• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Spanja si Greqia, ndëshkohen partitë kryesore në zgjedhjet lokale

by
25/05/2015 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia e ekstremit të majtë Podemos ka arritur të fitojë bindshëm në Barcelonë në zgjedhjet lokale e rajonale që po zhvillohen në 13 nga 17 komunitetetet autonome të vendit dhe në mbi 8 mijë komuna.

Megjithatë tronditjen më të madhe Podemos e ka bërë në Madrid, dty ku edhe pse  forcë e parë është Partia Popullore e kryeministrit Rajoy, ka arritur të dalë e dyta. Në fakt partia në pushtet arriti të marrë 21 vende, por Ahora Madrid, mbështetur nga partia e majtë Podemos, mori 20, dhe tani mund të formojë një koalicion me socialistët (PSOE) të cilët renditen të tretët.

Në këtë mënyrë, kryebashkiaku i ri do të jetë ai i Podemos.

“Është fillimi i fundit të bipartizmit. Partia Popullore e të djathtës dhe socialistët e PSOE kanë marrë rezultatet më të dobëta në histori dhe ndryshimi është i pandalshëm”, u shpreh lideri i Podemos, Pablos Iglesias duke folur për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Partia Popullore e kryeministrit Mariano Rajoy mbetet parti e parë në vend. Por vota në Barcelonë e Madrid komentohet si një goditje e rëndë kundër masave shtrënguese të qeverisë.

Në këtë mënyrë, ashtu si në Greqi, edhe në Spanjë po paraqitet i njëjti skenar ku ekstremistët arritën të bindin popullsinë të votojnë kundër masave shtrënguese. Në të njëjtën situatë në Greqi, Syriza erdhi në pushtet. Megjithatë, në pak muaj qeverisje, qeveria e Tsipras është detyruar të devijojë nga disa prej premtimeve të bëra kundër masave shtrënguese.

Ekonomia spanjolle ka qenë një shqetësim kryesor për votuesit dhe shumë qytetarë janë të zemëruar për shkurtimet e shpenzimeve publike dhe korrupsionin politik.

Next Post

A kemi shpëtuar nga Canabis Sativa?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com