• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK të hetojë”/ PD: Në 3 tendera korruptivë, dëm 40 mln euro. Rëndojnë qytetarët

by Java News
16/10/2021 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD përmes një deklarate për shtyp thotë se me vetëm 3 tendera që i quan korruptivë, qeveria ka shkaktuar një dëm 40 milion euro. Kriza energjetike për të cilën kryeministri Edi Rama ka shpallur dhe gjendjen e emerngjencës sipas PD po përdoret për të fshehur përgjegjësitë.

Sipas PD-së, nuk bëhet fjalë për një krizë globale, por krizë korrupsioni nga ana e qeverisë.

“Prej ditësh qeveria po përpiqet të shesë si krizë energjie, krizën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të KESH dhe OSHEE. Pas kësaj krize, qeveria po përpiqet të fshehë përgjegjësitë e saj, për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet shumica e familjeve shqiptare dhe sipërmarrësit e ndershëm, që nuk konkurojnë dot në një ekonomi jo konkuruese, të përqëndruar në pak duar”, shkruan PD, duke i mëshuar deklaratave të saj se kriza energjetike është alarm fals.

Mes të tjerash PD i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë shkaktarët e kësaj krize.

Deklarata e plotë e PD përmes Ilda  Dhorit:

Prej ditësh qeveria po përpiqet të shesë si krizë energjie, krizën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të KESH dhe OSHEE.

Pas kësaj krize, qeveria po përpiqet të fshehë përgjegjësitë e saj, për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet shumica e familjeve shqiptare dhe sipërmarrësit e ndershëm, që nuk konkurojnë dot në një ekonomi jo konkuruese, të përqëndruar në pak duar.

Që kjo është një krizë korrupsioni dhe jo energjie, kuptohet edhe nga zgjedhjet e papërgjegjshme që qeveria ka bërë vetëm midis muajve shtator dhe tetor.

Sepse ndërkohë që flasin për krizë, u kanë shkaktuar qytetarëve shqiptarë një dëm ekonomik prej 40 milionë eurosh.

1)            10.6 milionë euro për blerjen e energjisë me çmimin më të lartë se bursa nga ana e OSHEE;

2)            12 milionë euro, duke përzgjedhur kompaninë me ofertën më të shtrenjtë për tunelin e Llogarasë;

3)            17.4 milionë euro, duke përzgjedhur ofertat më të shtrenjta për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Pra, të nderuar qytetarë, kriza për të cilën flasin, është për ju, jo për qeverinë.

Sepse ndërkohë që varfëria, papunësia, çmimet dhe listat nëpër dyqane rriten, qeveria vazhdon të dëmtojë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Partia Demokratike ka denoncuar dhe do të denoncojë të gjitha skandalet e kësaj qeverie dhe i bëjmë thirrje SPAK të hetojë me përparësi këto shpërdorime, me taksat e shqiptarëve duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Qytetarët e vendit më të varfër në Europë, nuk mund të paguajnë nga xhepat e tyre abuzimet e qeverisë më të korruptuar në Europë.

g.kosovari

Next Post
Tetori rozë, njësi mamografie edhe për vajzat e gratë e FA/ Bici: Mos hezitoni, pa gruan nuk ka jetë!

Tetori rozë, njësi mamografie edhe për vajzat e gratë e FA/ Bici: Mos hezitoni, pa gruan nuk ka jetë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fshati në Fier më shumë banesa se njerëz, qendra shëndetësore është kthyer në gërmadhë

Fshati në Fier më shumë banesa se njerëz, qendra shëndetësore është kthyer në gërmadhë

March 6, 2026
Banorët e Fushë-Bulqizës kundër ndërtimit të HEC-it, dorëzojnë peticion me 350 nënshkrime në Bashki

Banorët e Fushë-Bulqizës kundër ndërtimit të HEC-it, dorëzojnë peticion me 350 nënshkrime në Bashki

March 6, 2026
Beleri, Meta, Berisha dhe pse po përdoren ‘Deti’ e 21 janari tani?!

Beleri, Meta, Berisha dhe pse po përdoren ‘Deti’ e 21 janari tani?!

March 6, 2026
“0900 kam për ty”, PD kërkon përjashtimin e Ballës, Vokshi akuza edhe Peleshit

“0900 kam për ty”, PD kërkon përjashtimin e Ballës, Vokshi akuza edhe Peleshit

March 6, 2026
Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

Raporti nga Ferri i Luftës

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
Bien çmimet e naftës, SHBA shton prodhimin e naftës bruto

Nafta rritet në nivelin më të lartë që nga viti 2022 mes tensioneve të luftës me Iranin

March 6, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Franca mobilizohet në Mesdhe, dërgon anijen Tonnerre

Konflikti në Lindjen e Mesme, Franca mobilizohet në Mesdhe, dërgon anijen Tonnerre

March 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Beteja e Rrjollit” nuk është çështje pronash, por çështje gjobe mbi investitorin

March 6, 2026
E thirri sot SPAK-u, deputeti i PD Xhelal Mziu: Isha për një çështje policie

E thirri sot SPAK-u, deputeti i PD Xhelal Mziu: Isha për një çështje policie

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In