• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Minuti i artë”, çfarë duhet të bëjmë në rast plagosjeje me armë zjarri, aksidenti, djegie apo të fikëti

by A R
12/09/2024 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I konsideruar minuti i artë, ndihma e parë është thelbësore për të shpëtuar jetën e një personi në rastet e aksidenteve, plagosjeve, djegieve apo të fikëtit. Gazetarja e A2 CNN, Anxhela Celibashi, ishte pranë Kryqit të Kuq ku bisedoi me punonjësit e këtij institucioni, të cilët demonstruan nga afër sesi duhet të veprojmë në rastet e plagosjeve me armë, aksidenteve, djegieve dhe të fikëtit. Oltion Biba theksoi se ajo që nuk duhet të bëjmë është dhënia e medikamenteve, transporti me makina personale apo marrja e kompetencave të mjekut.

Sipas tij situata për dhënien e ndihmës së parë ka ndryshuar pasi shoqëria është sensibilizuar falë edhe trajnimit që bëhet para marrjes së patentës.

“Deri në momentin që vjen mjeku ne duhet të mbajmë gjallë personin”, thekson ai për A2.

Çanta duhet të jetë e plotësuar me të gjitha materialet e dhënies së ndihmës së parë.

“Gazra sterile, fasho llastiku, doreza. Medikamente është e ndaluar që të mabhen në çantën e ndihmës së parë, kjo është kompetencë e mjekut. Nuk duhet të sugjerohen ilaçe në ndihmën e parë”, tha Biba për A2.

Ndërkohë punonjësit e tjerë shfaqën mes shembujve sesi duhet të reagohet për dhënien e ndihmës së parë.

Hemorragjia

“Në një plagë hemorragjike gjëja e parë është ti afrohemi një të plagosuri, t’i prezantohemi. Gjëja e parë është vendosja e një garze sterile te pjesa e plagës. Pastaj fashojmë dorën. Nëse ka ende gjakderdhje vendosim një tamponim të dytë. Nëse vijon gjakderdhja, do të vendosim një torniket te krahu për të bllokuar arterien kryesore te krahu dhe gjakderdhja ndalon”, u shpreh Kristi Gjonaj.

Plagosja me armë zjarri

“Hyn te plagët hemorragjike. Nëse zona është e sigurt. Nëse agresori nuk është aty, është e domosdoshme të ndërhyjmë dhe të ndalojmë gjakderdhjen”, thotë Biba.

Djegia

“Gjëja e parë dhe e vetme që bëjmë, është hedhja e ujit për 20 minuta, uji do ta freskojë, do parandalojë skuqjen, ënjtjen. E freskojmë vazhdimisht me ujë dhe më pas e mbulojmë se ka mundësi të infektohet. Marrim copa që duhet t’i lagim dhe mbulojmë plagën e djegies dhe freskohet me ujë”, shpjegon Lidia për A2.

Të fikëtit

“Paniku na pengon të veprojmë. Me dijet vjen dhe qartësimi. Në momentin e parë është kontrolli i vetëdijes, pasi e prekim, e kontrollojmë me zë, e pickojmë. Nëse reagon ndaj dhimbjes, ngremë kokën lart, më pas vjen kontrolli i frymëmarrjes. Më pas kalojmë te pozicioni anësor i qëndrueshëm për të mbajtur kokën lart dhe kontrolluar frymëmarrjen. E kthejmë personin në 90 gradë dhe vijojmë të kontrollojmë frymëmarrjen. Në rastet kur nuk ka shenja frymëmarrje kalojmë te masazhi kardiak; 30 shtypje në kraharor, dy frymëmarrje”, shpjegon Shendi.

/a.r

Next Post
Në garë kush thotë mufkën më të madhe! Gazetari: Ndaj Berishës po bëhet krim kundër njerëzimit

Në garë kush thotë mufkën më të madhe! Gazetari: Ndaj Berishës po bëhet krim kundër njerëzimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

September 20, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

Hita pas vrasjes në Sarandë: Fokus te grupet kriminale dhe konfliktet në qytet

September 20, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

September 20, 2026
Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

September 20, 2026
Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

September 20, 2026
Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

September 20, 2026
Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

September 20, 2026
Dronët alarmojnë Luksemburgun, qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

Dronët alarmojnë Luksemburgun, qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com