• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK mori të pandehur Metën, avokati Beqiri: Duhet të merrnin dhe Shkëlzen Berishën, për vjedhjen e 6.2 mln euro

by B K
30/05/2025 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri ka komentuar vendimin e SPAK për të marrë të pandehur Ilir Metën, duke theksuar se janë tre akuza kryesore, të ndërtuara në bazë të kallëzimeve penale të mbushura me prova dhe dokumente të detajuara.

“Po janë tre akuza faktikisht që janë të kopsitura mirë nga ana SPAK, janë ndërtuar mbi bazën e tre kallëzimeve penale. Një kallëzim, shkruaj disa faqe dhe e dërgon në SPAK. Këto nuk kanë qenë thjesht kallëzime, po kanë qenë të mbushura edhe me prova, me fakte, me prova me dokumente, gjëra që kanë qenë dhe i ofronin SPAK-ut dëshmitar okular që dyshimin e arsyeshëm ta bënte provë.” tha Beqiri për Report TV.

Avokati vijoi duke shpjeguar përfshirjen e Metës në aferën CEZ-DIA, duke e cilësuar atë si një skemë kriminale që përfshinte dhe bashkëpunëtorë të tjerë, si dhe përfshirjen e personave të rëndësishëm të politikës. Beqiri, ndër të tjera, ka thënë se i pandehur duhet të merret dhe Shkëlzen Berisha.

“Ne ta shikojmë qartë që në aferën CEZ-DIA-s del i implikuar rëndë Ilir Meta. Dalin të implikuar disa bashkëpunëtor të tij, por faktikisht dalin të implikuar edhe më drejtë njerëzit dhe ata që janë të ligjit, janë të befasuar në fakt dhe për mos të thënë që janë të zhgënjyer nga SPAK që nuk kanë marrë të pandehur dhe Shkëlzen Berisha, i cili tek afera e CEZ-DIA në 6.2 mln euro që janë marrë nga ai Kalaj, ato kanë shkuar te Shkëlzen Berisha. Edhe ato shkuan thjesht dhe vetëm sepse CEZ-i kur ia mori KESH-it energjitikën e vendit tonë ata kërkuan që Shkëlzen Berisha dhe njerëz të tjerë afër Shkëlzen Berishës dhe njerëz të tjerë afër Ilir Metës ata të ulnin çmimin e energjisë elektrike.” vijoi Beqiri.

Beqiri shtoi se kjo aferë nuk ishte vetëm një privatizim i dyshimtë, por përmbante elementë të qartë korrupsioni.

“Aty përveç privatizimit kriminal që iu bë KESH-it, ata përfituan rreth 500 e ca milionë euro, po plus dhe nga çmimi i energjisë elektrike që e bëri me VKM ish-kryeministri Sali Berisha, me ndërmjetësimin e djalit të tij, me atë sekses që mori goxha të ardhura, edhe ata e bënë korrupsionin me këtë aferë.”-tha, ndër të tjera, avokati.

Në lidhje me rolin direkt të Ilir Metës dhe strukturën e krijuar në aferën DIA, avokati Beqiri tha se Meta e bëri personalisht me Ismailin, si një shok i ngushtë i tij.

“Kurse Ilir Meta vazhdoi me të tjerat, me të tjerat e Ilir Metës ka pasur të bëjë me DIA-n. DIA do të bënte mbledhjen e borxheve që kishte KESH-i, por që do t’i ngarkoheshin CEZ-it edhe duke grumbulluar borxhet këta do të merrnin gjysmën e borxheve që do grumbulloheshin. Në fakt këta nuk morën gjysmën e borxhit, por në fakt këta morën rreth 100 milionë euro dhe faktikisht nuk grumbulluan asnjë borxh. Edhe të gjitha pastaj jo vetëm i përvetësoi Kastriot Ismailaj por i ndau bashkë me Ilir Metën. E para DIA ishte shpikja e Metës.” -tha Beqiri.

Avokati përmendi edhe pjesën e përfshirjes së mikut të ngushtë të Metës në këtë aferë të dyshimtë.

“Duhej krijuar një shoqëri që gjoja po merrej me mbledhjen e borxheve dhe Meta gjeti mikun e tij më të ngushtë dhe e futi në këtë aferë dhe të dy së bashku ndan pjesën-” tha Beqiri.

Në fund, Beqiri thekson se në fjalët dhe veprimet e Metës dhe avokatit të tij, ka një pranim të faktit të kryerjes së krimit.

“Po të shikosh artikulimin e Metës dhe të avokatit, ata e pranojnë krimin. Pra ka krim, por firmën e kanë hedhur të tjerët,”- përfundoi ai.

Next Post
Detaje goditja e grupit kriminal të trafikut të armëve, i shisnin nga 1500 deri në 2500 euro, zbardhen emrat e të arrestuarve

Detaje goditja e grupit kriminal të trafikut të armëve, i shisnin nga 1500 deri në 2500 euro, zbardhen emrat e të arrestuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe ujë! (FOTO)

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe ujë! (FOTO)

November 7, 2026
Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

November 7, 2026
“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

November 7, 2026
Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

November 7, 2026
Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

November 7, 2026
PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

November 7, 2026
Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

November 7, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

Kallas i përgjigjet Moskës: Asnjë marrëveshje paqeje për Ukrainën nuk mund të zbatohet pa BE-në!

November 7, 2026
Hapja e çerdheve dhe kopshteve, MSH publikon masat që duhet të merren për të mbrojtur fëmijët

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë, reagon Ministria e Shëndetësisë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore!

November 7, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Edi duhet të mbrohet nga Rama!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In