• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK firmosi 33 urdhërarreste, ekzekutohen 15 prej tyre! Detaje të reja nga zbardhja e ngjarjeve kriminale

by A R
01/08/2024 13:23
Forca policie te FNSH dhe forcat RENEA, foto ilustruese

Forca policie te FNSH dhe forcat RENEA, foto ilustruese

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 33 urdhërarreste për personazhe të botës së krimit, ish-zyrtarë të drejtësisë dhe efektivë policie, nga të cilat janë ekzekutuar 15 prej tyre. Raportohet se janë zbardhur 6 vrasje, 2 vjedhje, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, si dhe pastrim parash.

Masat e sigurimit të konfirmuara nga Gjykata e Posaçme u kërkuan nga SPAK pas një hetimi të kryer me bazë dëshmitë e dhëna nga bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe të dhënat nga komunikimet në aplikacionin Sky.

Operacioni për vënien në pranga të personave të gjetur të përfshirë në vrasje dhe krime të tjera nisi në orët e para të të mërkurës në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.

SPAK nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar, por mësohet se një masë sigurimi “Arrest në shtëpie” është lëshuar edhe për një ish-gjyqtare që ka ushtruar detyrën në qytetin e Elbasanit dhe një zyrtar të paraburgimit të Bradasheshit.

Masa “arrest në burg” është caktuar në mungesë për disa personazhe të botës së krimit, po ashtu nga qyteti i Elbasanit. Nga ana tjetër, në Durrës burime konfirmuan që në pranga është vënë një oficer policie.


Një nga ngjarjet që zbardhur nga SPAK është ajo që njihet si masakra e Bradasheshit e Dhjetorit 2018, ku u ekzekutua Endrit Alibeaj, Alben Dylgjeri dhe një shtetas rumun me pasaportë turke, mik i familjes.

Është zbardhur dhe vrasja e Klevis Kapllanit, i cili u ekzekutua me 14 plumba në Shtator të 2020-ës. Klevis Kapllani, dyshohet se u nxorr në pritë për shkak të ngjarjeve kriminale në Elbasan.

Në kuadër të operacionit është zbardhur dhe atentati ndaj vëllezërve Baho, ku njëri prej tyre mbeti viktimë (Klevi Baho) dhe tjetri i plagosur (Sandër Baho). Klevi Baho, mbeti i i vrarë në atentat në Korrik 2019 në Elbasan.

Nga operacioni është zbardhur edhe vrasja e Andi Zylyfit dhe plagosja e mikut të tij, Ardit Uruçi, e ndodhur në Dhjetor 2019 në Peqin. Zylyfi dhe Uruçi u qëlluan me breshëri automatiku sapo dolën nga një lokal dhe hipën në makinën e tyre. Pista kryesore e hetimit ishte ajo e hakmarrjes për shkak të lidhjeve familjare që viktima 26-vjeçari, Zylyfi kishte me Endrit Alibeaj, i cili u ekzekutua në rrethrrotullimin e Bradasheshit bashkë me dy persona të tjerë.

SPAK ka zbardhur dhe atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Irfan Hazizi në Nëntor të vitit 2020 në Berat para një karburanti. Ngjarja ndaj biznesmenit ka dyshime të ketë lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela.


EMRAT E PERSONAVE NDAJ TË CILËVE ËSHTË CAKTUAR URDHËRARREST:

  1. Talo Çela
  2. Altin Kamami
  3. Rexhino Doci
  4. Arben Lamcja
  5. Arsen Mema
  6. Eljo Bitri
  7. Leam Rragami
  8. Elvis Daka alias Dragoviç
  9. Dorjan Dyli
  10. Matilda Hoxholli
  11. Denada Todi
  12. Flobenc Mecja
  13. Armis Stafa
  14. Maksim Koci
  15. Erzen Çopja
  16. Franc Çopja
  17. Hajdar Bako alias Çopja
  18. Mikael Qosja
  19. Maetin Musaj
  20. Guri Biba
  21. Pajtime Fetahu
  22. Renato Masuku
  23. Leonardo Rragami
  24. Altin Ndoci
  25. Agustin Cinari
  26. Xhimi Hoxha
  27. Klodian Sinameta

/a.r

Next Post
Tragjedia/ Babai rrihte nënën, 15-vjeçarja e djeg të gjallë duke i vënë flakën shtëpisë

Shkodër/ Ndezi zjarr në një sipërfaqe toke, por flakët dogjën një stallë bagëtish dhe koshere bletësh. Pranga 64-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Jemi vendi me barrën më të rëndë të paraburgimeve, s’mund të vazhdojmë me shifra të tilla

Rama: Jemi vendi me barrën më të rëndë të paraburgimeve, s’mund të vazhdojmë me shifra të tilla

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Frika me protestu kundër Kurtit

September 30, 2026
“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

September 30, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti: Aktgjykimi i Speciales është i padrejtë, do të bëjmë të pamundurën për korrigjim

September 30, 2026
Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

September 30, 2026
Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

September 30, 2026
Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com