• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spaho injoron SHBA-në: ‘Non Grata’ e Berishës nuk pati efekt në zgjedhjet e 6 marsit, s’do ketë as…!

by Java News
05/04/2022 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-nënkryetari i PD-së, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Edmond Spaho, në një emision televiziv ka folur për situatën në selinë blu. Spaho u shpreh se opozita duhet të përgatitet pasi po afrohen zgjedhjet vendore dhe sipas tij gjendja social-ekonomike në vendin tonë është shumë e keqe.

Edmond Spaho: Gjendja social-ekonomike e vendit  është shumë e keqe, në një krizë të madhe, po na afrohen zgjedhjet vendore dhe duhet të përgatitemi. Duhet të përqendrohemi në objektivin kryesor që është të çrrënjosim regjimin e Ramës.

Spaho tha gjithashtu se në bazë demokratët janë bashkuar, ndërsa ka shtuar se të gjithë e kuptojnë se ardhmja e opozitës është vetëm bashkimi.

Edmond Spaho: Mendoj se në bazë njerëzit janë më të bashkuar, nuk kanë se çfarë të ndajnë. Të gjithë e kuptojnë se e ardhmja shkon drejt bashkimit. Në grupin parlamentar shoh se ka divergjenca të pajustifikueshme. Pas 6 marsit, ku qytetarët folën po humbim kohë për të realizuar ato objektiva që duhet t’i kemi së bashku.

Ndër të tjera ai tha se shpallja “Non Grata” e Berishës nga SHBA dhe thirrja e ambasadores për mos ta votuar nuk pati efekt. Ai tha se janë vetëm shqiptarët që përcaktojnë se kush do të drejtoj një aprti politike dhe askush tjetër.

Edmond Spaho: Zgjedhjet e 6 marsit treguan se si brenda PD ashtu dhe drejtuesve të djathtë, fakti që Berisha ishte “Non Grata” nuk ka pasur efekt madje edhe thirrja që bëri ambasadorja për të votuar ju e dini se si përfundoj. Është detyrë e anëtarësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë të përcaktojnë se kush I drejton partitë politike në këtë vend. Se kush zgjidhet në krye të partive politike e vendosin vetëm shqiptarët.

Spaho u shpreh se në PD mund të bashkohet kush ka dëshirë, ndërsa shtoi se të gjithë janë  të ftuar të marrin  pjesë në procesin zgjedhor, përfshirë edhe Lulzim Bashën. Ky i fundit sipas Spaho-s ka të drejtë të kandidojë për çfarëdo lloj pozicioni të dëshirojë.

Edmond Spaho: E vetmja temë që ne kemi rrahur është bashkimi, dhe si shenjë e vullnetit të mirë për këtë bashkim, shtymë zgjedhjet për kryetarët e rretheve dhe paralelisht me këtë janë shtyrë zgjedhjet edhe për kryesinë e degëve. Presim që të na bashkëngjiten kushdo të jetë pjesë e këtij procesi. Vota është ajo që do të përcaktoj se kush janë drejtuesit.  Asnjëri nuk është lënë në rresht të dytë, të gjithë janë ftuar të  marrin pjesë në proces sigurisht bazuar në parimin e votës. Dhe Basha nëse dëshiron të kandidojë për ça do lloj pozicionin të do.

Next Post
Studiuesi dhe albanologu zbulon dokumente të hershme shqipe në arkivat e Vatikanit: Ja kur datojnë

Studiuesi dhe albanologu zbulon dokumente të hershme shqipe në arkivat e Vatikanit: Ja kur datojnë

Comments 1

  1. Lilo says:
    5 years ago

    Edhe profesor, edhe idiot! Non grata mund te mos ket patur efekt ne konkurimin brenda SHQUP-it, por percakton kush qeverise vendin. Pra, festoni qendrimin e gjate ne opozite.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

November 12, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Emigracioni i parregullt në rënie në BE, por shtohen kalimet në itinerarin Shqipëri-Greqi

November 12, 2026
Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

November 12, 2026
Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In