• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK jep detajet për operacionin ‘Ura’: Pagesat për drogën kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes linjave të autobusëve, u sollën 4.5 mln euro

by B K
21/05/2025 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
SPAK del me deklaratë zyrtare për operacionin ura, që goditi një prej grupeve kriminale më të fuqishme kriminake të trafikut të drogës.Deklarata e plotëNë kuadër të një hetimi të përbashkët ndërkombëtar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Barit (DDA), me mbështetjen e Eurojust dhe përmes ngritjes së një Skuadre të Përbashkët Hetimore, ekzekutuan sot, më 21 maj 2025, një operacion të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Operacioni rezultoi në 52 masa sigurimi personale, përkatësisht:

  • 29 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Posaçme për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri;
  • 1 urdhër ndalimi i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme;
  • 22 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Barit në Itali.

Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.

Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë.

Sekuestrimet e pasurive janë kryer paralelisht në të dy vendet dhe përfshijnë:

Në Shqipëri:

  • 2 kompani ndërtimi,
  • 4 shoqëri tregtare dhe restorante,
  • 1 agjenci pasurish të paluajtshme,
  • 1 TV kabllor,
  • automjete luksoze, para cash, etj.

Më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.

Në Itali:

  • 9 apartamente,
  • 4 kompani,
  • 7 llogari bankare,
  • 3 automjete, të sekuestruara në kuadër të masës së “sekuestros preventive”.

Hetimet u bazuan në metoda të avancuara hetimore si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video,vëzhgime dhe kontrolle,analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, dëshmi të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Autoritetet evidentuan se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve, ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara arrin në 4.5 milionë euro.

Gjithashtu, është dokumentuar edhe transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një sasi prej 500 kg kokaine që nisej nga Guayaquil, Ekuador.

Procedurat aktualisht ndodhen në fazën e hetimit paraprak, dhe autoritetet ligjzbatuese në të dy vendet po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe korruptiv.

Next Post
“PD nuk mund të ankohet”, Alibeaj: E shiti ndeshjen

“PD nuk mund të ankohet”, Alibeaj: E shiti ndeshjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A është gjetur Bleona Mata pas 16 vitesh? Përplasje mes nënës dhe avokatit live në studio: Do të të ndjek penalisht!

A është gjetur Bleona Mata pas 16 vitesh? Përplasje mes nënës dhe avokatit live në studio: Do të të ndjek penalisht!

September 23, 2026
“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë?

“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë?

September 23, 2026
“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

September 23, 2026
Destinacion i ri në horizont për Hysajn, lëvizja që pritet të bëjë mbrojtësi kuqezi

Ofertë konkrete për Elseid Hysajn, Ascoli këmbëngul për mbrojtësin kuqezi

September 23, 2026
Rrëzohet avioni stërvitor i Forcave Ajrore Britanike në Uells, dy pilotë të plagosur

Rrëzohet avioni stërvitor i Forcave Ajrore Britanike në Uells, dy pilotë të plagosur

September 23, 2026
Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për integrimin në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për integrimin në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

September 23, 2026
Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

September 23, 2026
Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

September 23, 2026
Rriten qiratë në Tiranë, agjentët imobiliarë: Çmimi mesatar shkon 500 euro në muaj

Frenohet rritja e çmimeve të banesave, tregu hyn në një fazë më të ngadaltë

September 23, 2026
Këmbanat e alarmit në Ballkan

Këmbanat e alarmit në Ballkan

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com