• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

“Spakistët” e sheshit protestojnë kundër “Spakistëve” të shtetit

by Skënder Minxhozi
22/12/2025 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Një fenomen i habitshëm politik është instaluar muajt e fundit në politikën shqiptare. Valës së hetimeve e procedimeve të drejtësisë së re në kurriz të qeverisë, i është mbivendosur një fushatë masive e opozitës për të destabilizuar maxhorancën. Një maxhorancë që ndodhet në ditët e saj të më të errëta qëkurse është në pushtet nga viti 2013.

Asgjë të keqe s’ka në këtë synim të opozitës për të përfituar nga goditjet e Spak mbi ministrat e deputetët socialistë. Çdo opozitë do të kishte vepruar njëlloj në këto rrethana të cilat kanë vënë pikëpyetje serioze mbi vijimësinë e mandatit të katërt të PS.

Ka vetëm një “asteriks” ky konstatim. Një specifikë që e bën paksa të dyshimtë dhe hipokrite këtë sjellje. Sonte në shesh ishin dy nga tre kryetarët e opozitës tradicionale (një tjetër opozitar i ri qëndronte në skaj të protestës me pak dhjetra përkrahës). Sali Berisha dhe Fatmir Mediu ishin aty  fizikisht, ndërkohë që mungonte Ilir Meta, i ndodhur në kushte paburgimi. Që të tre, pra edhe Berisha, edhe Mediu, edhe Meta, janë subjekte hetimi e gjykimi të drejtësisë së re. Berisha e Meta me akuza korrupsioni, Mediu në gjykim për ngjarjen e Gërdecit. Edhe ajo një histori korrupsioni të lyer me gjak.

Të tre krerët politikë të këtyre partive, së bashku me nja dy duzina deputetësh e zyrtarësh të lartë të tre forcave politike, prej muajsh merren me akuzat ndaj Veliajt, Ballukut, vetë Ramës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë socialistë, përfshirë figura pranë tyre që aktualisht kanë rënë në rrjetën e hetimit të Spak. Ndërkohë janë edhe vetë subjekt hetimi e gjykimi nga e njëjta drejtesi.

Ndodhemi pra përballë një situate kur të akuzuar nga Spaku në krye të protestës, kërkojnë largimin e kundërshtarëve politikë gjithashtu të akuzuar nga prokuroria dhe gjykata speciale që ndodhen nëpër zyra. Me fjalë të tjera “spakistët” e rrugës po kërkojnë dorëheqjen e “spakistëve” të shtetit.

Është pak të thuash se ky ambiguitet qëndron në themelin e klimës së ftohtë që rrethonte vetë protestën, me pak mijëra militantë të sjellë me makina nga ana e anës. Një qytet me një milion banorë si Tirana nuk “mjafton” të mbushë një shesh, por duhen sjellë njerëzit nga Tropoja e Erseka me furgona të dera e Kryeministrisë!

Besueshmëria e atyre që sfidojnë përcakton masën e njerëzve që ndjek. Ndryshe sfida hollohet me ujë e kthehet në sfilatë. Prej javësh Berisha organizon Foltoren e tij me 200 veta në bulevard. Në mesin e dramës penale socialiste, Doktori shfaq rregullisht pafuqinë e tij në shesh duke konfirmuar se nuk do të jetë në gjendje të përfitojë nga asnjë rrethanë e përshtatshme që i sjell në derë fati.

Kjo që po na shohin sytë po konfirmon katërcipërisht se sot, gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, në Shqipëri është instaluar situata paradoksale ku një parti politike ka si kundërshtar jo një tjetër parti politike, por një institucion drejtësie! Për PD dhe Berishën Edi Rama fiton edhe tre palë zgjedhje të tjera. E thotë sheshi i protestës së sotme. E thotë edhe ngulmimi i demokratëve për të mbajtur një lidership të plakur, të konsumuar dhe nën akuzë. Nga Amerika dhe nga Altin Dumani.

Spakistët e rrugës janë po aq në hall dhe nën trysni sa spakistët e qeverisë. Vetëm se të parët bëjnë sikur s’ka ndodhur gjë dhe kjo përcakton mpakjen dhe defaktorizimin e tyre gradual. Partia që ndjek hallet e shefit, jo partia që ndjek hallet e votuesit. Këtë pamë edhe një herë më tepër sonte në shesh!

Next Post
FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

Comments 2

  1. Hyda says:
    3 months ago

    Spaki i sheshit, osht spaki i keq or tëj Skiner.
    Spaki i qeverisë, osht spaki i mëjr or të Skiner.
    Spaki keq, spaki mëjr.
    Qashtuna.
    Qishtunq.

    Reply
  2. Builder says:
    3 months ago

    Minxhoz, uroj gezuar 2026.
    Gjithmonë qofsh ky që je.
    Burrë i mirë.

    Reply

Leave a Reply to Builder Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In