• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt/ Dosja në dorë të gjyqtarit që “fundosi” Kokën

by Java News
15/07/2023 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e posaçme iu drejtua GJKKO-së me kërkesën për masën e sigurisë ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj rreth orës 18.00 të premten e 14 korrikut, pas votimit të kërkesës për heqjen e imunitetit në Kuvend.

Gjyqtari i gatshëm Erjon Bani, mori në dorë kërkesën e SPAK për ish-zv.kryeministrin e akuzuar për korrupsion pasiv në 6 raste, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale, zyrtari më i lartë i përballur ndonjëherë në Shqipëri me masën e arrestit.

Bani, pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është dhe pjesë e trupës që ka dhënë masën “arrest me burg” për ish-ministrin Lefter Koka.

Burime jo zyrtare, thonë se në kërkesën e prokurorisë për masën e sigurisë, janë përfshirë edhe persona të tjerë përveç Ahmetajt.

Dokumentacioni i Kuvendit mbërriti në SPAK, pak orë pasi avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori i dha fund misterit disa ditor mbi vendndodhjen e klientit të tij duke deklaruar se Ahmetaj ndodhet pranë vajzës së tij në Angli dhe se do të vinte në Shqipëri kur të ketë liri.

Më 7 korrik 2023 SPAK përveç arrestimit të Ahmetajt, kërkoi leje në Kuvend edhe për kontrollin e banesës së ish-zv.kryeministrit, kërkesë që iu dorëzua edhe gjykatës.

Më 14 korrik, 117 deputetë mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama votuan pro kërkesës së SPAK, ndërsa abstenuan Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule.

Para votimit, Ahmetaj publikoi në rrjetet sociale një mesazh të gjatë ku theksoi se do të luftojë për të vërtetën

Në një mesazh pasditen e të premtes, kryeministri Rama tha se hetimi i SPAK ka qenë i plotë dhe se tashmë çështja është në duart e gjykatës

Sipas procedurës, pavarësisht se vetë Ahmetaj ka konfirmuar largimin nga vendi, pas vendimit të gjykatës, Policia nis kërkimet brenda vendit për një afat 3 javor. Nëse i kërkuari nuk e gjendet brenda kufirit, atëherë Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar dhe njoftohen të gjithë agjencitë ligjzbatuese partnere për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Pavarësisht heqjes së imunitetit, ai vijon të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa mandatin e humb nëse nuk paraqitet për 6 muaj në Kuvend.

/f.stafa

Next Post
Ndërroi jetë në Spanjë, kthehet në atdhe zemra e të ndjerit Saimir Sula

Ndërroi jetë në Spanjë, kthehet në atdhe zemra e të ndjerit Saimir Sula

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In