazi. Në fakt duket se nuk i orkestron njeri, kanë qejf të votojnë! Ka një erë ndryshimi që e kupton më së shumti tek të rinjtë por edhe te qytetarët dhe sidomos distriktet e Teheranit Verior, ku është pjesa e ashtuquajtur moderniste e qytetit.

Ashtu, si pritej, Ministri i Brendshëm lajmëroi se edhe pse shumë politikanë ishin optimistë për njohjen e menjëhershme do të duheshin tre ditë për rezultatin final të zgjedhjeve parlamentare, pasi vetë Teherani do nxirrte 30 deputetë nga mbi 1000 kandidatëve garues kurse lokalitetet e tjera mendohet se do e nxirrnin rezultatin brenda ditës.

Teksa qytetarët e rinj besojnë te Reformuesit, dinjitarët janë shumë më të zgjedhur në fjalë. Ata më shpjegojnë se të ashtuquajturit Reformistë, ata thjesht i quajnë devijantë dh se ruajtja e traditës dhe respekti për të dhe kontrolli më i madh i shtetit, i autoritetit të liderit Suprem është e vetmja rrugë e integritetit të vendit. Një i tillë me një emër shumë të gjatë në Teheranin Jugut më bën një panoramë të shkurtër dhe më shpjegon edhe paradoksin: tradicionalistët e dy palëve janë bashkuar me një listë të vetme!!!

E gjithë kjo gjendje nuk u bën aq shumë përshtypje evropianëve. Në Teheran hasesh tani gjithnjë e me më shumë syresh. Janë kryesisht frëngë, italianë, britanikë, por edhe amerikanë. Amerikën e duan më të rinjtë, por ende gjuha e pushtetarëve kundër tyre është e fortë. Imam Khameni, Lideri Suprem nuk lë pa i fshikulluar dhe madje edhe në takimin e fundit, që u bë pak para zgjedhjes.

“Ne kemi ardhur për të parë një mundësi bashkëpunimi dhe kemi kohë që po negociojmë”, më thonë ca italianë, që t’i i njeh nga gjestikulacionet e shumta. Kanë një admirim dhe habiten kur u flet se pjesa më e bukur e Iranit është jashtë Teheranit, që ndan kufijtë me shtetet më problematike të politikës së sotme. Kjo është edhe arsyeja që në Iran, sidomos me zyrtarët, adresimi me politikën botërore bëhet me përemrin ‘Ne’, që do të thotë se në Siri, Irak, Afganistan ata janë faktorë botërorë me rrënjë të thella. Në Siri ndihmojnë Asadin me shumë krenari, kurse humbas kur më shpjegojnë lidhjet e thella me grupet palestineze dhe morinë e emrave të grupeve ndërluftuese. Këtë e theksojnë më shumë Rojet e Revolucionit, që për hir të së vërtetës e kanë vuajtur më shumë ndryshimin e Iranit, sepse për të gjithë kohën teksa kanë qenë nëpër luftëra, kanë mbetur ndaraz zhvillimeve të vendit, ku shumë qytetarë të tjerë janë të pasuruar frikshëm.

Si për ironi, në të njëjtën ditë kam lexuar se njëri syresh ka blerë aksionet e Evertonit në Premier League. Është si paradoks në këtë mjedis, por është e vërtetë. Ndryshimi ka filluar. Ngadalë. Por i qartë. Irani, kjo ngrehinë, që ka rrënjët mbi naftë, s’mund të rri veç botës me këtë potencial ekonomiko-social.

DSC09522DSC09517DSC09526DSC09524DSC09529DSC09530DSC09633DSC09612DSC09515

Next Post

INTERVISTE EKSKLUZIVE/ Fatmir Xhafaj: Tani që Venecia tha fjalën e fundit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In