• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK po tenton të konsiderojë krim përpjekjen e Veliajt për t’u mbrojtur me avokatë të huaj

by Mero Baze
02/02/2026 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të dielën pasdite, gjyqtarja Etleva Deda në GJKKO në Tiranë organizoi një seancë urgjente për të shqyrtuar një kërkesë për zëvendësim mase nga Erion Veliaj. Gjyqi u zhvillua pasdite dhe merrnin pjesë dy prokurorët e Veliajt dhe gjyqtarja. Kërkesa për zëvendësim mase ishte bërë nga Veliaj të premten, vendimi për seancën u mor të shtunën, ndërsa shqyrtimi u bë të dielën pasdite, një procedurë rekord e pandodhur më parë me kërkesat për zëvendësim mase, që zvarriteshin me muaj. Arsyeja është se prokurorët e SPAK-ut që urdhërojnë gjyqtaren e donin fushën e lirë sot që të mbyllnin seancën e gjyqit paraprak ndaj Veliajt.

Gjyqi i së dielës përfundoi po ashtu në kohë rrufe. Prokurori i Erion Veliajt, Olsi Dado, ka paraqitur si argument kundër kërkesës së Veliajt një shkrim të blogut “Reporteri”, ku thuhet se Veliaj ka paguar dy avokatë amerikanë për të lobuar në Uashington dhe shtypin perëndimor. Blogu në fjalë është një projekt i financuar nga donatorët që mbikëqyrin Reformën në Drejtësi, që ka shërbyer më së shumti për të monitoruar vetingun dhe veprimtarinë e SPAK-ut, duke qenë pjesë e propagandës për punën e tyre.

Argumenti i shqiptuar nga Olsi Dado është se Erion Veliaj nuk mund të jetë i lirë, pasi ai ka lobuar në Uashington kundër vendimit të SPAK-ut për ta arrestuar, çka tregon sipas tij se ai është i rrezikshëm po ta lësh të lirë, se vazhdon lobimin. Natyrisht, gazetarët e BIRN nuk e kanë shkruar kaq trashë sa e kupton Dado, por ata në këtë rast janë pjesë e porosisë për të mbrojtur linçimin e Veliajt nga dy prokurorët e SPAK-ut.

Pra, që ta kuptojmë qartë, kur Veliaj ka kërkuar për herë të parë në Apelin e GJKKO apelimin e masës së arrestit, Olsi Dado ka përdorur portale fundorinash për të argumentuar se ky nuk meriton të dalë, se është sjellë keq në burg, pasi ka folur në telefon me njerëz kundër SPAK-ut. Këtë radhë ka avancuar, pasi ka marrë si provë shkrimin e një portali që financohet për të propaganduar punën e SPAK-ut, duke shkuar deri në përdorim për linçime ndaj të akuzuarve.

E vërteta është se Veliaj ka punësuar dy avokatë të huaj amerikanë për të mbrojtur të drejtat e shkelura të tij, të cilët SPAK-u nuk i ka lejuar as të paraqiten në sallë të gjyqit, as të shkojnë në burg për ta takuar, ndërsa tani po përpiqen të ndëshkojnë të akuzuarin pse i ka marrë ata si avokatë.

Pra, e drejta për t’u mbrojtur me avokat të huaj është kthyer në rrethanë rënduese dhe si shkak që Veliaj duhet të qëndrojë në burg.

Sipas prokurorëve dhe gjyqtares Deda, Erion Veliaj nuk duhet të ketë fare asnjë mbrojtje që mund të ketë arsye për të dalë në liri. Herën e parë shpikën që ai kishte folur me njerëz jashtë qelisë në telefon, duke folur keq për Ulsiun dhe prokurorët, kurse këtë radhë paska bërë një akt edhe më të rëndë: paska paguar avokatë amerikanë që të dalë nga burgu, dhe kjo është trajtuar njësoj sikur të ketë hapur ndonjë tunel nëntokësor në qeli për t’u arratisur. Dhe nuk di pse qe nevoja të turpëronin këta propaganduesit e BIRN-it, që bëjnë sikur kanë “zbuluar” avokatët e huaj, pasi ata janë shfaqur publikisht dhe pagesat po ashtu janë të detyruar t’i bëjnë publike.

Edhe Enver Hoxha avokatin nuk e ndaloi qysh më 1944. Ajo u ndalua më 1967 në kuadrin e solidarizimit me revolucionin kulturor kinez. Ky qëndrim i ri i prokurorëve të SPAK-ut, që e quajnë krim marrjen e avokatëve perëndimorë, është revolucioni i ri kinez në drejtësinë shqiptare. Dhe tipikja e revolucionit kinez ishte faza e parë e demaskimit me “dazibao” nga gazetarët e revolucionit.

Si të mos mjaftonte seanca linçuese e ditës së diel, sot kjo mendësi e prokurorëve u shfaq përsëri në sallën e gjyqit paraprak, e drejtuar nga e njëjta gjyqtare dhe të njëjtët prokurorë.

