• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK, si miti i breshkës me Akilin!

by Ben Andoni
30/09/2018 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për të shpjeguar në kohët e vjetra disa nga paradokset e Zenonit të Elesë u vunë në punë një grup i tërë dijetarësh. Paradoksi aq i thjeshtë në konceptim ishte po aq i vështirë në sqarim. Në konceptimin e Zenonit, një lëvizje e një aksh subjekti bëhet e pamundur nëse distanca e tij ndahet pafundësisht në segmente më të vogla. Një qenie e cila mendohet se ecën shumë herë më shpejt se breshka nuk mund ta arrijë kurrë. Kështu, Akili, qenia gjysmë-mitike nuk do ta kapte kurrë breshkën, nisur para tij, pasi para se ta kapte, i duhej të arrinte në vendin ku ndodhej breshka para se ai të fillonte vrapin, pastaj në vendin ku gjendej ajo gjatë kësaj kohe dhe kështu në infinit.

….

Në muajin Shtator të vitit 2018, shumë nga optimistët dhe patetikët mediatikë parashikonin të vinin arrestimet e para në vend. Madje kishin edhe emrat gati, që fill pas pushimeve verore, do u viheshin prangat. Në kalkulimet e tyre, kandidatët për KLGJ e KLP do ishin zgjedhur dhe kjo do të thoshte që kryetari i Gjykatës së Lartë, me tagrin e tij, do  duhej të thërriste mbledhjen e Gjyqtarëve, ashtu si Kryeprokurorja e Përkohshme do të thërriste Këshillin e Prokurorëve. Nga këto mbledhje do të kishim respektivisht nga 6 kandidatë secili, pra 6 për KLGJ dhe 6 për në KLP. Në parashikimin më të mirë, ky proces shënonte ngritjen e gjykatave dhe strukturës anti-korrupsion (SPAK). Ëndrra mbaroi sepse fatkeqësisht, tashmë që Shtatori është mbyllur procesi i rivlerësimit për subjektet e listës prioritare është ende në proces. Puna e KPK-së ka rifilluar me ritmet e breshkës së Zenos, pasi është zhvilluar vetëm një seancë dëgjimore ndërsa ende s’është publikuar kalendari i seancave për periudhën në vijim, gjatë së cilës priten ritme më të përshpejtuara të procesit të rivlerësimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) zhvilloi seancën e parë dëgjimore në 21 mars 2018 duke vijuar procesin për afërsisht 5 muaj deri në datën 3 gusht 2018, datë në të cilën është zhvilluar edhe seanca e fundit për këtë sezon deri në fillimin e punës së Komisionit në Shtator 2018. Numri i seancave dëgjimore ka pasur një kurbë rritëse deri më Korrik, për të mbetur sërish në shifra gati të papërfillshme nga Gushti deri në ditët tona. Në Mars, Prill, Maj, ka pasur respektivisht 1,5 dhe 2 shqyrtime kurse në Qershor, Korrik respektivisht nga 10 dhe 28 për të zbritur sërish me një rast në Gusht, referuar Buletinit Informativ të Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

Mjaftojnë këto të dhëna të kuptosh se Reforma në Drejtësi ka ende shumë e shumë udhë për të bërë, por gjithashtu kjo e vendos në kalenda dhe të ashtuquajturin Vetting në politikë. Kjo sepse për të realizuar të gjithë procesin dhe për ta goditur në themel korrupsionin dhe krimin politik duhet ngritur Prokuroria Speciale. Kjo strukturë, që tashmë përsëritet rregullisht në emisionet televizive dhe kudo me akronimet SPAK, jo vetëm që ka pak mundësi të ngrihet në pak ditët në vijim, por nuk ekziston qoftë edhe një parashikim optimist se kur do të realizohet, pasi plot dy vjet nga miratimi i të vetmit ligj të pranuar me konsensus të paketës së Reformës në Drejtësi, gjërat po lëvizin si në paradokset e Zenonit. Vetëm në ato koncepte mund të shpjegohen pengesat dhe më shumë akoma habitë që ndjekin reformën tonë. Këtë e kupton edhe se një përgjigje se kur do ngrihet SPAK mungon edhe nga qeveria Rama.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) duhet të kishte nisur nga puna plot një vit më parë, ose më saktë më 31 gusht 2017, kohë e cila konform parashikimeve ligjore shkonte me afatin e 300 ditëve nga miratimi i ligjit. Por, që SPAK-u të niste veprimtarinë e saj dhe të vendosej pikërisht në mjediset ku sot gjendet e lokalizuar Prokuroria e Gjykata e Krimeve të Rënda, duhej të formoheshin dy subjekte: Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Me pak fjalë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është organi i vetëm kompetent që emëron prokurorin e posaçëm të SPAK.

