• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK-u shitet në 21 Janar

by Frrok Çupi
27/11/2025 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Dita nuk është larg. Por nuk dihet se në cilin 21 Janar, në vitin 2026 apo në 2036. Tregu ka nisur qysh herët, ndoshta aq herët sa nuk ka as datë. Njësoj si në disa objekte historike ku nuk ka datë fillimi.

Edhe 21 Janari do të hyjë në histori, por atëherë nuk ka pse e blen kush. Sot shitet dhe blihet, më vonë është vonë.

Fusha e shitblerjes është bërë gati. Të gjithë janë gati.

Mungon vetëm populli, skiç i thonë grupimeve njerëzore të interesuara për punët e veta. Populli, të paktën kësaj here, nuk ka pse akuzohet nga politika se ‘nuk i zbulon’ vrasësit e katër qytetarëve në oborrin e kryeministrisë. Ka ndodhur që rëndom, politika, akuzon popullin si ‘i paaftë’, ose ‘jo demokratik’. Kësaj here janë fshirë shumë gjurmë, populli nuk ka kohë të lërë punët e veta dhe të niset të bëjë punët e paguara si në gjykatë, në ekspertiza, në arkiva, në Amerikë apo në varre. Aristoteli thoshte se mos ia kërkoni popullit të qeverisë, se atëherë çfarë? Atëherë bujku do të ndalë parmendën dhe do të niset me pushkë në krah për të mbrojtur vendin ose në gjykatë për të dhënë drejtësi…

Kjo nuk shkon më. Populli e ka paguar çmimin e vet.

Pazari për 21 Janarin ka nisur në burgje dhe në varre.

I pari ka nisur të nxirret nga varri dhe të varroset prapë Dritan Prifti. Dritani ishte ministër në qeverinë Berisha. Atëherë i ndodhi që Ilir Meta, nën kryeministër, t’i shkonte në zyrë, në shtëpi e kudo dhe t’i kërkonte ‘haraçin’ si ministër. Haraçi ishte mijëra, mos miliona, euro në javë. Këto do të grabiteshin nga tenderët ose nga favore të tjerë. Ministri e regjistroi në video nën kryeministrin duke marrë 700 mijë euro në një dorë. Kjo u bë shkak që mijëra qytetarë, në 21 Janar 2011, të ngriheshin në protestë para kryeministrisë. Katër prej tyre u vranë, ndërsa mbi 100 u plagosën me armë.

Dje, ish kryeministri dhe i akuzuari kryesor për vrasje, u shfaq kundër Dritan Priftit. E zhvarrosi ish- ministrin, tha se ‘më ka shantazhuar duke më prurë videon ën zyrë’. E paketoi për ta varrosur përjetë. Sipas tij varroset dëshmia. Atëherë protesta del se ishte një marrëzi e popullit, por nuk ka arsye. Me këtë rast, Berisha i bëri një shërbim edhe aleatit të tij, Meta, i cili ndodhet në burg për arsye korrupsioni. Domethënë për arsyen që ka denoncuar Dritan Prifti. Berisha varros Dritanin dhe nxjerr nga ‘varri’ Ilir Metën. Çmimi i këtij akti është i lartë. Çmimi është të lajnë duart vetë Berisha dhe Meta nga vrasja shtetërore, që ishte edhe vrasje në masë.

21 Janari do të bëjë amnisti për krime më të hershme.

Po dje, ish kryeministri i 21 Janarit, i ngarkuar publikisht si projektues dhe urdhër- dhënës për vrasjen e protestuesve me dorën e shtetit, ndërroi kuajt. Në vend të Lulzim Bashës si ‘tradhtar’ i familjes dhe Partisë, shalën e tij e hoqi duke e quajtur si kalë ‘i pa fajshëm’. Basha ka qenë ministër i Punëve të Brendshme; qytetarët u vranë o nga Berisha- Basha, o nga zoti. Askush tjetër nuk akuzohet. Mbrojtja që i bëri Bashës dje është njësoj si po mbronte ‘djalin mbi shpirt’, domethënë bashkëpunëtorin në vrasje. E gjitha është ‘më jip të të jap’. Berisha ka kuptuar se Basha nuk e tradhton dhe nuk e ka treguar të vërtetën para hetuesit. Këtë e paguan me dosjet e luftës në Kosovë ku u gatuan shpifjet se UÇK ishte ushtri terroriste dhe se ka bërë tregti organesh njerëzore në shtëpinë e verdhë në Mat. Autorë ishin Basha dhe Argita. Pastaj me dosjen e 200 milionë euro të Rrugës së Kombit. Të gjitha këto dosje janë në duar të Berishës. Deri tani janë shitur disa herë, ndoshta edhe jashtë Shqipërisë, ku nuk i kanë qejf përparimet e vendit drejt Evropës.

