• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sovranitetin mbronte edhe Enveri…

by Ardit Rada
14/07/2016 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Refuzimi i reformës në Drejtësi në emër të ruajtjes së sovranitetit kombëtar është argumenti i fundit që Sali Berisha, Lulzim Basha dhe përkrahësit e tyre në Kuvend po përdorin për të shmangur votimin. Duhet saktësuar se jo e gjithë opozita është kundër propozimit euro-atlantik dhe madje figura brenda PD kanë debatuar ashpër për qëndrimin politik të partisë së tyre apo kanë zhvilluar biseda kokë më kokë me predikuesit e Reformës, Lu dhe Vlahutin. Do të ishte e tepërt të përsëritej se streha e fundit për cilët është nacionalizmi. Megjithatë, sa më shumë që afron 21 Korriku, aq më larg duket kompromisi në Kuvend për të nisur reformimin e drejtësisë.

Partia Demokratike i është përgjigjur me refuzim çfarëdolloj propozimi që ka ardhur jo vetëm nga tryeza e Ramës, por edhe nga ndërkombëtarët. Akuzat se këta të fundit do të shkelnin sovranitetin përmes ndërhyrjes në Drejtësi u artikuluan për herë të parë si tezë nga Jozefina Topalli brenda një mbledhje te grupit parlamentar, që u zbardh më pas nga shtypi i ditës. Më shumë sesa demokratët e vendosur kundër projektit të SHBA dhe BE, në siklet më të madh janë ata që nuk i kanë asnjë borxh vendimit të dy bashkëkryetarëve të partisë së tyre, që duan ta listojnë të gjithë opozitën shqiptare si një front anti-perëndimor.

Pas deklaratave se ndërkombëtarët po shkelin sovranitetin edhe duke vajtur në mbledhjet e grupeve parlamentare, ambasadori amerikan e bëri të qartë se shqiptarët nuk duhet të harrojnë kontributin 100-vjeçar të SHBA-ve pikërisht për t’i mbrojtur sovranitetin. Madje, në mënyrën e tyre, amerikanët edhe gjatë 45 viteve të regjimit komunist janë investuar në shërbime inteligjente për të përmbysur diktaturën. SHBA-të që sot cenojnë sovranitetin e atdheut të Berishës, janë ato që e cilësuan si burrë shteti në ditën e tij më të keqe.

Të dy përfaqësitë më të larta diplomatike i kanë intensifikuar presionet e hapura se mosmiratimi i reformës do ta pengonte integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane. Një dështim i tillë për faj të vendimit në PD jo vetëm që do të sillte anulimin e Statusit të Kandidatit, por edhe rikthimin e vizave e të tilla pasoja të rënda. E gjitha kjo, sepse Evropa nuk pranon më ta shohë me sy një vend me drejtësi të korruptuar, e jo më ta qasë në shtëpi. Sa për sovranitetin e Berishës, është fakt se për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit dhe ligjeve të xhunglës, populli është gati që tani që t’ua japë ‘kurorën e mbretit’ të huajve nëse është e nevojshme, vetëm të shporren nga drejtimi i institucioneve të pavarura pazarxhinjtë që u ka zënë kallo prapanica në kolltukët e Drejtësisë.

Nëse drejtuesit e Partisë Demokratike kanë marrë një vendim që ta lënë vendin jashtë proceseve integruese në emër të ruajtjes së sovranitetit, do të ishte e ndershme të artikulohej hapur dhe të dilnin me një platformë të tillë para publikut. Këtë e bëri Enver Hoxha që në emër të fanatizmit për ruajtjen e sovranitetit, e la Shqipërinë larg Perëndimit dhe nga fundi i iku dhe Lindjes. Ata që kundërshtojnë reformën në emër të patriotizmit nuk kanë lidhje me atdheun, por po bëjnë një tradhti edhe më të madhe sesa kontrabanda e naftës me Jugosllavinë apo falja e detit te Greqia.

Next Post

Sigurimet e avokatëve, Gjykata Kushtetuese shfuqizon ligjin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mali i Zi në prag të anëtarësimit në BE, ja si Serbia po përpiqet që ta ndalojë

Mali i Zi në prag të anëtarësimit në BE, ja si Serbia po përpiqet që ta ndalojë

September 1, 2026
Prindërit por refuzojnë gjithmonë e më shumë Vitaminën K, për mjekët rreziqet janë vdekjeprurëse

Prindërit por refuzojnë gjithmonë e më shumë Vitaminën K, për mjekët rreziqet janë vdekjeprurëse

September 1, 2026
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

Rregullorja e re e GJKKO, Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

September 1, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 2 Shtator 2026

September 1, 2026
8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

September 1, 2026
Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë

Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë

September 1, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Nga sot 30% më pak autobusë urbanë në Tiranë. Operatorët reduktojnë flotën

September 1, 2026
Riatdhesimi i 5 shtetasve nga Siria, SHBA-të vlerësojnë Shqipërinë, ja reagimi i ambasadës

Riatdhesimi i 5 shtetasve nga Siria, SHBA-të vlerësojnë Shqipërinë, ja reagimi i ambasadës

September 1, 2026
Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

September 1, 2026
Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike

Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com