• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK sekuestron 440 milion euro pasuri, eksperti sqaron procedurat që caktojnë “fatin” e aseteve të krimit

by A R
13/08/2026 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

440 milionë euro pasuri janë vendosur në sekuestro nga SPAK vetëm gjatë shtatë muajve të parë të vitit. Mes tyre janë prona të paluajtshme, llogari bankare, automjete, mjete lundruese dhe shoqëri tregtare. Avokati Gylsem Zhllima shpjegon për RTSH-në se fati i këtyre pasurive përcaktohet përmes një procesi të rregullt gjyqësor.

“Është në varësi gjithmonë të gjykatës që do të shqyrtojë barrën e provës për të vërtetuar origjinën e pasurisë. Ka persona të cilët i vendosin në dyshim pasuritë e ndërtuara dhe pastaj gjykata është ajo e cila vendos të pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë për konfiskimin e pasurive dhe këto të shkojnë në favor të shtetit. Të gjitha këto procese zhvillohen shumë shpejt, për shkak se kemi të bëjmë vetëm me akte kryesore”, tha Zhllima.

Sipas tij, në rastet kur bëhet fjalë për kontrata shitblerjeje apo kontrata porosie në fazë ndërtimi, zbatohen parashikimet e Kodit Civil, i cili rregullon marrëdhëniet mes palëve.

“Personi i cili ka bërë një porosi dhe/ose një kontratë sipërmarrjeje dhe, në momentin kur prona ka mbetur e pazhvilluar, nënkuptohet qartësisht që këtu kemi të bëjmë me një proces civil midis ndërtuesit dhe personit që ka dhënë objektin ose tokën e tij për shfrytëzim”, tha ai.

Avokati kërkon gjithashtu ndryshime në Kodin Civil dhe atë Penal, duke argumentuar se pronarët që kanë dhënë pronën për zhvillim nuk duhet të penalizohen për veprat penale të zhvilluesit, veçanërisht kur rezultojnë të jenë mashtruar.

“Për sa i përket ndërtimeve të cilat nuk kanë vazhduar, pavarësisht se mund të jenë në fazën e parë, të dytë, pra në ndërtim e sipër, dhe jemi përpara një sekuestrimi, duhet, nga ana tjetër, një dispozitë e qartë e përcaktuar që është i përjashtuar personi që ka dhënë pronën e tij për t’u përfshirë edhe ai në një procedim të tillë penal. Kjo kërkon patjetër një ndërhyrje në ligjin material penal. Kjo kërkon patjetër një ndërhyrje në ligjin civil”, tha ai.

Për qytetarët që kanë blerë një pasuri, por nuk janë pajisur me dokumentacionin përkatës nga ndërtuesi, Zhllima rekomandon t’i drejtohen Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të ndjekur procedurat ligjore.

“Vetë personi, i cili mbetet në këtë situatë që jemi, shkon dhe paraqitet përpara SHK-së për të kryer veprimet procedurale”, tha ai.

Në përfundim, ai u bën thirrje qytetarëve që, përpara nënshkrimit të çdo kontrate për blerjen e një prone, të konsultohen me një jurist, në mënyrë që të shmangin probleme të mundshme ligjore në të ardhmen.

Next Post
Kufizime në autostradën Tiranë-Durrës më 14-15 gusht, ja si do të devijohet trafiku

Kufizime në autostradën Tiranë-Durrës më 14-15 gusht, ja si do të devijohet trafiku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

Kaja Kallas ngre alarmin në prag të mbledhjes së ministrave të Mbrojtjes të vendeve të BE: Rusia po planifikon akte të reja sabotazhi në Europë!

September 28, 2026
Stacioni i trenit në Rinas, shpallet fituesi për projektimin dhe ndërtimin! I hapet rruga lidhjes së kontratës

Stacioni i trenit në Rinas, shpallet fituesi për projektimin dhe ndërtimin! I hapet rruga lidhjes së kontratës

September 28, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, ja si paraqitet gjendja e lojtarëve!

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos, ja si paraqitet gjendja e lojtarëve!

September 28, 2026
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, rrëfehet Bamir Topi! Ish-presidenti  komenton arrestin ndaj kreut të SHISH: Kur ndodhi Gërdeci, unë zgjodha…

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, rrëfehet Bamir Topi! Ish-presidenti komenton arrestin ndaj kreut të SHISH: Kur ndodhi Gërdeci, unë zgjodha…

September 28, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Zbardhet udhëtimi i fshehtë i Netanyahut në Abu Dhabi! Kryeministri izraelit u paralajmërua për sulmet e 7 tetorit, por tha se…

September 28, 2026
Operacioni “Cooperation”, çmontohet banda e vjedhjes së makinave dhe bizneseve! Zbardhen 6 krime në Kavajë, në pranga 2 nga të dyshuarit

Operacioni “Cooperation”, çmontohet banda e vjedhjes së makinave dhe bizneseve! Zbardhen 6 krime në Kavajë, në pranga 2 nga të dyshuarit

September 28, 2026
“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

September 28, 2026
“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

September 28, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

September 28, 2026
Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com