• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sovraniteti, Veriu i Kosovës dhe Rrahja vs PD

by Ben Andoni
09/07/2023 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ngjarjet e orëve të fundit me fisin Rrahja dhe pushteti mbi një rajon të tërë fare afër Tiranës na ka konfirmuar për të kush-e-di-satën herë sesa të  dobët e kemi shtetin. Antropologjia historike e jep një përgjigje për rastin shqiptar. Historia e shtetit e konfirmon. Konica e materializon, paçka se edhe vetë është pasqyrë e këtij shteti.

Po pse në sistemin tonë politik lehtësohen mundësitë për klane të caktuara dhe pse krerë rajonesh, që i përgjigjen në kohë të caktuara politikës, marrin kaq forcë edhe në shekullin XXI? A mjafton rasti i Rrahjes, që të mbyllet kaosi që kanë krijuar klanet në Elbasan dhe në Shkodër? Po Vlora me vrasjet pafund dhe kaosin e pronave? Pse në demokracinë tonë gjenerohet kaq shumë e keqja? Një përgjigje të vjen menjëherë nga kreu i qeverisë, njeriu me më pushtet në vend: Përgjegjësit para Drejtësisë! Dhe, si zakonisht, Rama lan duart. A mjafton kjo dhe pse precedenti tek ne nuk merr fund menjëherë, por ata që vijnë në pushtet e shtynë më tepër? Lazarati i famshëm i PD-së pasoi me kanabizim të vendit…nga Veriu në Jug. A jemi më sovranë në vendin tonë? A kemi sistem drejtësie që t’i verë të këqinjtë para Drejtësisë? Pse druhet policia? Vranicki në vitin 1997 na tregoi se çfarë niveli ishim. Shpesh në momente krizash kujtojmë dhe tashmë është kthyer në simbolikë: Sikur ta kishim Vranickin…Po ky i fundit nuk mund të merret më me sovranitetin tonë dhe as me paradokset tona që janë organike. Nuk mund të merret edhe me paradokset e shqiptarëve përtej kufirit, ku znj. Ministre e Jashtme e Kosovës, Gërvalla  i dalin vetvetiu (kompleks frojdian thuhet shpesh) togfjalësha që lidhen me komunizmin, kur i drejtohet BE-së si “Tigër prej letre”. E të mendosh kontributin e Evropës për ta!!!

Ndërkohë që Veriu i Kosovës e fshin të gjithë gjendjen në Shqipëri dhe duket se të gjithë shqiptarët e kanë kthyer në sport marrjen dhe gjykimin e Kurtit. A janë vallë këto ngjarje Shqipëria dhe Kosova?! Jo. Shqipëria është vendi ku të rrahin paq, po “e teprove” dhe në disa zona është mirë të mos dukesh. Ashtu si Kosova është vendi tashmë, ku Kurti &Co në vend të merren dhe me problemet e brendshme, na mbajnë vetëm në Veri dhe në dialogun me Serbinë. Ja pse u harruan viktimat e gjora të Pejës, ja pse harrohen premtimet për rrugët e pambyllura në Kosovë dhe pse narrativa kryesore është përçarja “tragjike” Rama-Kurti, që është shumë më qesharake sesa duket.

Për politikën ka shumë përcaktime por ajo e presidentit artist Regan i shkon shumë rastit shqiptar: “Është thënë se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Kam mësuar se ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me të parën”.

Të gjitha këto ngjarjet të bëjnë të mendosh se do kishte mundësi për një qasje interesante nga ana e opozitës, por në vend të qasjes dhe ata janë në garë në rrjetet sociale se cili t’ia përveshë sa më shumë Ramës dhe të zbukurojnë Kurtin, paçka që ky i fundit as vetë nuk e di se çfarë të bëjë. Kjo kohë po na mëson atë që De Gol e thoshte me shumë maturi, kur shikonte gërgitjet e politikanëve të vendit të tij: ” Politika është një çështje shumë serioze për t’u lënë në dorë politikanëve”. Në rastin e Shqipërisë po bëhet më shumë sesa qesharake që merremi me botën dhe Opozita nuk merret me përditmërinë tonë, që flet shumë më tepër për situatën e vërtetë, por edhe që mund të ndihë të kesh kauza. Për fat të keq, ky nuk është rasti i PD-së. Kauza e vetme është t’i marrë zulmin Ramës dhe të zëvendësojë monologjet dhe udhëtimet e tij, me të njëjtat paradokse. E njëjta lojë, me aktorë të tjerë. Ja pse Sovraniteti është sot qesharak kur përmendet prej PD-së, kurse Veriu i Kosovës ende pa sovranitet dhe Rrahja i ndihu t’i shpëtojnë shterpësisë, që e kanë mbushur jetën shqiptare, falë retorikës boshe. (Javanews)

Next Post

Nevoja për “rend” në Ministrinë e Rendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Janë 10 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë; SPAK: 5 ditë maksimumi!

“Janë 10 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë; SPAK: 5 ditë maksimumi!

December 19, 2025
Dosjet Epstein: Citatet e “Lolitës” në trupat e vajzave, emra të fuqishëm dhe mesazhe ngjethëse

Dosjet Epstein: Citatet e “Lolitës” në trupat e vajzave, emra të fuqishëm dhe mesazhe ngjethëse

December 19, 2025
10 mijë euro kompjuter për Giorgia Melonin… po kush po ia dhuron?

10 mijë euro kompjuter për Giorgia Melonin… po kush po ia dhuron?

December 19, 2025
Policia operacion kundër mjeteve prioteknike, sekuestrohen 100 kuti me fishekzjarrë në Fier, procedohen 3 pronarë dyqanesh

Arrestohen tre pronarë marketesh për tregtim fishekzjarresh. Policia: Mos përdorni lëndë piroteknike!

December 19, 2025
Tre orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Tre orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

December 19, 2025
Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari

Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari

December 19, 2025
Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

December 19, 2025
Ibrahimaj: Nga janari 2026 paga minimale arrin në 500 euro, biznesi nuk do të ketë kosto shtesë

Ibrahimaj: Nga janari rritet në 500 mijë lekë paga minimale, përfitojnë mbi 307 mijë punonjës

December 19, 2025
PS–PD dakord për shtyrjen e mbledhjes për Ballukun, SPAK: “USB-në sekrete” mund ta marrin anëtarët e ‘Mandateve’

PS–PD dakord për shtyrjen e mbledhjes për Ballukun, SPAK: “USB-në sekrete” mund ta marrin anëtarët e ‘Mandateve’

December 19, 2025
VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In