• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK regjistroi padinë ndaj Metës e Kryemadhit/ Beqiri: Faktet flasin, nga 200 kg është bërë ‘fit’, Monika si “miss Albania”

by Java News
22/09/2022 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati, Idajet Beqiri ka dhënë një intervistë për Fax News pasi SPAK regjistroi kallëzimin e tij ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ku këta të fundit akuzoheshin se kishin kryer operacione plastike prej qindra mijëra eurosh dhe se paratë ishin paguar nga një kompani “offshore”.

Beqiri tha se regjistrimi i padisë ishte një lajm i mirë. Ndërsa u shpreh i bindur për padinë e bërë sepse sipas tij, faktet i tregonin ndërhyrjet e bëra nga Meta dhe Kryemadhi.

“Mjafton ta shikosh vetë, Ilir Metën si ishte, nga 200 kile tani është bërë “fit” fare. E keni parë Monikën si ishte, është bërë “mis Albania”– tha Beqiri mes të tjerash.

I pyetur për motivin e një denoncimi të tillë, avokati tha se thjesht kishte bërë detyrën e tij si qytetar shqiptar, në mënyrë që akuzat mes politikanëve të mos mbeteshin vetëm të tilla por të kishte hetime.

Pjesë nga intervsita për Fax News:

Beqiri: Kjo ishte një rrugë normale, isha i bindur për këtë gjë që derisa u paraqit një kallëzim për të cilin ka prova dhe fakte, ky organ është i detyruar ta marrë në shqyrtim. Është lajm i mirë që është regjistruar procedimi penal. Janë disa të akuzuar, Ilir Meta, Monika Kryemadhi etj. Kjo aferë është e thjeshtë, në aspektin që janë bërë disa operacione estetike si nga Kryemadhi si nga Meta. Mirëpo shuma që është përdorur për këtë operacione shkon deri në 287.250 euro. Është bërë në një ndër spitalet më të shtrenjta të botës. Paratë janë marrë në një burim që është i dyshimtë dhe të lë të kuptosh që korrupsioni është i madh sepse paratë kanë shkuar nga një bankë offshore në Qipro drejt spitalit në San Marino ku janë bërë operacionet.

Pyetje: Duket një shumë e ezkagjeruar, pra rreth 3000 euro?

Beqiri: Unë kisha në dorë një provë që tregon se është bërë një pagesë e tillë dhe spitali e ka pranuar. Nga ana tjetër më rezultoi se atje kanë qenë 5 pjesëtarë të familjes Meta, edhe tre fëmijët. Këto janë të dhënat që formonin një dyshim të arsyeshëm. Pastaj me të tjerat do të merret hetimi. Unë vlerësoj se kam bërë një detyrë qytetare dhe do marr përgjigjien e duhur nga SPAK-u. Kemi 32 vite që akuzojmë njëri-tjetrin, por kur vjen problemi nuk kemi asnjë të ndëshkuar apo të akuzuar. Cilido që i thotë vetes shqiptar, nëse ka fakte të tilla, mund t’i çojë në organin kompetent. Një situatë e tillë, do e stabilizojë Shqipërinë.

Pyetje: Sa i bindur jeni ju avokat personalisht se familja “Meta” i ka paguar këto operacione?

Beqiri: Ato janë fakte, shumat kanë shkuar. Mjafton ta shikosh vetë, Ilir Metën si ishte, nga 200 kile tani është bërë “fit” fare. E keni parë Monikën si ishte, është bërë “mis Albania”./m.j

Next Post
Pas vendimit të Putin/ Shmangin mobilizimin e pjesshëm, mijëra rusë fillojnë të braktisin Rusinë

Refuzojnë të luftojnë në Ukrainë/ Rusët dynden në Serbi, deri në 9 mijë euro bileta nga Moska për në Beograd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

“Njerëzit janë më avangardë se PD, të gatshëm të qëndrojnë me ditë në shesh”, Gjin Gjoni shpjegon si duhet të jenë protestat e opozitës

January 29, 2026
(VIDEO) Sarandë, sherri me thika e shkopinj, reagon policia: Dy të arrestuar, një në kërkim

(VIDEO) Sarandë, sherri me thika e shkopinj, reagon policia: Dy të arrestuar, një në kërkim

January 29, 2026
Detaje nga vrasja e 24-vjeçares në Tiranë, si autori mashtroi pronaren e banesës me qira

Sarandë, dy të plagosur pas sherrit me thika, njëri niset drejt Tiranës me urgjencë

January 29, 2026
Dikur “fiksimi” i vajzave, surprizon Gabriel Garko: Jam martuar me një burrë!

Dikur “fiksimi” i vajzave, surprizon Gabriel Garko: Jam martuar me një burrë!

January 29, 2026
Mamaja denoncon djalin: Vodhi banesën dhe motorin e të atit. Arrestohet 22-vjeçari

Mamaja denoncon djalin: Vodhi banesën dhe motorin e të atit. Arrestohet 22-vjeçari

January 29, 2026
Shqipëria përshëndet nismën amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Shqipëria përshëndet nismën amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

January 29, 2026
Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje, rrugët drejt zonave turistike, të hapura

January 29, 2026
Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

Mandati i Ballukut? Balla replikon me PD: Vendimi për të pritur GJK është i duhuri! Ankimojeni nëse…

January 29, 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, tre gjuetarë gjenden të vrarë në zonën e Messinas

Ngjarje e rëndë në Itali, tre gjuetarë gjenden të vrarë në zonën e Messinas

January 29, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

CNN: Trump po shqyrton sulm në shkallë të gjerë në Iran

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In