• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore, për çfarë e akuzon

by A R
07/05/2026 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore, I.H sot në 7 maj.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre, nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion pasiv në kuadër të një hetimi për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas SPAK, I.H dyshohet se ka zbuluar informacione sekrete hetimore tek persona të përfshirë në grup kriminal në këmbim të përfitimeve monetare. Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe zvicerane, në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore. Ish-oficeri ndodhet në masën “arrest në burg” që prej nëntorit 2025, ndërsa çështja pritet të shqyrtohet në GJKKO.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 49/3/1 të vitit 2026, në ngarkim të pandehurit, I.H.

I pandehuri është hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” që prej datës 27.11.2025, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Shpërdorim i detyrës”, “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga nenet 248, 295/a, paragrafi (3) dhe 319/ç i Kodit Penal.

Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimeve 49/3 të vitit viti 2023 (nr.49 viti 2019) dhe nr.29 viti 2024, që lidhen me veprat penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 283/a, 287, 333/a/2, 334/1, 248, 295/a, paragrafi (3) dhe 319/ç të Kodit Penal.

Këto procedime penale janë hetuar në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës. Në Shqipëri, hetimet paraprake për procedimin penal nr.49/3 të viti 2023 (nr.49 viti 2019) janë zhvilluar në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Hetimet e përbashkëta kanë zbuluar veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, që ka pasur si qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Grupi i strukturuar kriminal operonte nga territori shqiptar dhe me degëzime në territorin italian, duke importuar lëndë narkotike drejtpërdrejtë nga Amerika e Jugut dhe përmes rrugëve tregtare, duke hyrë në portet kryesore të Europës Veriore për ta transportuar më pas në Itali në rrugë tokësore, të fshehur në automjete të rënda.

Ndërsa hetimet paraprake të zhvilluara për procedimin penal nr.49 viti 2019 të Prokurorisë së Posaçme në kohën kur kanë ndodhur faktet penale kanë qënë të karakterit “sekret hetimor”, bazuar në nenin 279/1 të Kodit të Procedurës Penale.

Faktet penale në ngarkim të të pandehurit I.H

1. Gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr.49 të vitit 2019, është vendosur lejimi i përgjimit të bisedave dhe komunikimeve telefonike për disa nga të dyshuarit e grupit kriminal si edhe i bisedave ambientale në dy automjete në përdorim të një prej anëtareve të grupit kriminal (D.M.).

Për instalimin dhe realizimin e përgjimeve ambientale në dy automjetet e përmendur më sipër si edhe vëzhgimeve apo përgjimeve në vende publike të subjekteve të tjera të këtij procedimi penal është ngarkuar policia gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

Në këtë fazë të hetimeve paraprake, i pandehuri Igli Haxhiaj në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka qënë pjesë e grupit të hetimit që ka kryer përgjimin dhe vëzhgimin e fshehtë të subjekteve të këtij procedimi penal, duke kryer veprime vëzhgimi ndaj shtetasit D.M. dhe automjeteve në përdorim prej tij.

Nga hetimet paraprake është provuar se i pandehuri Igli Haxhiaj i ka zbuluar shtetasit D.M. faktin se ky i fundit ka qenë objekt i hetimeve të këtij procedimi penal si edhe i veprimeve që lidhen me përgjimin telefonik dhe vëzhgimin në vende publike. Ai gjithashtu i ka dhënë shtetasit D.M të dhëna dhe i ka zbuluar përmbajtjen e akteve që përbëjnë “sekret hetimor”. Në këto rrethana, provohet se i pandehuri Igli Haxhiaj ka kryer veprën penale “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete”, e parashikuar nga neni 295/a, paragrafi (3) i Kodit Penal.