Ky afat, i tejkaluar me një vit dhe për shkak të ecurisë së proceseve të tjera që e kushtëzojnë krijimin e tyre, ka pak gjasa të realizohet edhe deri në shtatorin e vitit 2019. Një fakt është i pakundërshtueshëm: Krijimi i Gjykatave të posaçme dhe SPAK-u janë të pakthyeshme dhe do të vijojnë pavarësisht vonesave. Megjithatë krijimi i shpejtë i tyre nuk është i domosdoshëm vetëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, por dhe për të kontribuar në garantimin e integritetit të proceseve të tjera të Reformës në Drejtësi dhe mos kapjen e tyre nga korrupsioni që në hapat e para, citojmë Buletinin e Informativ të Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

Deri më sot, procesi i rivlerësimit të subjekteve përveç mos ngritjes së organeve të reja të drejtësisë për shkak të vonesave dhe mosplotësimit të numrit të kandidatëve dhe kritereve ligjore, ka sjellë edhe mosfunksionimin e disa prej organeve ekzistuese më të rëndësishme të sistemit gjyqësor në vend siç janë dy gjykatat kryesore, Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë.

Të konsideruar si subjekte prioritare për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit, më shumë se gjysma e anëtarëve të këtyre institucioneve nuk kanë marrë nga Komisioni konfirmimin në detyrë. Në këtë mënyrë 3 nga 5 anëtarë janë shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese (3 anëtarëve u ka përfunduar mandati dhe 1 është dorëhequr) dhe 5 nga 9 anëtarë të Gjykatës së Latë nuk janë konfirmuar gjithashtu. Për ironi, Gjykata Kushtetuese është tashmë jashtë funksionit në pamundësi të shqyrtojë ndonjë çështje apo të pranojë ankesa nga qytetarët apo institucionet.

Gjendja është shqetësuese pasi asnjë zgjidhje nuk është ofruar ende për daljen nga ngërçi i krijuar, duke sjellë në këtë mënyrë një boshllëk ligjor krejt të rrallë në vend. Akoma më shqetësues mbetet fakti që edhe i vetmi nga organet e reja të krijuara rishtazi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është ballafaquar me një situatë të ngjashme. Edhe këtu, njësoj, mos konfirmimi në detyrë i anëtarëve të institucionit ka sjellë mosfunksionimin total të tij. KED është institucioni i parë që u krijua në kuadër të Reformës në Drejtësi (Dhjetor 2017) dhe roli i tij është mjaft i rëndësishëm për kompetencën që ka ky Këshill në vlerësimin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese, referuar Buletinit Informativ të Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

…

Shpresohet se ky paradoks i vonesës së Reformës do të përshpejtohet, pasi Shqipëria është në stadin final për hapjen e negociatave në Qershor, ku ka si kusht themelor reformën, që ndërlidhet direkt me ngritjen e KLGJ dhe e KLP. Këto janë dy hallkat që do ngrenë Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Ngritja e KLGJ-së, e KLP-së dhe e SPAK-ut do të ndryshojë strukturën e drejtësisë shqiptare, ku Ilir Meta s’do jetë më kryetari i KLD, pasi institucioni do të shkrihet. Ashtu si edhe Arta Marku s’do jetë më në atë post, pasi si kryeprokurore ka mandat të përkohshëm, pra deri në ngritjen e KLP.

…

Paradokset e Zenonit pasuan përgjigja e Aristotelit për këtë argument që tregoi se vetë lëvizja nuk është as e ndashme, as e konceptueshme në terma hapësinore ; ajo konsiston në kalimin e kufirit hapësinor, pra lëvizja është një realitet cilësor që ndihet dhe realizohet, por që nuk mund të paraqitet në mënyrë racionale. Vetëm se Reforma jonë në Drejtësi, sado të kufizohet dhe të ngadalësohet do të përfundojë sepse është një realitet që do të paraqitet në mënyrë racionale. (Gazeta Shqiptare)

 

 

Next Post
Serbia, ende në gjendje të lartë gatishmërie

Serbia, ende në gjendje të lartë gatishmërie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In