• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Favorizuan autorin e plagosjes në Peshkopi, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit

by A R
27/11/2025 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 9 janar 2020 në Peshkopi, ku bashkëfshatari Bukurosh Zagradi, u godit me thikë disa herë. Zagradi, polic jashtë detyrës në momentin e ngjarjes, mbeti i plagosur rëndë.

Lidhur me këtë ngjarje ishin arrestuar nën akuzën për tentativën për të favorizuar autorin e plagosjes, tre të pandehur, Sh.C, F.K dhe F.B.

Në përfundim të gjykimit, i zhvilluar me procedurë të shkurtuar, GJKKO ka vendosur që:

-SH.C të shpallet fajtor për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe e ka dënuar fillimisht me 3 vite burg. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit Penal, dënimi u reduktua 1/3 duke u bërë 2 vite burg. Përveç burgimit, i pandehuri u ndalua të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

-F.K të shpallet fajtor për “Korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësi”, duke u dënuar fillimisht me 1 vit burg, i reduktuar në 8 muaj. Ekzekutimi i vendimit për Kurti u pezullua dhe ai u vu nën mbikëqyrje për 16 muaj nga Shërbimi i Provës, me detyrimin për t’u paraqitur dhe për të marrë leje për ndryshimin e vendbanimit.

-F.B të shpallet i pafajshëm për veprën e “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vendimi i Gjykatës mund të apelohet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sjellim ndërmend se më 9 janar 2020, në Peshkopi, rreth orës 13:15, A.Sh goditi disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, bashkëfshatarin e tij, Bukurosh Zagradi. Ky i fundit, polic, jashtë shërbimit në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Next Post
U arrestuan në Orosh, avokati i Erzen Ukës: Nuk është i dyshuar për terrorizëm, armët janë mbledhur në fshat

U arrestuan në Orosh, avokati i Erzen Ukës: Nuk është i dyshuar për terrorizëm, armët janë mbledhur në fshat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Valsi i fundit i Orban me Vuçiç, po me Ramën çfarë do të ndodhë?

November 2, 2026
Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

November 2, 2026
Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

November 2, 2026
Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

November 2, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

November 2, 2026
Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

November 2, 2026
Punësimi i ekselentëve, thirrja e dytë në muajt gusht-shtator

Thyhet bojkoti në universitete, studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh

November 2, 2026
Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

November 2, 2026
Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In