• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK përfundon hetimet për “Metamorfozën”, dërgon në gjykim Pëllumb Gjokën dhe 6 të akuzuarit e tjerë

by A R
04/05/2024 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për dosjen “Metamorfoza” dhe ka dërguar për gjykim 7 të akuzuarit.

Kujtojmë se të arrestuarit për këtë hetim janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Astmer Bilali, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, Olti Bistri ish-shef i Operacionales dhe ish-prokurori Xhevahir Lita.

Ndaj tyre rëndojnë akuza trë rënda, si organizim vrasjesh, grupi i strukturuar kriminal etj.

1. I pandehuri Pëllumb Gjoka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.
“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25, të Kodit Penal.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.

2. I pandehuri Behar Brajoviq, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
Ø “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
Ø “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal. “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25, të Kodit Penal. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.

3. I pandehuri Edmond Preka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale : “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal. “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.

4. I pandehuri Astmer Bilali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334, të Kodit Penal.

5. I pandehuri Ardrit Hasanbegaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale : “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334, të Kodit Penal.

6. I pandehuri Oltian Bistri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :

“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 259, 295/a dhe 287/2, të Kodit Penal.

7. I pandehuri Xhevahir Lita, i akuzuar për kryerjen e veprave penale : “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 (dy herë), dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 295/a, paragrafi 2, të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, janë sekuestruar si produkt i veprës penale, ndër të tjera, disa pasuri të paluajtshme, të cilat i janë bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim si më poshtë:

1. 3 (tre) pasuri të paluajtshme të llojit “Pyll”, me sipërfaqe totale prej 390 000 m2, si më poshtë :
1.1. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj-Plazh, Velipojë, Shkodër;
1.2. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër;
1.3. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj-Plazh,Velipojë, Shkodër;

2. 5 (pesë) pasuri të paluajtshme të llojit ndërtesa, me vlerë blerje sipas kontratave
980 300 Euro, si më poshtë :

2.1. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 m2, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.2. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 m2, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.3. Njësia dyqan, me sipërfaqe ndërtimore 125 m2, me një çmim në total prej 300 000 (treqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.4. Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 95 m2, me një çmim në total prej 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.5. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament banimi, me sipërfaqe totale 110.6 m2, me çmim shitje 50 300 Euro (pesëdhjetë mijë e treqind) Euro, e ndodhur në Tiranë.

Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake.

/a.r

Next Post
Margarita Xhepa kritika për skenaret e filmave të sotëm: Lënë për të dëshiruar, nuk trajtojnë problemet sociale

Margarita Xhepa kritika për skenaret e filmave të sotëm: Lënë për të dëshiruar, nuk trajtojnë problemet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në landfillin e Bushatit vijon aktiv prej së dielës, shtohen kapacitetet në terren

Zjarri në landfillin e Bushatit vijon aktiv prej së dielës, shtohen kapacitetet në terren

April 22, 2026
Zbulohet një rrjet neonazist online në Itali, arrestohet 19-vjeçari, nën hetim edhe 9 të mitur

Zbulohet një rrjet neonazist online në Itali, arrestohet 19-vjeçari, nën hetim edhe 9 të mitur

April 22, 2026
Të premten mund të vendoset gjithçka! Donald Trump jep sinjalin për një kthesë të madhe në bisedimet me Iranin

Të premten mund të vendoset gjithçka! Donald Trump jep sinjalin për një kthesë të madhe në bisedimet me Iranin

April 22, 2026
Alarm nga Brukseli, lufta në Iran po fut Europën në një krizë energjetike që mund të zgjasë me vite

Alarm nga Brukseli, lufta në Iran po fut Europën në një krizë energjetike që mund të zgjasë me vite

April 22, 2026
Dita e Tokës, Gonzato: Shqipëria me biodiversitet të pasur, të rritet ndërgjegjësimi

Dita e Tokës, Gonzato: Shqipëria me biodiversitet të pasur, të rritet ndërgjegjësimi

April 22, 2026
Skënder Hita thirrje efektivëve: Të mos ndalohen më automjetet pa shkak, ja si duhet të veproni!

Skënder Hita thirrje efektivëve: Të mos ndalohen më automjetet pa shkak, ja si duhet të veproni!

April 22, 2026
Bisedimet me Iranin/ Zv.Presidenti J.D. Vance ka anuluar udhëtimin në Pakistan, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

Bisedimet me Iranin/ Zv.Presidenti J.D. Vance ka anuluar udhëtimin në Pakistan, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

April 22, 2026
IKMT prish objektin dykatësh në Tiranë, pjesë e projektit të Unazës së Madhe (VIDEO)

IKMT prish objektin dykatësh në Tiranë, pjesë e projektit të Unazës së Madhe (VIDEO)

April 22, 2026
Kapetanovic: Rruga për në BE kalon nga oborri i fqinjit

Kapetanovic: Rruga për në BE kalon nga oborri i fqinjit

April 22, 2026
“Vrasësi i Liridonës piu shumë kafe”, avokati bën deklaratën e pazakontë. Ja përgjigja e ekspertit

Drejtësia jep drejtësi për Liridonën/ Eksperti i sigurisë: Murseli, një kriminel i ftohtë nga ata që të vrasin natën, e të qajnë ditën

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In