Juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje skype mbrëmjen e sotme në emision ‘Frontline’, në Report Tv u ndal vendimi i Gjykatës së Lartë që rrëzoi rekursin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkoi lirinë.
Ai tha se Të gjitha partitë politike sot donin që Meta të lirohej nga Gjykata, për tu liruar edhe të tjerët.
‘Sot të gjitha forcat politike përfshirë edhe PS kanë qenë të interesuara që gjykata ti ndryshonin masën e sigurisë Metës dhe ai të dilte me një masë tjetër, për të çelur një praktikë gjyqësore dhe politikanët e tjerë të gjykoheshin në të njëjtën mënyrë dhe jo në arrest. Unë po them vullneti politik i partive politike ka qenë që meta të dal nga burgu, gjykata e lartë s’ka qenë në presion politikë për të mbajtur në burg.
Referuar statistikave Shqipëria renditet ndër vendet me masat e sigurisë të arrestit më të larta dhe me përqindjen e pafajësisë më të ulët në Europë ne jemi barazë me Rusinë. Unë kam një pyetje a jemi ne një popull që kryejmë më shumë krime se vendet e tjera për të gjitha krimet në tërësi flas, apo kemi gjykatat më të afta në planet që provojnë fajësitë për çdo çështje, kjo është për t’u parë’, tha ai.