SPAK-u është duke e vëzhguar lojën; jo si investigativ për të drejtën, por edhe ky kërkon ku do të dalë ndonjë gjë për vetë Spak- un.

Pazari për 21 Janarin do të gëlltisë qeverinë e vendit.

Këtu ka hyrë në lojë të fortë vetë SPAK-u. Askush tjetër nuk mund ta bënte. SPAK- u shkarkoi nga detyra zëvendës kryeministren Balluku dhe e ka në dorë si ‘robinë’. Mund të shkojë edhe më lart, duke marrë fizionominë e një grushti shteti pa gjak nën okelion ‘Republika e Prokurorëve’. Sipas planit të SPAK, mund të merret peng kushdo nga qeverisja dhe Parlamenti, me qëllim që mulliri i Drejtësisë të bluajë kockat e shtetit por të mos ketë kohë për 21 Janarin. Pamjet e tjera të SPAK, si organizatë ideologjike ose si ‘kapo e drejtësisë së re’, janë false. SPAK ka hyrë në pazar të fortë ku në njërën anë janë viktimat dhe në anën tjetër përfitimet. Berisha dhe Meta janë dy elefantë që edhe noçkat i kanë të fryrë me para.

Të paktën tani e drejta nuk ka shpresë.

 

 

Next Post
Favorizuan autorin e plagosjes në Peshkopi, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit

Favorizuan autorin e plagosjes në Peshkopi, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit

Comments 3

  1. Uji që rrëshqet says:
    2 months ago

    Pëjkës (pikës) së dibranit i ke rënë Çup.
    Me ikjen e Dumanit, mos mbani shpresë se 21 janari do të marrë drejtësi.
    Përkunder.
    Dumani është arkitekti kryesor i mos denimit të Sali Berishes.
    Po për spakistet a ka organ që vepron ???
    Këtu duhet nderhyrje urgjente nga kjo maxhorancë, për ti vënë pikat mbi i, SPAK-ut dhe spakisteve si vegla të Sali Berishes.

    Reply
  2. Lili says:
    2 months ago

    Vetëm Ti,Frrok Çupi,nuk ke të drejtë morale të flasësh!Ti by…lëpirëse i çdo kohë:Në kohën e PPSH..një copë fshatar laskar…u martove vetëm për interes.me vajzën e mirë të një ish funksionari të lartë të PPSH…Në vitin 1990 ii bashkove Partisë demokratike,shkruajte me shumë kurajo kundër asaj Partie që të dha shkollë,të dha emër,të dha femër (grua shumë të mirë)…Pastaj historia vazhdon me ulërimat e tua kundër PD…etj.Çfarë njeriu je Ti?! Cila është fytyra jote e vërtetë?!

    Reply
    • Ujman says:
      2 months ago

      Një çikë më me edukatë dhe më me moral, për sa shkruani.
      Mendoj se ato që shkruani, nuk kanë lidhje për temën që flitet.
      Ju keni brumë, por siç duket, mllefi triumfon duke shkruajtur edhe çështje pa lidhje.
      Ju uroj shëndet.

      Reply

Leave a Reply to Uji që rrëshqet Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Sigurimi i shtëpive me detyim/ Eksperti: Ja sa do paguajë çdo familje shqiptare në vit

February 5, 2026
Berishës s’i del e keqja me GJK, akuza për presion politik ndaj gjykatës: Janë turp i kombit!

Berishës s’i del e keqja me GJK, akuza për presion politik ndaj gjykatës: Janë turp i kombit!

February 5, 2026
Rama në Vatikan, homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë!

Rama në Vatikan, homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë!

February 5, 2026
Asnjë gjurmë nga 64-vjeçari që dyshohet se ra në Vjosë, RENEA vijon kërkimet

Asnjë gjurmë nga 64-vjeçari që dyshohet se ra në Vjosë, RENEA vijon kërkimet

February 5, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

February 5, 2026
Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

February 5, 2026
Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

February 5, 2026
Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën për filtrat mbrojtës, kalojmë në fazë monitorimi

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën për filtrat mbrojtës, kalojmë në fazë monitorimi

February 5, 2026
Autor i 150 vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 14-vjeçari! Në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor

Autor i 150 vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 14-vjeçari! Në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor

February 5, 2026
“Pse më sheh”/ Dëshmon Henrik Hoxha, zbulon si nisi konflikti me Ismet Boriçin: Doja ta vrisja, të merrja hak

“Pse më sheh”/ Dëshmon Henrik Hoxha, zbulon si nisi konflikti me Ismet Boriçin: Doja ta vrisja, të merrja hak

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In