• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spahiu: Kjo qeveri rrëzoi Statusin e Minatorit, sot Rama bën show me video-konferenca

by A R
16/04/2018 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një dalje për mediat pas videokonferencës së kryeministrit Rama me minatorët, deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka akuzuar shefin e qeverisë për rrëzimin e Sttusit të Minatorit.

Ai deklaroi se situata në sektor mbetet e rëndë dhe vetëm muajt e fundit janë 6 minatorë të vrarë në galeritë e këtyre zonave.

Spahiu tha se Rama në vend që të kërkojë zbardhjen e këtyre ngjarjeve bën show me videokonferenca.

Reagimi:

Këto fatkeqësi bëhen akoma  dhe më të rënda kur lënë pas familje pa asnjë mbështetje financiare pa asnjë të ardhme, pa asnjë shpresë. Kur fëmijë të mbetur jetimë nga humbja e prindit rrezikojnë edhe ndihmën ekonomike pasi babai mund tju ketë lënë një shtëpi apo dhe makinë.

Situatën e tyre mund ta lehtësonte vetëm statusi I minatorit duke iu siguruar një minimum jetik këtyre njerëzve të punës më të vështirë dhe më të rrezikshme për jetën, që kanë dhënë kaq shumë për ekonominë e këtij vendi.  Kanë kaluar rreth 3 muaj, kjo qeveri, ky kryeministër ka rrëzuar Statusin e Minatorëve. Mes votuesve që ngritën dorën kundër ishin mjaft deputetë të zgjedhur nga minatorë në të gjithë Shqipërinë.

Mes tyre është edhe gënjeshtari më I madh I minatorëve të Përrenjasit, kryetari I grupit parlamentar të Rilindjes. Qeveria nuk dha asnjë argument bindës se përse e rrëzoi këtë status, I depozituar në Kuvend që në mars 2017 dhe I ngjashëm me atë të naftëtarit. Gënjeu dhe vazhdon të gënjejë që shumë shpejt do të dorëzojë propozim për minatorët. Por përveç zvarritjes disa mujore asgjë nuk ka sjellë deri tani.

Pushteti vret për statusin e tij të ndenjies s në karrigen e pushtetit. Ndërsa statusi i minatorit mbetet “hallexhi” I dënuar me vdekje. Kryeministri I sotëm dikur Kryetar opozite në 2011 përbetohej për minatorët. Ai u kërkonte votën banorëve të Bulqizës me premtimin që minatorët do të merrnin atë që u takon. Madje bënte thirrje që minatorët të bëheshin bashkë kundër sundimit të së keqes.

E pamë edhe sot ku në vend që të shkonte te galeria ku minatori humbi jetën gjë që asnjëri se ka bërë, të kërkonte nga organet përkatëse, zbardhjen e ngjarjes e të shikonte me sytë e tij kushtet skandaloze ku minatorët punojnë na shfaqet në një video konferencë të shëmtuar a thua se ai dhe qeveria e tij akoma nuk e dinë se çfarë minatorët kërkojnë. Minatorët I pamë dhe do të vazhdojmë ti shohim në protesta masive përpara kryeministrisë deri në miratimin e statusit. Që të gjitha qeveritë ia kanë borxh. Valën e protestave këtë vit e nisën minatorët, e vazhduan naftëtarët, kuksianët e më pas biznesi I vogël. LSI ashtu siç ka mbështetur çdo iniciativë që ka lidhje me mirëqenien e çdo shqiptari absolutisht do të mbështesë dhe përkrahë shtresën më të vuajtur të shoqërisë, por që I ka dhënë më shumë se çdo kush tjetër, minatorët.

/a.m.

Next Post
PD kërcënon Ramën: Nuk do kesh qetësi pa liruar kuksianët!

PD kërcënon Ramën: Nuk do kesh qetësi pa liruar kuksianët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In