• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK të hetojë Gërdecin dhe 21 janarin!”- Urdhër arresti për drejtoren e SHISH, avokati: Ky është normaliteti i drejtësisë së re, kthim mbrapa s’ka!

by A. Q
22/09/2026 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimin dhe urdhrin e arrestit në shtëpi të lëshuar nga SPAK ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e dyshuar për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”, avokati Idajet Beqiri e sheh si një provë se Reforma në Drejtësi po funksionon në Shqipëri

Gjatë një interviste në Report TV, Beqiri ngriti tezën se Shqipëria duhet të mësohet me idenë që hetimet dhe ndëshkimet ligjore nuk janë raste të rralla si në kohën e Sali Berishës, por një normalitet. Sipas Beqirit, vendi nuk mund të ndërtojë shtet ligjor pa kaluar përmes proceseve që shpesh krijojnë debat politik dhe tronditje institucionale.

“Nuk është situatë e lehtë sepse kemi të bëjmë me dy masa sigurie për vepra penale të dyshuara ndaj 2 personave që kanë pozita kyçe në institucionet e shtetit. Të jesh kryetare e SHISH dhe nga ana tjetër të përkrahësh dikë në kryerjen e një vepre penale apo të jesh personi që dekonspiron çështje të natyrës sekrete, kjo është e rëndë, por jemi akoma në fazën e dyshimit dhe s’mund ta paragjykojmë çështjen. Populli është ngopur se mali mbarset fort por në vend që të dalë elefanti na dalin minj.  Nuk duhet të bëhemi abuzivistë apo të rëndojmë situatën padrejtësisht, të fërkojmë duart duke menduar që shyqyr dolën probleme të kësaj natyre për të vjellë kundër qeverisë. Populli thotë ‘ky stan këtë bulmet ka’. Për sa kohë e pranuan reformën në drejtësi që të bëhet e natyrës që vendi të bëhet më në fund me ligj, kjo shkakton plagë, trauma të përditshme sepse vetëm kështu pastrohet terreni. Prej SPAK-ut, GJKKO-së dhe gjykatave të tjera, ne tashmë duhet të mësohemi se do të kemi ndëshkueshmëri, çuarje deri në fund të zbatimit të ligjit, dhënie drejtësie. Kthim mbrapa nuk ka!” tha avokati.

Beqiri kundërshtoi qëndrimin e opozitës duke argumentuar se po përpiqet të përfitojë politikisht nga çdo hetim, ndërkohë që ka dëshmuar mjaft qartë ndër vite qëndrimin ndaj korrupsionit apo drejtësisë.

Beqiri kërkoi që SPAK të ruajë të njëjtin standard edhe për dosjet e së shkuarës. Ai përmend 21 Janarin, Gërdecin, firmat piramidale, 14 shtatorin dhe privatizime që i cilëson kriminale, duke argumentuar se vetëm hetimi i plotë i këtyre çështjeve mund të luftojë pandëshkueshmërinë.

“Opozita e këtij vendi ka qenë pozitë 2 herë. Ata normalitet kanë quajtur korrupsionin dhe krimin. Sipas tyre, po bëre 2 prill dhe të vrasësh njerëz për të ardhur në pushtet është normale. Opozita është mësuar me 28 majin e 1986 që gjakoste opozitën dhe vidhte zgjedhjet. Ata janë mësuar me firmat piramidale ku u grabitën shqiptarëve 4 miliardë dollarë, shpallën luftë civile, armatosën PD dhe vërsulën veriun kundër jugut. Duke jetuar me këtë normalitet, dënimi i këtyre krimeve u duket jo normalitet. SPAK paralelisht sikurse po punon, duhet  me çdo kusht të hedhë sytë mbrapa te ato krime që i kanë bërë gjëmën këtij vendi. Nëse nuk dënohet 21 janari dhe Berisha nuk shkon në bankën e të akuzuarve për 21 janarin, Gërdecin, firmat piramidale, grushtin e shtetit të 14 shtatorit, privatizimet kriminale të ARMO-s, Albpetrolit, hidrocentraleve e bankave, kështu nuk shkojmë asgjëkundi” tha Beqiri

Duke iu rikthyer rastit të Vlora Hysenit, Beqiri nuk e sheh si një krizë politike për mazhorancën por një tjetër provë që pandëshkueshmëria po luftohet në Shqipëri.

