• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK të marrë në dorë dosjen”/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Rama të influencojë, vetëm atëherë zgjidhet kjo çështje

by Java News
21/01/2022 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës (i vrarë në protestën e 21 janarit, 11 vite më parë) në një pronocim për gazetarin e Top Channel, Muhamed veliu , kërkon që çështja t’i kalojë SPAK.

Ai ka një apel për kryeministrin Edi Rama, atë se ai duhet të influencojë që kjo çështje të kalojë në duart e SPAK, pasi sipas tij vetëm SPAK mund ta zgjidhë pas 11 vitesh që familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.

“Qeveria ndonëse nuk merret me hetimin, merret prokuroria, duhet ta nxisë prokurorinë dhe drejtësinë, nëpërmjet ministrisë së Brendshme që në bashkëpunim me prokurorinë , çështja t’i kalojë SPAK, kjo është arsyeja që bëj kritikë , është SPAK-u kompetent për hetimin e kësaj çështje dhe jo prokuroria e Tiranës që ka 11 vjet që mban dosjen në sirtar, pa kryer veprime dhe refuzon të na japë informacione. Megjithëse është e detyruar që të na informojë sepse ne jemi viktima dhe na njihen të drejtat sipas procedurës së re.”, tha ai për Top Channel.

Muhamed Veliu: Mendoni se socialistët janë larguar deri diku nga kauza për drejtësi për ju?

Mark Nika: Fakti që nuk flitet më për 21 janarin, arrijmë në përfundimin se mund të ketë një amnisti politike për shkak të zhvillimeve që kalon Shqipëria për tu pranuar në bisedimet në Këshillin e Europës.

Muhamed Veliu: Çfarë do t’i kërkoni Edi Ramës sot?

Mark Nika: Ne Ramës do t’i kërkojmë që të influencojë që kjo dosje të shkojë në SPAK, vetëm ai e zgjidh këtë çështje, presim edhe vendimin e gjykatës së Strasburgut që të japë një vendim që të detyrojë SPAK ta hetojë këtë çështje.

Kujtojmë se protesta e 21 janarit 2011 u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që do të ndërronte jetë pak ditë më vonë.

Sot mbushen 11 vjet nga vrasja e 4 protestuesve të cilët atë kohë protestonin para Kryeministrisë, më 21 Janar të 2011-ës kur Partia Socialiste ishte në opozitë ndërsa PD-ja dhe LSI-ja qeverisnin së bashku dhe kryeministër atëherë ishte Sali Berisha, ndërkohë Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm.

Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë viktimat e 21 janarit. Familjarët e tyre akoma sot presin drejtësi. Vitin e kaluar Policia e Tiranës përmes një kërkese i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës për rihapjen e dosjes “21 Janari”. Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës i pezulloi hetimet për njërin prej të vrarëve në bulevard, Aleks Nikën, në 2020./ TCH

g.kosovari

Next Post
Analiza e Dibrës: PD, më dobët se 2013, PS-ja, më shumë se 2 zgjedhjet e shkuara

Zgjedhjet e 6 Marsit, beteja për bazën në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon gjithçka për derbin e kryeqytetit, FSHF zhvendos ndeshjen Partizani-Tirana! Ja kur do të luhet

Ndryshon gjithçka për derbin e kryeqytetit, FSHF zhvendos ndeshjen Partizani-Tirana! Ja kur do të luhet

September 29, 2026
Moska: Gjermania po u shpall luftë Rusisë -

“Konflikti do të jetë ndryshe dhe më i shkurtër”, Lavrov kërcënon Evropën: Është në luftë me ne, me ndihmën që i jep Kievit

September 29, 2026
“Nën presidentin Trump, aleancat tona më të forta”- Wendt nis detyrën në Tiranë, Ambasada e SHBA: Një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

“Nën presidentin Trump, aleancat tona më të forta”- Wendt nis detyrën në Tiranë, Ambasada e SHBA: Një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

September 29, 2026
“Mashtrim publik nga Kushtetuesja”- Rrëzimi i kërkesës së PD-së për Avokatin e Popullit, Bardhi sulmon Gjykatën: Iu shmang transparencës, e papranueshme!

“Mashtrim publik nga Kushtetuesja”- Rrëzimi i kërkesës së PD-së për Avokatin e Popullit, Bardhi sulmon Gjykatën: Iu shmang transparencës, e papranueshme!

September 29, 2026
Në lokal me pistoletë dhe municion luftarak, kapet në flagrancë 37-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me armën plot, arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

September 29, 2026
Politikani francez: Netanyahu shkaktoi një seri ngjarjesh katastrofike në Lindjen e Mesme -

“Mos u ngatërroni me ne!”- Netanyahu paralajmëron Iranin: Fundi i regjimit është afër, nëse ata bëjnë gabim dhe na sulmojnë…

September 29, 2026
“Ambicia jonë, jo vetëm të jemi anëtarë të NATO-s”- 75 oficerë nga Shqipëria e Kosova nisin tre kurset profesionale, Nufi: Investim për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit

“Ambicia jonë, jo vetëm të jemi anëtarë të NATO-s”- 75 oficerë nga Shqipëria e Kosova nisin tre kurset profesionale, Nufi: Investim për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit

September 29, 2026
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

“Nuk ka kohë për qetësi”- sekretari i NATO-s paralajmëron, Rutte: Kemi një mesazh të fortë për Moskën!

September 29, 2026
“U gjet pa ndjenja brenda në makinë”- Vdekja misterioze e keçistit të njohur britanik, zbulohen detaje të reja!

“U gjet pa ndjenja brenda në makinë”- Vdekja misterioze e keçistit të njohur britanik, zbulohen detaje të reja!

September 29, 2026
I aftë të mbajë edhe armë bërthamore, rrëzohet gjatë stërvitjes bombarduesi strategjik rus “Tu-95”, të paktën 6 të vdekur!

I aftë të mbajë edhe armë bërthamore, rrëzohet gjatë stërvitjes bombarduesi strategjik rus “Tu-95”, të paktën 6 të vdekur!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com