Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka firmosur vendimet e para pas marrjes së detyrës, pasi u shpall fitues në vendoret e 6 Marsit, në siglën e Komisionit të Rithemelimit.
Altin Shabaj është liruar nga detyra si Administrator i Njësisë Administrative Postribë.
Ndërkohë është liruar nga detyra edhe kreu i Njësisë Administrative të Dajçit Gjovalin Darragjati.
Të dy këta funksionarë, në zgjedhjet e 6 Marsit dolën hapur në mbështetje të kandidatit tjetër demokrat që kandidoi në siglën e Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.
/b.h