• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri: Shqipëria nuk merr “qera” nga gazsjellësi TAP

by Java News
14/04/2022 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqip nga Rudina Xhunga ne Dritare TV, ka nisur një cikël emisionesh për të sqaruar marrëveshjen e Shqipërisë me TAP, që e ka lënë Shqipërinë pa asnjë përfitim konkret, para ose gaz.

Marrëveshja është mbyllur në vitin 2013 nga qeveria Berisha dhe rinegociuar në vitin 2017 nga qeveria Rama. Ish-ministri i Energjetikës në vitet 2013-2019, i cili rinegocioi marrëveshjen me TAP, u shpreh për emisionin Shqip:

“Përse Shqipëria nuk merr transit fees ka qenë edhe për mua një pyetje e madhe kur mora postin e ministrit. Marrëveshja ka qenë e negociuar në atë mënyrë. Cilat janë arsyet unë nuk mund ta them, por jam interesuar, madje kam pyetur edhe njerëz që ju i keni marrë në intervistë, siç ishte edhe zoti Naskë Afezolli i cili e ka ndjekur që në hapat e para këtë projekt.

Gjithashtu kam diskutuar edhe me përfaqësues të TAP por edhe me aksionerë të veçantë të tyre, që ishin pjesë e marrëveshjes. Kështu mësova që nuk është aplikuar transit fees. Nëse kjo ishte një dobësi negocimi, këtë nuk di ta them.

Rudina Xhunga: Të gjithë njerëzit që unë kam intervistuar, kanë punuar edhe me ju, dhe të gjithë është rënë dakord në këtë shpjegim, transit fees ekziston për të gjitha vendet që nuk janë pjesë e BE. Greqia nuk mund të marrë transit fees sepse është pjesë e BE, por çdo vend që nuk është merr transit fees.
Damian Gjiknuri: Unë e ngrita këtë çështje, kërkova informacion por kam marrë vetëm një përgjigje, që kjo ishte marrëveshja e nënshkruar.

Se pse qeveria në atë kohë e ka bërë kështu këtë nuk di ta them. Kam investiguar në atë mënyrën time, duke diskutuar me njerëz në ministri. Unë nuk dua të spekuloj por mbase kjo ishte një mënyrë për të siguruar që projekti të mbetej në Shqipëri dhe që të mos lihej në Greqi dhe Itali. Një motiv tjetër mund të ketë qenë edhe arsye politike. Mbase ka qenë edhe nxitimi i Sali Berishës, për ta bërë marrëveshjen para zgjedhjeve të 2013 për ta pasur si një sukses te tij. Por mund të ishte rinegociuar më mirë. Mendoj që Shqipëria mund të përfitonte më shumë.

Rudina Xhunga: Pse rinegociuat ju?

Damian Gjiknuri: Ne rinegociuam marrëveshjen për përfitimet e tjera që mund të kishte Shqipëria.

Rudina Xhunga: Transit fees nuk u përmend asnjëherë në marrëveshjen tuaj?

Damian Gjiknuri: U kërkua edhe transit fees, por ajo qe një pikë e panegociueshme dhe ne nuk kishim fuqi që ta ndryshonim.

Rudina Xhunga: Çfarë do të thotë pikë e panegociueshme, nuk lejohej, nuk mund të rinegociosh më?

Damian Gjiknuri: Nuk diskutohej kjo pikë. Dhe nga TAP-i në lidhje me këtë kërkesë, vinte gjithmonë një përgjigje, që kjo është një çështje e mbyllur. Sepse nëse do të hapej ky kapitull do të hapej edhe me Greqinë dhe Italinë dhe projekti do të bëhej i pamundur.

Rudina Xhunga: Por të gjithë specialistët thonë se Greqia dhe Italia nuk e hapin këtë kapitull sepse janë vende të BE, dhe janë ligjet e BE qe nuk ua lejojnë ta kërkojnë. Ne nuk jemi.