Si prokurorët, ashtu edhe gjyqtarja Deda janë shfaqur të vendosur që të pandehurit Erion Veliaj të mos i japin mundësinë të lexojë dosjen për të cilën akuzohet. Avokatja e caktuar nga shteti me procedurën “kryesisht” i tha gjykatës se e ka të pamundur të informojë Veliajn mbi dosjen me një takim njëorësh në qelinë e tij në Durrës dhe se nuk mund të mbajë mend 60 mijë faqe dosje, ndaj duhet t’i jepet mundësia të pandehurit të lexojë dosjen në kompjuter pa internet ose fizikisht. Madje avokatja ka theksuar faktin se “taksia për të shkuar në Durrës më kushton më shtrenjtë se pagesa që më jepni ju”. Dhe kjo ka mjaftuar që prokurorët të ngrinin si argument faktin që Erion Veliaj po lobon me avokatë në SHBA dhe, ndaj, e ka mundësinë të gjejë avokat në Shqipëri, se ka paguar 200 mijë euro në SHBA.

Pra, për dy prokurorët e Veliajt nuk kanë rëndësi të drejtat e një të akuzuari, nuk ka rëndësi që mbrojtja është një e drejtë kushtetuese e pacenueshme e tij, por i trajtojnë përpjekjet e tij për t’u mbrojtur me avokatë ndërkombëtarë si një krim ndaj drejtësisë shqiptare dhe si “fakt” paraqesin një fletërrufe në një blog të sponsorizuar po nga ndërkombëtarë.

Tani, në këtë nivel ku ka degraduar ky proces dhe qëndrimi emocional tërësisht joprofesional i dy prokurorëve ndaj të akuzuarit, na tregon se jemi para një precedenti të rrezikshëm hakmarrës nga një prokuror që është i paditur për emërim klientelist jo ligjor, që ka nisur çështjen me “autokallëzim anonim”, që me shumë gjasa është i tij personalisht, dhe me një procedurë që tenton të kriminalizojë përpjekjet e të pandehurit për t’u mbrojtur me avokat, një mendësi represive që duhet të marrë përgjigje nga drejtësia evropiane, jo nga këto blogje të paguara nga “diplomatë” evropianë në Tiranë.

Next Post
Frika e kaosit të udhëtimeve gjatë verës, shtyhet deri në shtator zbatimi i Sistemit të Hyrjes/Daljes në BE

Frika e kaosit të udhëtimeve gjatë verës, shtyhet deri në shtator zbatimi i Sistemit të Hyrjes/Daljes në BE

Comments 2

  1. leka says:
    2 months ago

    E verteta e dosjes Veliaj do te vertetohet nga gjykata e Strazburgut !

    Reply
  2. Mustafa ANGONI says:
    2 months ago

    Përgjegjësi KRYESORE për këtë skandal në DREJTËSINË tonë, e SIDOMOS në SPAK, e kanë vetëm Jurij KIM si nderkombëtare dhe JAGOJA Fatmir XHAFAJ si medemek përfaqesues i maxhorancës, për këtë kaos dhe anarki në kodin e proçedures penale, vetëm e vetëm të godasin PS dhe direkt Edi Ramën.
    Pëveç sa sipër, KRYEprokurori nderkombëtar Altin DUMANI, që s’ka lexuar një roman në jetën e tijë, ka përgjegjësi direkte për këtë RRUMPALLË të Sali Berishes, sepse nuk ka zbardhur 21 JANARIN, e gjitha kjo vjen sepse është tredhur qysh këlysh nga ky i fundit.

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

March 21, 2026
“Udhëtoni me jetën në mendje! Familja ka nevojë për ty”/ Policia apel për kujdes me shpejtësinë: Intensifikojmë kontrollet me radarë e dronë!

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor: Në 2025 mbi 1.2 mln gjoba, 200 viktima nga aksidentet

March 21, 2026
“Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

Lista e Kombëtares, Silvinjo: Jam xheloz për lojtarët, nuk e di gjendjen e Brojës

March 21, 2026
Zjarr misterioz në fabrikën e armëve në Çeki: sabotim apo sulm i fshehtë?

Zjarr misterioz në fabrikën e armëve në Çeki: sabotim apo sulm i fshehtë?

March 21, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Alarm sigurie!”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Amerikanët në mbarë botën tregoni kujdes!

March 21, 2026
Krim pasioni në Itali, 30-vjeçari shqiptari qëllohet për vdekje nga bashkatdhetari

Krim pasioni në Itali, 30-vjeçari shqiptari qëllohet për vdekje nga bashkatdhetari

March 21, 2026
Ekspertja e OKB, Albanese: Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët nëpër burgje

Ekspertja e OKB, Albanese: Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët nëpër burgje

March 21, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

March 21, 2026
“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

“Pa ne jeni tigër prej letre”, Trump ashpërson tonet ndaj NATO-s: Frikacakë, do ta kujtojmë!

March 21, 2026
“E pafalshme çfarë ndodhi në Tiranë!” Klosi: Nuk njohim gjithë listën, nuk na ka ndodhur as në opozitë

“E pafalshme çfarë ndodhi në Tiranë!” Klosi: Nuk njohim gjithë listën, nuk na ka ndodhur as në opozitë

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In