• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Spastrime në PD, Basha shkarkon njerëzit e Topallit në Shkodër e Mat

by Java News
06/09/2015 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spastrime dhe gjueti shtrigash në kampin e opozitës. Ndonëse pushteti i saj sa vjen e zvogëlohet nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, Partia Demokratike ka nisur një fshesë, me metodat e saj të vjetra, në 15 bashkitë e fituara në zgjedhjet  lokale. Plot 120 punonjës janë shkarkuar në bllok ditën e premte në bashkinë e re të Matit. Po gjatë kësaj fundjave, dhjetëra punonjës janë emëruar dhe shkarkuar në Bashkinë e Pogradecit nga Partia Demokratike.   Mësohet se pas miratimit të strukturës së re, e cila parashikon rrudhje të punonjësve kanë nisur dhe shkarkimet.

Ndërsa mësohet se ditët e fundit janë bërë dhe një sërë emërimesh, ndërsa të kontaktuar nga gazeta disa përfaqësues të degës së PD në Pogradec, janë shprehur se presin që të marrin poste. Shkarkimet janë bërë jo vetëm në bashkitë që janë drejtuar nga socialistët, por edhe në bashkitë e drejtuara  historikisht nga të djathtët. Një javë më parë në Bashkinë e Kamzës është pezulluar dhe shkarkuar i gjithë stafi i bashkisë. Ndërkaq, kryebashkiakja e re e Shkodrës, Voltana Ademi, ka mbledhur të gjitha dosjet e personelit, dhe secili prej tyre po verifikohet një më një. Nga ana tjetër pritet dorëheqja e shefes së Urbanistikës, Aida Shllaku, ndërsa janë planifikuar shkarkime masive.

Sipas burimeve, për shkarkimet në Bashkinë e Shkodrës po kujdeset personalisht kryedemokrati Lulzim Basha dhe rrethi i tij në SHQUP. Të gjithë mbështetësit e Topallit janë skeduar në një listë  sekrete. Ky grup pritet të shkarkohet në ditët në vijim. Fshesa e 15 kryebashkiakëve të PD ka marrë trajtën e një gjuetie shtrigash. Përpos njerëzve të PS, Lulzim Basha po kujdeset për të larguar njerëzit e kundërshtarëve të tij në PD, për të dobësuar pozitat e tyre. Dhe lufta e madhe e Lulzim Bashës është me Jozefina Topallin, rivalen e tij më të përbetuar.

Spastrime në Mat  

Përveç shkarkimeve në masë që po ndodh në shumë bashki, në atë të Matit janë shkarkuar pothuajse të gjithë punonjësit. Këto vendime priteshin pasi Bashkinë e Matit e kanë fituar të djathtët dhe numri i militantëve të PD-së që kishin mbetur pa punë është mjaft i lartë. Por vendimet janë shoqëruar me parregullsi dhe shkelje të rënda ligjore. Burime pranë zyrës juridike në Bashkinë Mat thanë se prej një jave kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani, ndodhet për një vizitë pune në Zvicër.

Me datë 1 shtator 2015 ka hyrë në fuqi struktura e re. Me datë 2 flitet se janë plotësuar 120 vendimet dhe me 4 u janë dorëzuar punonjësve. Pra, gjatë kësaj periudhe kryebashkiaku nuk është ndodhur në Shqipëri, por të gjitha vendimet mbajnë firmën e Rizvanit. Ka dyshime që listat të jenë përgatitur që shumë ditë më parë dhe u prit futja në fuqi e strukturës së re.

Vetë juristët e kësaj bashkie kanë thënë se një veprim i tillë është i paligjshëm sepse nuk janë njoftuar më parë punonjësit. “Këto vendime janë në shkelje të hapur me ligjin. Çdo punonjës i planifikuar për t’u larguar nga puna duhet të kishte një njoftim, të paktën 72 orë para vendimit. Kjo gjë nuk është bërë dhe punonjësit kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës”, thanë zyrtarë aktualë të Bashkisë Mat.

Vendimet janë pritur me indinjatë nga punonjësit, sidomos nga ata të shërbimeve bashkiake, të gjelbërimit, mirëmbajtjes etj.  “Kjo është hakmarrje. Ne jemi nëna me fëmijë jetimë dhe me shumë probleme, por na ka ardhur vendimi për t’u larguar nga puna. Hallet tona u rrafshin drejtuesve të bashkisë”, thanë punonjëset që merren me mirëmbajtjen e Parkut “Nëna Mbretëreshë, Geraldinë.  (Kliti Topalli  / Sot)

Next Post

Ngjarja në Laç, ja çfarë ndodh me mandatin e Prengës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com