Spanja po ndjek në mënyrë të frikshme Italinë me shifrat e vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19.
Mësohet se deri më tani kanë humbur jetën 5,694 persona, ndërkohë që numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 72.284. Gazeta “El Pais” shkruan se numri i personave të shëruar është 12.285.
Përqendrimi më i lartë i rasteve është në Madrid, me 2.757 vdekje dhe 21.520 të infektuar, i ndjekur nga Katalonia (1,226 vdekje, 15,026 raste). Ndërkohë, rajoni i Castile-La Mancha (448 vdekje) është i treti për numrin e viktimave, pergatiti BW.