• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK do të hetojë dosjet e “nxehta” të lëna në harresë, mes tyre vrasja e ish-ministrit të Kosovës dhe vajza e prokurorit të Vlorës

by Java News
25/11/2019 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK, ose prokuroria e posaçme është sa afër aq edhe larg ditës kur do të nisë hetimet për çështjet e bujshme që kanë tronditur vendin dhe mbi të gjitha janë kryer për cilësitë e veçanta të viktimës.

Në harkun kohor të tre dekadave të fundit janë të shumta krimet, për të cilat Drejtësia në asnjë rast nuk ka dhënë drejtësi, ose nuk ka bërë maksimumin për t’i zbardhur ato.

Pak kohë më parë, kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur një urdhër për të gjitha prokuroritë e vendit, ku kërkonte që të rihapeshin dosjet e vjetra të mbetur pa autorë, nisur nga provë, dëshmi, apo edhe dyshime të tjera.

Në zbatim të këtij urdhri, në Tiranë dhe Durrës u rihapën hetime për disa çështje, por ngritja e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jetë një tjetër hapësirë për zbardhjen e të vërtetave.

Dy prej çështjeve që do të jenë ndër 20 të parat që SPAK do të rihetojë është ajo e vrasjes s ëish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe vajzës së prokurorit të Vlorës, studente në Tiranë.

Kolonel Ahmet Krasniqi u ekzekutua në Tiranë, në zonën e Laprakës në 21 shtatorit e vitit 1998, nga persona që ende sot e kësaj dite nuk dihen. Policia në atë kohë e lidhi krimin me zhvillimet në Kosovë dhe një aktivitet të bandave kriminale që vepronin në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Madje, pati edhe një pistë hetimi se autor i ekzekutimit të Krasniqit ishte Feriz Kërnaja, por që mbetën vetëm dyshime. Për motivin e vrasjes së ish-ministrit të Kosovës pati disa pista, një prej të cilave trafiku i armëve Shqipëri-Kosovë, por pa u gjetur asnjëherë provat e mjaftueshme.

Por, pavarësisht se kanë kaluar 21 vite që prej asaj nate të krimit të rëndë, dosja është ende në Prokurori dhe hetimet pritet të rihapen nga SPAK, strukturë nga e cila pritshmëritë janë të mëdha.

Dosja e dytë, e cila do të marrë vëmendjen e SPAK është edhe vrasja e 21-vjeçares Kozeta Hyseni, studentes nga Vlorë që studionte në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës.

Ajo u gjet e masakruar në Qytetin Studenti dhe autorët nuk u zbuluan asnjëherë. Për shkak të cilëvesive të veçanta që ka kjo dosje, sepse babai i viktimës në kohën e kryerjes së krimit ishte prokuror në Vlorë, do të rimerret në duart nga struktura SPAK.

Në 19 shkurtin e vitit 1999 ndodhi vrasja e Kozetës, ndërsa pistat në atë kohë u lidhën vetëm me detyrën e babait të saj. Gjithsesi, hetimet nuk mundën të identifikojnë autorët e mundshëm apo të dyshuar të krimit.

Por prokurorët kanë dyshime dhe tashmë kjo dosje do të jetë nën hetimin e SPAK, me ndihmën e hetuesve të trajnuar në SHBA për krime që lidhen me cilësitë e viktimave apo personave të lidhur me ta.

Si pjesë e hetimit kohë më parë janë marrë në pyetje edhe shoqet e dhomës së Kozeta Hysenit. Fakt është se asnjëra prej tyre nuk ndodhet tashmë në Shqipëri.

Ndërsa një tjetër çështje, që do të rimerret nën hetim nga SPAK, ashtu sikurse është deklaruar edhe më parë nga Gazeta Shqip ka të bëjë me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Madje, për këtë të fundit kanë dalë në dritë disa prova dhe janë shtuar dyshimet për të implikuar, apo për persona që kanë pasur indirekt dijeni për krimin.

Gjithësesi, ajo që përbën tashmë rëndësi është fakti se të gjitha dosjet e personave autorë, apo viktima me cilësi të veçanta, do të jenë pjesë e punës së SPAK, njësisë së posaçme që sot në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u miratuan edhe aktet mbi të cilat do të nisë puna./shqip

g.kosovari

Next Post
Hajdutët bastisin kështjellën e Dresden në Gjermani, vidhen xhevahire me vlerë 1 miliard euro (Foto)

Hajdutët bastisin kështjellën e Dresden në Gjermani, vidhen xhevahire me vlerë 1 miliard euro (Foto)

Comments 1

  1. Edi says:
    6 years ago

    Edhe vrasjen e Santos dhe GD qe ishte ne cel me viktimen kur e vran sic e kemi lexu

    Reply

Leave a Reply to Edi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati në Lezhë / Policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 4 autorët: Të gjithë nga e njëjta familje

Atentati në Lezhë / Policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 4 autorët: Të gjithë nga e njëjta familje

February 2, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

February 2, 2026
Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

February 2, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

February 2, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

February 2, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

February 2, 2026
Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

February 2, 2026
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

February 2, 2026
“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet!”/ Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm!

“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet!”/ Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm!

February 2, 2026
Shitja fillon më 9 mars, zbulohen kategoritë e biletave dhe çmimet përkatëse për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shitja fillon më 9 mars, zbulohen kategoritë e biletave dhe çmimet përkatëse për ndeshjen Poloni-Shqipëri

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In