• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Spanja, skuadra më e fortë me të cilën jemi përballur, ishin të frikshëm”

by Java News
10/10/2016 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me humbjen përballë Spanjës, u ndërpre ecuria pozitive e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit 2018. Megjithë gabimet në rastet e golave të pësuar, kuqezinjtë u duartrokitën nga tifozët dhe u mbështetën nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që menjëherë pas ndeshjes, shkoi të takonte skuadrën në dhomat e zhveshjes.

“I thashë që në futboll edhe humbet, ka gjithmonë një skuadër më të fort. Realisht ata ishin shumë të fort. Mendoj që skuadra bëri maksimumin. Edhe ndonjë gabim, në këto lloj ndeshjesh është normal”.

Kreu i futbollit në vend shfaqet realist për shanset që Shqipëria kishte për rezultat pozitiv përballë një prej skuadrave më të mëdha në nivel botëror, ndërsa komentoi edhe diskutimet nëse kuqezinjtë mund të kishin guxuar më tepër në fazën sulmuese.

“Përveç dëshirës, për të qenë i sinqertë, besim nuk kisha shumë. Janë skuadra më e fort që kam parë ndonjëherë “live” në nivel përfaqësuesesh që ka luajtur në Shqipëri. Ka shumë mendime, ka nga ata që mendonin se ndoshta duhej të kishim luajtur në sulm për të bërë diçka më tepër, por mund ta kishim pësuar si Kosova”.

Me duelin me Spanjën të arkivuar, tashmë vëmendja do të jetë e gjitha të ndeshja e radhës, më 12 Nëntor, në shtëpi me Izraelin, një prej rivalëve direkt në Grupin G të kualifikueseve të Botërorit 2018.

“Lojtarët tanë janë profesionistë dhe e kuptojnë që jo gjithmonë fitohet dhe jo gjithmonë ka skuadra të cilat të japin mundësinë për të fituar. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Izraelin, që është mjaft e rëndësishme dhe një përballje e nivelit tonë, që na duhet të fitojmë dhe të vazhdojmë rrugën në këto kualifikuese. Mendoj që ndeshja jonë e vërtetë është ajo kundër Izraelit”.shqip/a.k

Next Post
Mungon avokati dhe prokurori, shtyhet sërish seanca kundër ish-gjyqtarit Çobo

Mungon avokati dhe prokurori, shtyhet sërish seanca kundër ish-gjyqtarit Çobo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In