• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK i grisi marrëveshjen me Ajazin, Hoxhaj nuk bie dakord, prokurorët: Nuk je i sinqertë për 4 ngjarje

by A R
21/09/2023 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar më shumë se 1 vit nga marrëveshja e bashkëpunimit e datën 30 Mars 2022, lidhur mes prokurorit të Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe të penduarit Henrik Hoxhaj, Prokuroria e Posaçme ka vendosur t’i hedhë në kosh proces-verbalet e dëshmisë së Hoxhajt.

Tashmë kjo marrëveshje që shihni në këtë foto, është “grisur” në mënyrë të njëanshme nga SPAK, duke e konsideruar të penduarin e parë të dosjes “Dumani”, Henrik Hoxhaj, si jo të sinqertë dhe të besueshëm.

Me revokomin e marëveshjes së bashkëpunimit, Hoxhaj humb automatikisht dhe privilegjet që i fitonte në këmbim të rrëfimit pa dorashka në prokurori si dhe sigurinë policore për 9 anëtarët e familjes së tij në Fier. Ndërsa në rast se do deklarohet fajtor, ai rrezikon të dënohet me 35 deri në burgim të përjetshëm.

I kontaktuar në telefon nga “Ora News” avokati i Hoxhaj, Gentian Rumano pohoi se ky ishte një vendim i padrejtë i SPAK, për të cilin ai dhe klienti i tij, nuk kanë qënë dakord, pasi sipas tij SPAK mori çfarë deshi nga Hoxhaj dhe më pas e nxori nga programi i bashkëpunimit.

Vetë Henrik Hoxhaj, është njohur me prishjen e marëveshjes në datën 5 korrik 2023. Ndërsa në fund të dokumentit Hoxhaj shkruan se:

”…u njoha me vendimin me të cilin nuk jam dakord…rrezervat e pretenduara nga PPKKO nuk janë të bazuara në prova dhe ligj. Për këtë shkak, do të paraqesim pretendime më vonë, drejtuar insjtitucionit tuaj…”.

Dy të arrestuarit që kanë nxjerë blof dëshminë e Henrik Hoxhaj, janë Nuredin Dumani alias “Kusho” dhe Skerdi Tasi alias “Nipçja”. Të dy këta persona akuzojnë Hoxhaj për krime të rënda në Fier dhe Durrës.

Megjithëse pozicioni i tij në këto krime është kompromentuar me analiza ADN-je, foto, video dhe dëshminë e dy shokëve të ngushtë, sërisht Hoxhaj nuk ka pranuar të flasë duke i mohuar ose duke i treguar në një version tjetër që nuk përputhet me realitetin dhe dinamikën e vërtetë të ndodhjes së krimit.

“Ora News” ka mësuar se pika e parë ku SPAK bazohet për prishjen e marëveshjes të lidhur mes prokurorit Kreshnik Ajazi dhe Henrik Hoxhaj, është vrasja e Ervi Dedaj në zonën e Golemit Kavajë.

SPAK shprehet se Henrik Hoxhaj nuk ka pranuar të dëshmojë në lidhje me veprimet e bashkë të hetuarin Fetsim Qoli dhe përfshirjen e tyre në vrasjen e Elvis Dedaj, ngjarje kjo e ndodhur në datën 5 qershor 2012 në rrugën dytësore Plepa-Golem.

Për këtë krim që nuk flet Hoxhaj, ka folur Nuredin Dumani dhe Skerdi Tasi, të cilët kanë treguar se Henrik Hoxhaj dhe Festim Qoli, janë dy njerëzit që kanë vrarë Elvis Dedaj, për shkak të konflikteve që Qoli dhe Elvisi kishin për borxhet.

Pika e dytë është fakti se sipas SPAK, Hoxhaj nuk jep të dhëna identifikuese në lidhje me personin tjetër që i referohet me emrin “Tani”, me të cilin është shprehur se në një rast ka qënë së bashku me të, kur i kanë bërë atentat shtetasit, Filip Gjeloshi.

Në pikën e tretë, Henrik Hoxhaj sipas SPAK nuk tregon shtëpinë në Fier, ku siguronin dhe blinin armët moderne për të kryer vrasje. Në këtë shtëpi, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani rezultojnë të kenë shkuar 2-3 ditë para datës 29 mars 2022, kur ka ndodhur atentati tek kthesa e Cërrikut, ku mbeti i plagosur Dumani.

Dijenia e tij për këtë shtëpi, është provuar nga deklarimet e Nuredin Dumanit dhe kqyrjes së telefonit të tij, ku dallohet qartë përmes fotove dhe videove me një arsenal të rëndë armësh, duke biseduar me Henrik Hoxhaj dhe një person të tretë ende të paidentifikuar.

Gjithashtu marëveshja mes prokurorisë dhe Henrik Hoxhaj, është grisur pasi ai nuk ka treguar porositësin dhe motivin e krimit, për dy atentatet e kryera në 2017-2019 nga ai së bashku me shokun Skerdi Tasi, për vrasjen e biznesmenit VAredin Behari në Fier.

Në këtë ngjarje Henrik Hoxhaj është zbuluar jo vetëm nga dëahmia e shokut të tij, Skerdi Tasi, por edhe gjatë kryerjes së analizës së ADN-së tek një kapele të gjetur në afërsi të vendit ku u dogj makina e përdorur në tentativën e vrasjes së Aredin Beharit në Fier.

/a.r

Next Post
Grabitje spektakolare në mes të rrugës, momenti kur grabitës të armatosur marrin për 2 minuta automjetin sportiv

Grabitje spektakolare në mes të rrugës, momenti kur grabitës të armatosur marrin për 2 minuta automjetin sportiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In