Në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari, në mesin e viktimave ka qenë edhe një studente, Albulena Beluli e lindur në vitin 1998.
Përmes një postimi, profesoresha e saj, Arta Bilalli Zendeli ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerës. “Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës dhe mbarë shoqërisë shqiptare, sot ju shua një yll.
Një yll që mbante emrin Albina Beluli. Një studente që me modestinë dhe edukatën e saj ishte inspirim edhe për ne profesorët e saj!Albinë, çka t’ju them kolegeve e kolegëve të tu që pareshtur më thirrin?! Më thirrin sepse e dinë se te doja shumë Ty.
Si t’i ngushëlloj unë ata, kur nuk po mundem ta ngushëlloj as vehten time?Albinë, kishe shumë ëndrra! Aq shumë punoje e mësoje!Pusho në paqe studentja ime engjullore”, shkruan deputetja Arta Bilalli Zendeli./ Tetovasot
g.kosovari