• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spalletti i thotë “po” Milanit, ish-trajneri i Interit do të firmosë një kontratë tre vjeçare

by Java News
07/10/2019 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luciano Spalletti i ka thënë “po” Milanit, sipas asaj që shpjegon eksperti i merkatos Gianluca di Marzio. Tani ka mbetur që Milani dhe Interi të ulen dhe bisedojnë për prishjen e kontratës që trajneri të mund të lirohet nga kontrata për dy vite që ka me zikaltërit, që janë të paktën 10 mln euro për të paguar.

Spalletti nuk ka ndër mend t’i falë Interit asgjë dhe, madje, sipas asaj që referohet edhe në portale të tjera, ka një farë revashi në mendjen e tij kundër klubit që e flaku në rrugë pas dy kualifikimesh në Champions League rradhazi.

Ndërkohë, Elliott u bind për t’i paguar rrogën që kërkon, për shkak se e sheh Spallettin të duhurin për të kthyer harmoninë dhe për të mbledhur grupin. Jo vetëm, por me rezultate e ka treguar. Sakaq, ideja që zona Champions ndodhet vetëm 4 pikë larg e ka bindur!

Sipas corriere.it Spalletti dhe Milani po diskutojnë për një kontratë tre vjeçare. Pioli ishte një zgjidhje e propozuar nga Maldini dhe Boban por e refuzuar nga Gazidis, duke e konsideruar ish-udhëzuesin e Fiorentinës një profil shumë të ulët për të udhëhequr ringritjen e skuadrës aktualisht. Edhe Ranieri dhe Prandelli nuk e bindën veten deri në fund. Një ide tjetër ishte Rudi Garcia, por ai tashmë ka një marrëveshje me Monakon.

Edhe pse kontrata e Marco Giampaolo skadon më 30 qershor 2021 duket se fati i itj ishte shkruar që nga nata në Marassi ku Milani edhe pse fitoi nuk i bindio drejtuesit. Nëse Spalletti firmos me Milanin ai do të jetë i nënti që drejton skuadren kuqezi në shtatë sezonet e fundit./ Javanews

Next Post
Dëshmitë tronditëse të fqinjëve: Si u mbytën nënë e bijë në fshatin e Pogradecit

Dëshmitë tronditëse të fqinjëve: Si u mbytën nënë e bijë në fshatin e Pogradecit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In