Të gjitha fansat e Milanit, do t’i mbajnë “veshët” nga takimi final mes presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi dhe biznesmenit tajlandez, Mr Bee Taechaubol.
Ky i fundit, në verë ka deklaruar se është gati të blejë 48% të aksioneve të Milanit, duke investuar një shumë prej 480 milionë euro.
Shifra e përmendur nga mr. Bee do të forconte ndjeshëm arkat e Milanit dhe do afronte lojtarët e ëndërruar.
Në këtë mënyrë pritet verdikti final i takimit të sotëm, i cili duket se më në fund mund t’i japë fund “telenovelës” së gjatë të shitjes së gjysmës së Milanit.