• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hajdutët bastisin kështjellën e Dresden në Gjermani, vidhen xhevahire me vlerë 1 miliard euro (Foto)

by Java News
25/11/2019 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vjedhje spektakolare në Gjermani. Disa xhevahirë antikë, me një vlerë rreth 1 miliard euro janë vjedhur nga salla e famshme “Gruene Gewoelbe” në kështjellën e Dresden. Hajdutët, ka shpjeguar policia, kanë arritur të largohen. Mediat gjermane kanë folur për vjedhjen më të madhe të veprave të artit të Luftës së dytë Botërore.

Në këtë muze gjenden rreth 4 mijë objekte të çmuara fildishi, ari, argjendi dhe xhevalire të ndryshme.

Banda ka vjedhur vetëm bizhutë antike, duke lënë në vend të tjera objekte me shumë vlerë por të mëdha, si vazo dhe piktura. Vjedhja ka ndodhur pas një zjarri të rënë në panelin elektrik, që ka çaktivizuar alarmin dhe dritat e rrugës, kanë shpjeguar autoritetet, të cilët po hetojnë nëse rastet kanë lidhje mes tyre. Pavarësisht të gjithave një telekamer ka vazhduar punën duke filmuar vjedhjen e veprave të artit.

“Hajdutët kanë prishur një dritare dhe duke kaluar barrierat, i janë afruar një vitrine të cilën e kanë thyer”, ka shpjeguar shefi i policisë së Dresden, Volker Large.

Tre pllaka diamanti dhe brilante të shekullit të 18 me një vlerë të paçmuar janë vjedhur nga grabitësit. Lajmi për vjedhjen e muzeut ka ardhur në stacionin e policisw rreth orës 4.49 minuta të së hënës dhe në orën 5.04 policia ishte në vendngjarje, ku ka gjetur vitrinat e thyera dhe të boshatisura./e.s/

Next Post
Emërohet shefi i ri i Agjencisë së Zbulimit në Kosovë, pas dorëheqjes së Burim Ramadanit

Emërohet shefi i ri i Agjencisë së Zbulimit në Kosovë, pas dorëheqjes së Burim Ramadanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com