• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spartak Ngjela denoncon: PD i ka hipur kalit mbrapsht, s’ka zgjedhje të parakohshme

by Java News
04/11/2019 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se SHBA dhe Gjermania nuk e pranojnë kërkesën e Partisë Demokratike për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij prishet Reforma në Drejtësi.

Sipas Ngjelës, nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme shtyhet Reforma në Drejtësi pasi të gjitha palët do të jenë në fushatë elektorale.

“Pse nuk e pranon politika amerikane as gjermane? Nëse do kemi zgjedhje të parakohshme, shtyhet reforma në drejtësi. Nuk mund të ketë reformë në fushatë elektorale.

Palët janë në fushatë elektorale, si do bëhet reforma? Nuk ka zgjedhje të parakohshme, merreni kapelen dhe vëreni në sy.

Ti dhashë arsyet pse. Prishet reforma në drejtësi dhe nëse me largimin nga parlamenti dhe dorëzimin e mandateve për  zgjedhje të parakohshme nuk mund të bëhen se hapet precedent shumë i rrezikshëm. Nuk e pranon demokracia atë.

Përkundrazi demokracia amerikane thotë largimi nga parlamenti është tradhti ndaj popullit. Doktrina amerikane është kjo, largimi nga parlamenti i atyre që ka zgjedhur populli, është tradhti ndaj zgjedhësve të vet”, ka thënë Ngjela në Ora News.

Më tej, Ngjela ka thënë se PD po ndjek një strategji të gabuar, ndërsa ka shtuar se politika amerikane e di se 60% e politikanëve shqiptarë do ti kapë reforma.

“Partia Demokratike i ka hipur kalit mbrapsht. Nuk ecën dot me kalë duke e kapur nga bishti. Njerëzit kanë humbur besimin dhe shpresën, por politika amerikane e di që 60% do i kapë reforma në drejtësi.

Pasi ti kapë reforma në drejtësi krerët atëherë partia do të humbasë gjithë peshën.

Reforma zgjedhore nuk ka vlerë të madhe po nuk u bë reforma në drejtësi dhe po nuk u ndërrua sistemi. Sistemi do të vendoset pasi të vendoset drejtësia.

Reforma zgjedhore nuk ka vlerë të madhe, pasi zgjedhjet janë në 2021. Politika amerikane nuk e çan kokën për reformën zgjedhore, ia ka dhënë ODIHR. Pas reformës në drejtësi fillon një tjetër atmosferë ligjore dhe elektorale”, ka shtuar avokati.

Next Post
Real Story/Shkëlqim Hajdari: Nga janari prokurorët të mirëpaguar, nuk do të kenë jetë private

Real Story/Shkëlqim Hajdari: Nga janari prokurorët të mirëpaguar, nuk do të kenë jetë private

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com