• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK, opozita e re? Mina me sahat që rrezikon reformën në drejtësi!

by Ylli Pata
26/02/2025 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Kur grupi i Pool Mani Pulite të Milanos nisi në vitin 1992 operacionin e famshëm antikorrupsion në Itali, njeriu bazë i kësaj bërthame të prokurorisë, Antonio di Pietro kishte 70% të popullaritetit.

Di Pietro kishte rrëzuar klasën e vjetër politike, por në fakt kishte provokuar ardhjen e një personazhi që ishte pak a shumë një vijues i klasës së vjetër, pasi kishte qenë klient i saj. Ky personazh quhej Silvio Berlusconi dhe u bë Kryeministër i Italisë në vitin 1994. Berlusconi, është mbreti i sondazheve jo vetëm në Europë, pore dhe në botë. Si në aktivitetin ekonomik të bizneseve të tij, audiencës së mediave televizive dhe të shkruara, por edhe hyrjen në politikë.

Berlusconi e mati osë e llogariti perceptimin e sondazheve socialogjike që rezultuan preçize, për të gjitha aspektet e aktivitetit tij. Në sondazhet e Publitalia-s, Antonio di Pietro ishte personi më popullor në Itali me 70% të perceptimit. Fiks siç është sot Altin Dumani dhe SPAK.

Berlusconi e thirri Di Pietron dhe i tha se ndihej ziliqar ndaj popullaritetit të tij, duke i ofruar postin e numrit dy të qeverisë dhe portofolin e ministrit të Brendshëm. Di Pietro nuk e pranoi por me xhentilesë i tha faleminderit. Dy javë më pas i dërgoi një kërkesë për tu paraqitur në prokurori. Ku Silvio Berlusconi ishte nën hetim për korruptim t policisë financiare. Aty nisi tmerri; Berlusconi çoi në prokurorinë e Milanos të gjithë inspektorët e ministrisë së Drejtësisë. Që ja nxinë jetës të gjithëve. Megjithatë, provat u gjetën dhe Berlusconi u thirr nën hetim.

Por kjo situatë krijoi një përplasje, Di Pietro nuk ishte më ai që kërkonte të hetonte pandëshkueshmërinë e vjetër, por politikanët e rinj. Mediat pranë Berlusconit nxorën një situatë koti të Di Pietros që kishte marrë një makinë nga një personazh i lidhur me krimin kur ishte oficer policie. Di Pietro dha dorëheqjen dhe hyri në politikë kundër Berlusconit. Formoi një parti të vogël që nuk pati rezutate të mëdha por në fund, ishte një nga politikanët që ndikuan në largimin e Berlusconit si Kryeministër në 2011-n.

Ndryshe nga Di Pietro kolegët e tij mbetën në sistemin e drejtësisë. Pasi beteja e tyre nuk se kishte të bënte për individë, edhe pse patën shumë dështime në punën e tyre, por në fund e dhanë një sinjal.

SPAK është një revolucion i vërtetë institucional në Shqipëri, që erdhi si një rezultante e të gjitha eksperiencave në europë dhe rajon. Madje kundërshtarët e tij, përkatësisht përkrahësit e Sali Berishës thonë se SPAK është një homologe e Di Pietros e krijuar nga amerikanët për të zhdukur klasën politike në Shqipri.

Në të vërtetë kjo është një fake news i madh. As në Itali, as në Kroaci, as në Rumani, askund nuk është hedhur në erë klasa politike. Në Itali pati vetëm një efekt. Ai ishte Betino Craxi, udhëheqësi karizmatik i socialistëve italinë. Një udhëheqës autoritar, që kishte distancë higjenike edhe me SHBA dhe me Bashkimin Sovjetik. Por që Amerikanëve në një rast u tregoi vendin, duke u çuar karabinierët. Craxi, pas kësaj e kishte fiksim se po a bëjnë amerikanët dhe u arratis në Tunizi, edhe pse ishte shumë i sëmurë me diabet. Rasti Craxi, krijoi një marrëdhënie sentimentale, që edhe pse nuk ndihmoi udhëheqësin e socialistëve italianë, familjën e tij dhe mikun e afërt Silvio Berlusconi, ju dha sukses në politikë.

Në këtë logjikë, SPAK në Shqipëri, nuk është krijuar si një instrument politik, edhe pse njerëzit brenda tij janë të lidhur me poltiikën, pasi janë zgjedhur në një mekanizëm ku si PS edhe PD ka pasur peshën e duhur. Por hetimet e SPAK, nuk mund të krijojnë kurrë një logjikë politike përveçse një pushteti për të rrëzuar kështjellën e gjatë të pandëshkueshmërisë. Nëse prokurorët e SPAK futen në lojën e të pandëshkueshmëve, ata nuk janë më prokurorë, por thjeshtë shërbëtorë të të paprekshmëve.

Next Post
Trump nuk heq dorë nga plani për Gazën: Ne do ta drejtojmë atë vend siç duhet, nuk do ta blejmë

VIDEO / 'Kemi hallet tona', Trump s'ka kohë të komentojë Gjermaninë. Imagjinoni situatën në Shqipëri

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Titull bombastik.
    Përshkrimi, ngjarjet në Itali.
    Ngjashmeria me ne, pothuaj poshtë 25 %.
    Analizë për SPAK dhe skapistët zero, që ka shumë e shumë për të thënë.
    Këtijë titulli, i përkon “shumë zhurmë për asgjë”.
    Me këto tituj, vetëm klikime fiton, por humbet prestigj dhe dinjitet.
    Mënd për tjetër herë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe

October 5, 2026
Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

October 5, 2026
Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

October 5, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS

October 5, 2026
Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

October 5, 2026
Kryeministri Rama dhe ambasadori Wendt

Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com