• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK të hetojë evazionin”/ Kryemadhi: Disponojmë mijëra fatura dhe dokumenta fiktive

by A R
05/07/2022 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e levizjes socialiste per integrim Monika Kryemadhi tha sot se disponon mijera dokumente qe provojne sipas saj, aferen e inceneratoreve.

Ajo sqaroi se jane dhjetera milione dollare te vjedhura permes faturave fiktive, per te cilat prokuroria duhet te hetoje deri ne nivelet me te larta.

DEKLARATA NGA MONIKA KRYEMADHI

Po ju nxjerr vetëm një nga faturat e njerës kompani AM & CO  në librin e shitjeve ku i ka shitur Integrated Technology Service, një nga faturat, një nga faqet e librit të shitjeve. Dhe të gjitha janë fatura që vlerat shkojnë 220 milionë lekë, 57 milionë lekë, 89 milionë lekë dhe në fakt janë fatura të cilat janë në sistemin fiskal, janë fatura të hedhura në sistemin e Drejtorisë së Tatimeve. Prandaj të nderuar inceneratoristë të cilët merrni frymëzimin shpirtëror nga kryeministri juaj, hajduti me server Edi Rama fusha e betejës sonë është SPAK-u. Ne jemi në SPAK, do të vazhdojmë të dorëzojmë të gjitha dokumentet në SPAK, SPAK-u është në momentin që të tregojë që është një arbitër i drejtë dhe është ajo reform në drejtësi për të cilën kanë votuar deputetët shqiptarë me 140 vota dhe mbi të gjitha historia është që Edi Rama nuk mund të vjedhë 189 milionë dollarë më fatura, me letra, me fakte të marra nga buxheti i shtetit dhe të future në xhepat e tij për të blerë edhe deklaratën e inceneratorëve që doli sot. Për të blerë media, për të blerë gazetarë dhe për të blerë çdo gjë tjetër që i duhet për të larguar vëmendjen nga korrupsioni. Po të kishte drejtësi dhe shtet Edi Rama do të ishte koleg me Alqi Bllakon dhe Leftër Kokën. Tani dua të bëj dhe një sqarim tjetër përsa i përket pensionistëve që janë edhe të shqetësuar dhe duhet të mbrohen dhe nuk duhet të ndihen të kërcënuar qoftë dhe nga opinioni publik. Në dijeninë time sapo jam ndarë me djalin e Thanas Çanit isha në një bisedë me të, diskutuam dhe jo vetëm që nuk kanë dijeni për një gjë të tillë si zonja Haxhire më përpara, jo vetëm që nuk kanë firmosur një kontratë të tillë por në vitin 2019 janë thirrur nga Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Tiranës. Dhe janë thirrur për një faturë rreth 300 mijë euro që është quajtur evazion fiskal. Zotëria, më bëri të ditur, ky është akti i regjistrimit në QKR që ëshët në emër të Thanas Çanos është regjistruar në 8 korrik 2019 dhe është administrator deri në 2024. Edhe pse Krimi Ekonomik e ka thirrur në 2019 dhe ka marrë dijeni për çështjen, pra çështja ishte referuar në prokurori, ka marrë dijeni që zotëria nuk ishte në dijeni, nuk është njoftuar që jeni administrator i kësaj firme, nuk i kanë bërë të ditur që zotëri ju keni firmosur një kontratë, nuk i kanë bërë të ditur asgjë, vetëm e kanë thirrur për të kryer veprime dhe është larguar. Ndërsa, problemi tjetër që implikon dhe përsëri këtu duhet të fillojë çdo gjë të hetohet sepse këtë kontrollon qeveria shqiptare e kontrollon Edi Rama. Këtë institucion që regjistron kontratat është që të dy kontratat e zotit Thanas Çani njëra me ‘Lumi 6’ dhe tjetra me ‘SOPOTONINË’ janë të pa notërizuara, më gjeni një biznes që regjistrohet në QKR pa një kontratë të noterizuar. Kjo është njëra kontratë, kjo është kontrata tjetër. Firma nuk është e zotit Thanas Çani, absolutisht. Dhe po të shikosh është e njëjta firmë që firmos por megjithatë këtë e ka vetë prokuroria çëshjet për t’i ekspertuar. Në fakt është ajo që kemi thënë dhe më përpara, në 2019 është bërë sikur është hetuar për ta mbuluar evazionin fiskal tek Lumi 6 që Integrated, pra kompania e inceneratorëve ka bërë evazion fiskal 1 milionë dollarë. Pra tek ‘Lumi 6’, fatura të prera nga Lumturi Murati nga ‘Lumi 6’ janë 1 milionë dollarë për Integrated. Dhe ju bëj me dije siç janë këto fatura që janë për ja 4-5 milionë lekë të reja ka fatura pa fund të Klodian Zotos, të Integrated të inceneratorëve të cilat janë faturuar në këto 24 kompani fiktive të cilat kanë bërë evazion fiskal. Në fakt nuk është evazion fiskal është krim financiar sepse janë grabitur paratë e buxhetit të shtetit, janë grabitur paratë të cilat kanë qenë mbështetje buxhetore për inceneratorin e Tiranës, kanë qenë para të buxhetit të shtetit për Inceneratorin e Elbasanit për Inceneratorin e Fierit e të gjitha me radhë. Prandaj këtu jemi do shikohemi përsëri, do jemi përsëri prezent me fakte të reja me dokumenta të reja. Dua të njoftoj dhe të gjithë gazetarët që të mos hedhin shashka sikur qenkan thirrur në SPAK pensionistët nuk është e vërtetë sepse ne ende nuk e kemi dorëzuar padinë në SPAK për këtë çështje. Nuk mendoj që SPAK-u është kaq urgjent të thërriska pensionistët por bëhet për shfokusuar vëmendjen. Vëmendja është tek shteti, po SPAK-u duhet ta t hërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda pako postale Edi Ramën dhe ta pyesi me ctë drejtë ke vjedhur firmat e dy pensionistëve. Sepse nuk janë dy pensionistë, do të mësoni akoma më shumë. Do të dali që shumë firma fiktive të krijuara pronarët e tyre nuk janë në dijeni të firmave të tyre që kanë krijuar. Pra, ju është marrë karta identitetit, ju është vjedhur karta identitetit dhe më pas kanë kryer veprime të tjera. Megjithatë, kjo është në dorë të SPAK-ut.

/a.r

Next Post
Merr fund romanca Tare-Lotito/ Drejtori shqiptar po mendon dorëheqjen pas debateve të ashpra me Presidentin e ekipit

Merr fund romanca Tare-Lotito/ Drejtori shqiptar po mendon dorëheqjen pas debateve të ashpra me Presidentin e ekipit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In