Skuadra e Skënderbeut, që pati një ecuri të mirë në Champions League, pret ‘të marrë hak’ në Kroaci pas humbjes në fushën shqiptare.
Kapiteni Bledi Shkëmbi ka bërë të ditur disa pikëpamje të tijat në lidhje me ndeshjen e sotme në Kroaci.
“Është e vërtetë që kam qenë pjesë e dy ekipeve në Kroaci dhe kam luajtur vërtetë shumë, por për momentin nuk mund të krijoj dot një ide rreth Dinamos së djeshme dhe asaj të sotme” – ka thënë Shkëmbi.
Ai shprehet se ‘ruaj kujtime të mira për Dinamon e Zagrebit dhe tifozët e saj’.
Ndërkohë, trajneri Mirel Josa ka theksuar se kolegu i tij kroat do të përpiqet të mbajë lojtarët e tij me këmbë në tokë.
“Dinamo e Zagrebit fitoi në Elbasan dhe kjo ia bën më të thjeshtë ndeshjen e kthimit. Është e vërtetë që ne luajmë me Salihjin që ka qenë pjesë e jona në ndeshjet e deriitanishme, por përveçse është i dëmtuar ju bëj të ditur që ai nuk do të jetë më pjesë e jona në vazhdimësi” – ka thënë Josa.