“Unë e konsideroj pozitivitet. Nuk është më ajo kohë që Sali Berisha merrte Metën, hanin një darkë me peshk dhe verë dhe u thoshtë gjykatësve ‘është i imi ky, e zutë me 700 mijë euro të filmuar, por duhet fshirë emri se është i imi.’ Të njëjtën gjë bëri me Lulzim Basha që ia nxorri koston e rrugës së Kombit në 4 miliardë dollarë dhe 500 mijë i futi në xhep. S’ka më kështu. Nuk të lë jo SPAKu por qeverisja, Kushtetuta, Kodi Penal dhe qytetarët që i shohin gjërat me tjetër sy”, tha Beqiri.

Next Post
Bosnje dhe Hercegovinë/ Dodik jashtë listave zgjedhore në Republikën Sërpska, por jo jashtë fushatës

Bosnje dhe Hercegovinë/ Dodik jashtë listave zgjedhore në Republikën Sërpska, por jo jashtë fushatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kombëtarja në telashe të tjera, dëmtohet edhe Ivan Balliu! Mbrojtësi kuqezi shfaq probleme në Spanjë

Kombëtarja në telashe të tjera, dëmtohet edhe Ivan Balliu! Mbrojtësi kuqezi shfaq probleme në Spanjë

September 22, 2026
Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksident në rrugën Korçë-Voskopojë, 3 persona të plagosur dërgohen në spital

September 22, 2026
Rasti “Xhaka” merr përmasa të reja, mjekja del kundër kapitenit: E kam vaksinuar vetë!

Rasti “Xhaka” merr përmasa të reja, mjekja del kundër kapitenit: E kam vaksinuar vetë!

September 22, 2026
Dorëheqja e Starmer, Andy Burnham betohet si deputet për Makerfield

E bujshme nga kryeministri britanik, Burnham: Mund të bashkohemi me BE-në! Laburistët në presion për të përmbysur ‘Brexit’

September 22, 2026
“Dyshime se zyrtarët bashkëpunuan me krimin e organizuar”, Hyseni “shkrin” kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm

Mediat: Drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni iu dorëzohet autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën për zbatimin e masës së GJKKO-SPAK!

September 22, 2026
30 qershori/ Data edhe mund të preket për Paskal Milon: Por të ruajmë standartet

Trump dhe Xi – Nga stabiliteti strategjik drejt bashkëqeverisjes globale

September 22, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Dënimi i ish-liderëve të UÇK nga Haga, përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim i madh kombëtar më 1 tetor!

September 22, 2026
Bosnje dhe Hercegovinë/ Dodik jashtë listave zgjedhore në Republikën Sërpska, por jo jashtë fushatës

Bosnje dhe Hercegovinë/ Dodik jashtë listave zgjedhore në Republikën Sërpska, por jo jashtë fushatës

September 22, 2026
“SPAK të hetojë Gërdecin dhe 21 janarin!”- Urdhër arresti për drejtoren e SHISH, avokati: Ky është normaliteti i drejtësisë së re, kthim mbrapa s’ka!

“SPAK të hetojë Gërdecin dhe 21 janarin!”- Urdhër arresti për drejtoren e SHISH, avokati: Ky është normaliteti i drejtësisë së re, kthim mbrapa s’ka!

September 22, 2026
Zjarr i madh edhe në zonën e Nartës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

Zjarr i madh edhe në zonën e Nartës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com