2. I pandehuri I.H i ka kryer veprimet e mësipërme të zbulimit të të dhënave dhe përmbajtjes së akteve procedurale që përbëjnë “sekret hetimor”, në këmbim të kërkimit dhe marrjes së përfitimeve monetare të parregullta. I pandehuri Haxhiaj ka komunikuar përmes paltformës së enkriptuar SKY ECC me shtetasin D.M., i cili konsiderohet si një nga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, duke i ofruar atij informacion që lidhet me veprimet hetimore që po kryeshin në atë moment, ndaj këtij shtetasi. Nga këto biseda provohet qartë fakti se i pandehuri Igli Haxhiaj e ofronte informacionin në këmbim të përfitimeve monetare, konkretisht të shumës prej 15.000 euro.

Në këto rrethana, provohet se ka kryer veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

3. Nga hetimet e kryera dhe nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara nga i pandehuri I.H përmes aplikacionit SkyECC me persona të tjerë, provohet fakti se në shumë komunikime dhe biseda ai flet për tregtimin e lëndëve narkotike dhe shkëmben biseda për llojin e lëndës narkotike, çmimet apo lidhur me veprimet për blerjen dhe shitjen e saj.

Në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në momentin kur është njohur me faktet dhe rrethanat që lidheshin me shitjen, transportimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike gjatë bisedave të kryera me persona të tjerë në aplikacionin SkyECC, I. H ka pasur detyrimin ligjor të kryente veprimet procedurale për të hetuar veprat penale dhe autorët e tyre si dhe të informonte me shkrim prokurorin kompetent mbi elementët thelbësore të faktit, me qëllim rregjistrimin e procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Mosveprimet e mësipërme bien në kundërshtim me nenet 30 dhe 293 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenet 17 dhe 85 të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”. Këto mosveprime përbëjnë moskryerje të rregullt të detyrës, pasi legjislacioni ngarkon me përgjegjësi individuale punonjësin e policisë për çdo veprim apo mosveprim në kundërshtim me ligjin gjatë ushtrimit të funksioneve të tij.

Në rrethanat e mësipërme, provohet se i pandehuri Igli Haxhiaj ka kryer veprën penale “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia zbraz bulevardin! Protestuesit sulmojnë me gurë e fishekzjarrë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

Policia zbraz bulevardin! Protestuesit sulmojnë me gurë e fishekzjarrë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

November 29, 2026
VIDEO/ Protestuesit e marrin me vete në shesh, gomari largohet me vrap, “braktis” protestën!

VIDEO/ Protestuesit e marrin me vete në shesh, gomari largohet me vrap, “braktis” protestën!

November 29, 2026
Përplasje të forta para Kryeministrisë/ Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

Përplasje të forta para Kryeministrisë/ Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

November 29, 2026
Tensione në protestën para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin moltov, ndërhyn policia

Tensione në protestën para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin moltov, ndërhyn policia

November 29, 2026
Dhoma e Tregtisë reagon pas djegies së godinës gjatë protestës së 28 Nëntorit: Një goditje ndaj zërit të bizneseve në Tiranë

Dhoma e Tregtisë reagon pas djegies së godinës gjatë protestës së 28 Nëntorit: Një goditje ndaj zërit të bizneseve në Tiranë

November 29, 2026
Protesta përshkallëzohet para Kryeministrisë, kapsolla drejt godinës qeveritare dhe banderolë kundër Ramës

Protesta përshkallëzohet para Kryeministrisë, kapsolla drejt godinës qeveritare dhe banderolë kundër Ramës

November 29, 2026
Mbishkrimi ndaj Ramës në murin e Kryeministrisë ndez tensionet, policia del me skafandra!

Mbishkrimi ndaj Ramës në murin e Kryeministrisë ndez tensionet, policia del me skafandra!

November 29, 2026
Stuhia “Argos” godet Greqinë, alarm i kuq në Athinë dhe disa rajone

Stuhia “Argos” godet Greqinë, alarm i kuq në Athinë dhe disa rajone

November 29, 2026
Protesta e 29 Nëntorit, të rinjtë e maskuar dhe me shkopinj në krye të marshimit drejt Kryeministrisë

Protesta e 29 Nëntorit, të rinjtë e maskuar dhe me shkopinj në krye të marshimit drejt Kryeministrisë

November 29, 2026
U zhduk për një javë, 75-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kanal në Itali

U zhduk për një javë, 75-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kanal në Itali

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In