• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spanjolle, kolumbiane dhe venezueliane, çmontohet rrjeti i prostitucionit në Elbasan! Arrestohen 7 persona

by A R
07/12/2024 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Elbasanit ka çmontuar një rrjet kriminal të prostitucionit, duke arrestuar shtatë persona dhe duke shpallur në kërkim dy të tjerë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se këta shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marra me qira, si dhe promovonin aktivitetin në faqe online, ku ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.

Blutë kanë njoftuar se janë sekuestruar shuma parash si dhe celularë, në cilësinë e provave materiale, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Fee”, goditet një tjetër rast i ushtrimit të prostitucionit.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, 1 procedohet penalisht dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë (shtetas nga vendet e Amerikës Latine), për ushtrim prostitucioni dhe shfrytëzim prostitucioni.

Sekuestrohen shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e paligjshmërisë në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fee”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Shtetasit kolumbiane A. B., 22 vjeç, dhe L. B., 19 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

-Shtetaset spanjolle S. F., 36 vjeçe, dhe M. C., 32 vjeçe, shtetaset kolumbiane P. S., 27 vjeçe, dhe Y. A., 29 vjeçe, si dhe shtetasja venezueliane A. R., 38 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen venezueliane Y. O., 31 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit peruane F. G., 23 vjeçe, dhe J. G., 44 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Gjatë operacionit, në lagje të ndryshme të Elbasanit, këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 43 000 lekë, 2 780 euro, që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 9 celularë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Next Post
Holandë, shpërthim në një bllok banesash në Hagë, dyshohet për disa viktima

Holandë, shpërthim në një bllok banesash në Hagë, dyshohet për disa viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

October 21, 2026
FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

October 21, 2026
Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

October 21, 2026
320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

October 21, 2026
“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In