• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spanjollja “AS” i thur elozhe trajnerit të kuqezinjve: Kampion te Barça dhe hero në Shqipëri. Mrekullia e re e Silvinjos

by Java News
18/11/2023 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2024 ka pushtuar faqet e para të mediave botërore, pasi bëhet fjalë për herën e dytë në histori që kuqezinjtë shkojnë në një turne madhor, por sidomos për faktin se po shkon atje si kryesuese grupi. Dhe kjo arritje e rëndësishme për futbollin tonë ka një arkitekt, brazilianin Silvinjo, puna e të cilit padyshim vlerësohet nga tifozët dhe specialistët në vendin tonë, por po bën bujë edhe në skenën ndërkombëtare.

Gazeta prestigjioze sportive spanjolle ”AS” i ka kushtuar një artikull trajnerit të kuqeznjve, duke kujtuar rrugëtimin e tij derisa erdhi në drejtimin e Shqipërisë, por edhe punën që ka bërë këtu përkrah Zabaleta e Doriva.

“Kampion te Barça dhe hero në Shqipëri, mrekullia e re e Silvinjos”, titullohet artikulli në fjalë i “AS’ që përshkruan eksperiencën kuqezi të tijën nëpërmjet fjalëve dhe shpjegimeve të video–analistit të Kombëtares, Alariko Rosi.

“Zabaleta dhe Silvinjo ishin mbrojtës dhe Doriva një pitbull i mesfushës. Ata kërkojnë shumë vëmendje në fazën mbrojtëse që më pas të ndërtojnë duke pasur mbajtjen e topit. Kërkohet shumë ekuilibri, sakrifica… ekipi është shumë i disiplinuar. Sakrifica e lojtarëve është shumë e rëndësishme dhe e madhe, por luajnë me shumë zemër dhe rezultatet janë shumë të rëndësishme”, shpjegoi ai arsyet e këtij kualifikimi historik.

“Silvinjo është një trajner i pabesueshëm. Shumë detajist. Ka një super shkollë pasi ka punuar me Guardiolën, Venger, Mançinin, Rajkard… Ai ishte një lojtar i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampioneve. Doriva fitoi “Toyota Cup” në vitin 1993 në San Paolo kundër Milanit me Tele Santana. Më pas, ai dhe Silvinjo kishin trajnerë Karlos Alberto Parreira dhe Mario Zagallo në Brazil.

Zabaleta gjithashtu ishte me Guardiolën e më pas me Pelegrinin apo Mançinin. Pablo gjithashtu ka luajtur për Maradonën në kombëtare. Me përjashtim të Murinjos, kanë punuar me më të mirët. Është një përzierje e pabeseshme”, tha ndër të tjera ai në këtë artikull që i kushtohej suksesit kuqezi./m.j

Next Post
Gati ligji i rreptë: Burg kush tradhton kur është i martuar!

Gati ligji i rreptë: Burg kush tradhton kur është i martuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
Trump do ta presë personalisht në SHBA, por sytë do të jenë te Xi Jinping -

Xi Jinping kërkon më shumë besnikëri, kush rrezikon të humbasë pushtetin në Kinë?

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale

October 26, 2026
Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

October 26, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

October 26, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

Bilanci i 13 ditëve protestë: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar, 60 të tjerë në kërkim

October 26, 2026
Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

October 26, 2026
VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In