• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK të tërheqë urgjentisht dosjen e 21 Janarit”, Balla: Regjistrimi audio, provë autentike! Gardisti Agron Malaj s’ka nxjerrë asnjë fishek

by A R
22/01/2023 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste thotë se për 21 janarit SPAK duhet të tërheqë menjëherë dosjen nga prokuroria e Tiranës, e cila duhet të shpallë moskompetencën, pasi urdhrat e vrasjes janë dhënë nga zyrtarët më të lartë të qeverisë atë ditë.

Ka qenë kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili ka dalë sot në një konferencë nga PS duke thënë se Sali Berisha ‘rreh gjoksin çdo ditë në media për autorësinë e vrasjeve’ dhe është e pajustifikueshme se si SPAK nuk reagon. Balla bëri një rezyme të disa prej padive që ‘flenë’ në organet e drejtësisë në lidhje më këtë çështje.

“Më 22 prill 2011 janë paraqitur nga PS pranë prokurorisë së Tiranës ku kam dërguar prova të tjera për vrasjen protestuesve. Lidhur me këtë kallëzim asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje për të dhënë shpjegime si palë akuzuese apo e dëmtuar.  Dosja penale nga 3 nga 4 vrasjet dhe vendimet e gjykatave është një turpet më të mëdha.  Edhe pse u vërtetua se Bereta e Gardës së republikës ka qëlluar vrasja e Faik Myrtajt është cilësuar nga gjykata pa autor.  Aleks Nika është një tjetër dosje penale pa vrasës, pa autor. Ne duke qenë forcë qeverisëse jemi përpjekur që të ruajmë ndarjen e pushteteve. Gjithmonë kemi qenë në anën e drejtësisë me besimin se i takon asaj që

20 janar 2021 policia i ka kërkuar prokurorisë së Tiranës urdhrin për kryerjen e ekzaminimeve të tjera për vrasjen e dëshmorëve Aleks Nika dhe Hekuran Deda por edhe plagosjen e gazetarit Fatos Mahmutaj. Maj 2011 prokuroria hapi hetimet për ngjarjet e mësipërme.  Janar 2022 i kam kërkuar drejtuesit të SPAK për tërheqjen e kësaj dosjeje nga prokuroria e Tiranës

Ne kemi kërkuar shpalljen e moskompetencës së prokuroria së Tiranës për dosjen e Aleks Nikës dhe kalimin e kësaj dosjeje te Prokuroria e Posaçme.  Ndërkohë që një tjetër provë e re materiale është publikuar së fundmi. Komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka urdhëruar vrasjet, duke zgjedhur edhe vetë vrasësit. Madje duket qartë se ai është urdhëruesi. Berisha nuk e fshehu dot krimin.

Kjo çështje duhet të kishte shkuar me kohë në SPAK. Prej 27 korrikut ka në fakt edhe një kërkesë procedurale nga pala e dëmtuar që e kërkon kalimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme. T’i japim fund pandëshkueshmërisë të atyre që u përfshinë në urdhrat e 21 janarit. Ekspertët e PS-së kanë filluar punën për hartimin e një kallëzimi tjetër penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme”, tha Taulant Balla.

Taulant Balla kërkoi që të bëhet drejtësi ndërsa ngriti pyetjen përse prokuroria nuk ka ende audion e përmendur në media rreth bisedës mes gardistëve. Sipas Ballës, Berisha duhet të hetohet pasi rreh gjoksin publikisht duke thënë se e ka bërë vetë ai. Nga ana tjetër nuk jep përgjigje konkrete nëse e kanë dëgjuar regjistrimin audio.

“21 janari si protestë u thirr për korrupsionin galopant, zgjedhjen e votës, të Shqipërisë nga Sali Berisha. Brenda secilit aso kohe gjendej edhe Ilir Meta. E kemi thënë kuptimin e qartë që kemi bërë aleancë në 2013 me Ilir Metën për të rrëzuar Sali Berishën dhe ia kemi dalë. Presim që Berisha të hetohet. Sot jeni dëshmitarë se si prokuroria dënon edhe për një arkë me peshk. A ka shpërdorim detyre në këtë vrasje shtetërore dhe mjafton ky nen për të thënë që zotëria në fjalë rreh gjoksin në çdo studio apo komunikim publik e thotë, po e kam bërë unë. Shpesh përmend rastin e Rumanisë për protestat e vitit 1990 kur presidenti i Rumanisë është marrë i pandehur plot 31 vite më pas. S’duam që drejtësia të ndikohet, por të bëjë drejtësi për 21 janarin. Ndaj apeli ynë pse PS po intensifikon kërkesat për hetime.

Për provat e reja, ne s’jemi institucion i prokurorisë. Regjistrimi për ne përfaqëson një provë. Mendoj që është një provë autentike. Mendoj që nëse hetohet dosja e Aleks Nikës do të ketë dhe plot prova të tjera e do të kemi dokument të plotë kallëzimi shoqëruar me elementët e provës për të çuar para hetimin e dosjes penale”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për akuzat e familjarëve se kanë marrë ish gardistin Agron Malaj duke e bërë kryetar të Bashkisë së Matit. Sipas Ballës, Malaj s’ka nxjerrë asnjë fishek.

“E vërteta është se gardisti Agron Malaj nuk ka nxjerrë asnjë fishek. Si kryetar bashkie e vlerëson një popull i tërë i Matit. Këtu s’bëhet fjalë kush punonte në Gardë atë kohë, por çështja penale në atë që ne po mundohemi të themi është se kush e futi në luftë Gardën si një institucion me njerëz të paarmatosur. Mendoj që kjo është çështja. Dhe vetë Agron Malaj e ka sqaruar”, tha Balla.

/a.r

Next Post
“Djem si ty po i tregojnë botës se…”, Veliaj pret Kampionin Olimpik të volejbollit

"Djem si ty po i tregojnë botës se...", Veliaj pret Kampionin Olimpik të volejbollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com