• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK hetim pasuror Berishës”, Gazetari: Pagesat që nuk u justifikuan nga të ardhurat e kreut të PD

by A R
12/09/2024 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“SPAK ka hetuar edhe pasurinë e Berishës”, kështu është shprehur gazetari Eni Ferhati, i cili ka evidentuar në dosjen hetimore dhe 3 raste shpenzimesh për kreun e PD-së, të cilat sipas SPAK nuk justifikohen.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ferhati thotë se akuza që SPAK i ka komunikuar Berishës bazohet në dokumenta dhe jo në dëshmi të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në dosje.

Glidona Daci: SPAK pretendon se shtetasi nën hetim, Sali Berisha ka përfituar avantazhe të drejtpërdrejta, jo vetëm ndërmjet shfrytëzimit të pasurive të familjes Malltezi, por ai ka përfituar dhe financim nga shoqëria “Home Plan sh.p.k” në kuadër të fushatës zgjedhore të vitit 2013 nëpërmjet pagesave që janë kryer për akomodimin dhe udhëtimin e një këngëtari të ftuar prej tij. Sipas verifikimeve, Berisha ka përfituar nga pasuritë e Malltezit.

Blendi Fevziu: A ka bisedë të drejtpërdrejtë të Berishës, a ka ndonjë provë, ndonjë dëshmitar që ka thënë se Berisha i ka kërkuar favor? Pra të jetë i përfshirë drejtpërdrejtë?

Glidona Daci: Për favore, jo.

Eni Ferhati: Ministrat kanë thënë që kanë vepruar në bazë të ligjit. Në dijeninë time nuk ka. Akuzat janë bazuar mbi dokumentat. SPAK thotë se Berisha ka ruajtur një profil të ulët gjatë jetës zyrtare duke mos shfaqur pasurim të shpejtë. Nuk ka individ që të drejtojë gishtin mbi Berishën.

Artan Hoxha: Edi Ramën a e kanë pyetur pse e kanë lëshuar atë vendim të 2006-ës?

Glidona Daci: Jo nuk e kanë pyetur.

Artan Hoxha: Nga dokumenti që kemi parë në fillimin e Tetorit të vitit të kaluar, me dokumentin e sotëm, a ka ndonjë gjë ndryshe, të re që ka ndonjë lloj peshe që nuk e kemi lexuar para një viti?

Glidona Daci: Ne nuk e kemi parë akoma të plotë sepse është një material prej 500 faqesh. Hetimi ka qenë i gjerë, ka pasur dhe verifikim të pasurisë të Berishës dhe të familjarëve të tij dhe janë të fokusuar vetëm në akuzën e korrupsionit për Berishën pasi pretendohet se ka përfituar në mënyrë të tërthortë nga pasuritë e dhëndrit.

Eni Ferhati: Për pjesën e pasurisë, SPAK-u, po jap vetëm 3 elementë që kam arritur të siguroj nga dosja, të ardhurat e Berishës, nga e gjithë kjo histori është evidentuar një pagesë që Berisha ka bërë së fundmi, pas shpalljes non grata. Një pagesë disa mijëra Euro për të siguruar avokatin ku Berisha të hapë procesin gjyqësor në Paris ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken. Kjo pagesë nuk justifikohet nga të ardhurat që ka Berisha. Sipas SPAK, ja kanë paguar lidhjet e tyre familjare. Pjesë e hetimit ka qenë edhe Fondacioni i zonjës Liri Berisha. Është gjithashtu edhe një pagesë në formë donacioni po nga njerëzit e afërt të Berishës që është bërë për fondacionin. Janë gjithashtu edhe shpenzime për shërbime shëndetësore të familjes Berisha të pajustifikueshme, thotë SPAK, që vijnë nga vepra penale e korrupsionit dhe nga përfitimi i gjithë kësaj.

/a.r

Next Post
“Minuti i artë”, çfarë duhet të bëjmë në rast plagosjeje me armë zjarri, aksidenti, djegie apo të fikëti

“Minuti i artë”, çfarë duhet të bëjmë në rast plagosjeje me armë zjarri, aksidenti, djegie apo të fikëti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In