• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK-u, sot e vetmja shpresë për demokracinë në Shqipëri!

by Artur Zheji
18/08/2023 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Zheji

Revolucionet gjithmonë kanë filluar kur padrejtësia e pandëshkuar është bërë një zullum kombëtar në një vend të caktuar. Sepse në ato kohëra, drejtësinë duhet ta jepte mbreti ose mbretëresha dhe populli i tërbuar mendonte se kokëprerja e tyre do vinte drejtësinë në vend.

Pas dështimeve dëshpëruese të revolucioneve, aristokracia mendore e botëqeverisjes, shpiku dhe vuri në veprim: pushtetin e pavarur të Drejtësisë. Shumë herë e përdorur apo e kapur, por edhe shumë herë goditëse, popujt e qytetëruar, filluan të shpresojnë te drejtësia, më shumë se sa te revolucioni. Ndoshta pas 30 viteve në Shqipëri, në kulm të zullumeve shumëvjeçare, shqiptarëve ju dhurua SPAK, një gijotinë me teh të mprehtë, që po rrëzon kokat e shumë të paprekshmëve të djeshëm. Milionerë arrogantë me gra dhe dashnore me vila dhe vetura të shtrenjta, injorantë e të pashkollë që me një tabelë shumëzimi të mësuar në 8 vjeçare, mbledhin e zbresin në bilancet e tyre elefantike, qindra e mijëra metra katrorë ndërtime apo qindra miliona euro.

Thuhet dhe shpresohet se, pasi të fshihet gjaku i kokëprerjeve të deritashme, gijotina e drejtësisë së SPAK, e ndihur underground nga FBI, po e mpreh përsëri tehun e saj. Kokëprerje të tjera priten dhe prej mijra vitesh, gjynah është ta pohojmë, por popullit i pëlqejnë shumë kokëprerjet, qofshin këto sipas trendit të sotshëm: burgosje dhe mbi të gjitha kënaqësia që ka populli: kur pordhët u bien përtokë dhe kur dashnoret i braktisin ish të pushtetshmit e varfëruar…

Arrestimet e fundit dhe investigimi në themel i koncesionit të “sterilizimit”, padyshim që hap perden e “Mafias me bluza të bardha” në mjekësi. Në radhë me siguri është edhe koncesioni i Check-up-it. Nuk ka tym, pa zjarr thotë një fjalë e urtë. Përfolja për check-up është një kënetë e thellë, me plot stisje dhe bilance të falsifikuara check-up-esh të paqena.

Por duhet të themi dy fjalë në krye.

Vullneti i Kryeministrit për të privatizuar disa shërbime, nuk është një shpikje shqiptare apo një shpikje e Ramës. Anglo-saksonët janë kampionë të ndërthurjes së suksesshme të privatizimit të shërbimeve, në trupin e superkorruptuarës të ndërmarrjeve apo institucioneve shtetërore. Gjermania dhe SHBA janë në krye të kësaj liste, përmes formës së rimbursimeve shtetërore, të shërbimeve të domosdoshme, të zbatuara me një çmim fiks, të kontraktuar me privatët. Në Perëndim, kjo formulë shtet-privat, kursen shumë para, ose “dëmi” korruptiv, integrohet në çmimin e shërbimit dhe bëhet i parashikueshëm dhe ndërkohë shërbimi ndaj qytetarit është më serioz.

Mirëpo, defekti i rëndë shqiptar janë sistemet e kontrollit të zbatimit të kontratave, të cilat bëhen nga segmente të korruptuara të shtetit. Këto segmente shtetërore bëhen ortake me agjencitë private që “fitojnë” apo iu dhurohet koncesioni, duke dyfishuar korrupsionin.

E pra, duke e bërë të kotë koncesionin, duke e shndërruar atë në një superfitim, herët a vonë, superkorruptiv. Duke sjellë dështimin uluritës të këtyre koncesioneve, që në Perëndim janë shpikur si formula kontrolli antikorrupsion në trupin e sëmurë të ndërmarrjeve shtetërore. Kush mendon apo shkruan se SPAK kontrollohet nga qeveria, domethënë nga Rama, gënjen me dashje. SPAK-u sot, është pak të themi Opozita e vërtetë dhe shpresa themelore për një shoqëri moderne që vetëpastrohet në sistemin e vet, nga Drejtësia.

Teoria dhe parashtrimi konspirativ, që SPAK-u po jep goditje Majtas, që më pas të japë goditje të shënjestruara Djathtas, është një rrëfim, në një natë dimri me zjarr dhe gështenja të pjekura. SPAK-u nuk mund të jetë taktik, sepse taktika në Drejtësi, është veprimtari politike. Deri më tash numri i pushtetarëve në burgje apo në kërkim është më i lartë se asnjëherë. SPAK-u godet, ku ka prova të freskëta dhe më të lehta për tu mbledhur dhe paketuar në një strukturë akuze. Fëlliqësirat e qeveritarëve të tashëm, janë më të freskëta se sa fëlliqësirat e para ca viteve, të ish qeveritarëve, sot opozitarë. Dhe duket se tërmeti, sapo ka filluar dhe klasa politike shqiptare, po transferon kapitale të mëdha financiare jashtë Shqipërisë (duke lënë shumë gjurmë), ose po investon në ndërtime marramendëse, duke gënjyer veten se po pastron paratë në tulla dhe kulla. Për investigimin, njeri veprim është më idiot se tjetri, sepse gjurmët e krimit, mbeten gjithmonë e më të mëdha dhe gjithmonë e më të patundshme. Skenari amerikan me SPAK-un mund të themi se është në lulëzim të plotë.

Qeverisja duhet të përshtatet me shpejtësi përmes vetëpastrimit politik, përpara se krejt godina të shembet. Ritmet e rrënimit të klasës politike, në qark 360gradë, janë shumë të shpeshta dhe shumë të thella. Të penduarit, do ndjekin menjëherë të dëshpëruarit që po ndërrojnë banesë: nga vilat e shtrenjta në qelitë me minj dhe me fasule të prishura në pjata alumini. Hapni librat e historisë moderne italiane të 30 viteve më parë. Korrupsioni italian asokohe u bë shumë arrogant dhe pikërisht atëherë, u godit në ballë! Pikë për pikë, ajo po ndodh edhe në Shqipëri! Arroganca e të pasuruarve përmes koncesioneve, përbën sot një fodullëk të neveritshëm. SPAK, dukshëm ka rrafshuar shënjestrën drejt këtij objektivi. Dhe komedia njerëzore do të mund të kthehet shumë shpejt në një: Tragjedi Njerëzore.

Next Post
I dërgoi letra me helm Donald Trump, dënohet me 22 vjet burg kanadezja

I dërgoi letra me helm Donald Trump, dënohet me 22 vjet burg kanadezja

Comments 1

  1. ppa says:
    2 years ago

    Super realist Zheji!

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq më 22 gusht

Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, borë në Alpe

January 28, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

January 28, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In