Damian Gjiknuri: Ishte shumë e vështirë sepse ajo ishte një marrëveshje e mbyllur, e rënë dakord dhe nuk mund të kthehej më pas, sepse kështu mund të prishej e gjithë marrëveshja. Ne nuk mund të rrezikonim të hidhnim në erë projektin, edhe kur marrëveshja mund të mos jetë negociuar në nivelin më të lartë të mundshëm. Nuk mund as ta kërcënonim për të përfituar më shumë. Pasi edhe interesi politik për këtë marrëveshje ishte shumë i lartë. Bëhej fjalë për një interes strategjik ku u përfshi BE madje edhe SHBA duke e promovuar shumë korridorin jugor të gazit.

Interesat qenë shumë të larta dhe Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe unë si ministër dhe qeveria ishte shumë e vogël përballë një interesi shumë të madh. Dhe sidomos pas një marrëveshjeje të mbyllur në 2013, ti nuk mund të vendosje kushte të tipit, ose të marr transit fees ose të prish marrëveshjen. Kjo nuk qe pjesë e diskutimit.

Rudina Xhunga: Çfarë diskutuat ju?

Ne diskutuam për përfitime të tjera në dobi të shtetit shqiptar. Nisur nga fakti që ishte lënë hapësira për rinegocim për përfitime lokale që ne të vinim në të njëjtin nivel që kishte përfituar Greqia. Cilat ishin këto përfitime lokale! Përfitimet me investimet lokale, kostot mjedisore, aspektet e impaktit social-ekonomik në komunitetet ku kalonte gazsjellësi, mbështetje për sektorin e gazit. Ne u munduam që çfarë kishte përfituar Greqia, ta përfitonim edhe ne. Dhe unë them se ia kemi dalë, madje edhe pak më shumë.

Rudina Xhunga: Tani që flasim Greqia përfiton gaz, ne çfarë përfitojmë?

Damian Gjiknuri: Ne shtuam më shumë investime për komunitetet lokale, shkollat, për rrugët. Shtuam kapacitet financiar për të mbështetur sektorin e gazit përfshirë edhe nga qeveria zvicerane”, u shpreh në Shqip ish-ministri Gjiknuri./m.j

Next Post
Belgjika rikthen kufizimet, MEPJ sqaron udhëtarët: Do të karantinoheni për 7 ditë!

Vendimi i Ballukut dhe Ibrahimajt: Tarifa e kufirit nga 10 bëhet 1 euro, biletat e fluturimit më të lira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos e lini të shndërrohet në një shfaqje të Trumpit”, paralajmërimi i Melonit para Samitit të NATO-s

“Mos e lini të shndërrohet në një shfaqje të Trumpit”, paralajmërimi i Melonit para Samitit të NATO-s

July 5, 2026
Dhuna në Komisariatin nr. 3, Lamallari për protestuesit: Udhëhiqen nga urrejtja e dhuna

Dhuna në Komisariatin nr. 3, Lamallari për protestuesit: Udhëhiqen nga urrejtja e dhuna

July 5, 2026
Gati 3 mijë viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur, bilanci tragjik i tërmetit shkatërrues në Venezuelë

Gati 3 mijë viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur, bilanci tragjik i tërmetit shkatërrues në Venezuelë

July 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 korrik 2026

July 5, 2026
Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin, cili shtet do të hyjë i pari?!

Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin, cili shtet do të hyjë i pari?!

July 5, 2026
Edi Rama, ditëlindjen siç e meriton

Edi Rama, ditëlindjen siç e meriton

July 5, 2026
Gurë e xhama kudo, dritare e rënë në tokë dhe derë e shqyer/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska

Gurë e xhama kudo, dritare e rënë në tokë dhe derë e shqyer/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska

July 5, 2026
Zhvillohet seanca gjyqësore për 21 qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

Zhvillohet seanca gjyqësore për 21 qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

July 5, 2026
Ilir Beqaj kundërshton masën e sigurisë “arrest me burg”: 24 muaj karusel arsyetimesh

Ilir Beqaj kundërshton masën e sigurisë “arrest me burg”: 24 muaj karusel arsyetimesh

July 5, 2026
Në kërkim prej tre dekadash, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier

Në kërkim prej tre dekadash, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In