• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Studiuesit rusë, interes për Devollin

by Java News
25/08/2015 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Fshatrat e krahinës së Devollit në Shqipëri ende ruajnë traditat e vjetra. Një nga ritet kryesore në fushën e traditës etnokulturore në krahinën e Devollit është ai i dasmës. Një ekip prej pesë studiuesish nga Rusia, për tri vite me radhë është munduar që të ngrejë një paralele në gjuhën dialektore dhe kulturën tradicionale të popullsisë të kësaj krahine, me atë të pasardhësve të kolonistëve shqiptarë në Buxhak dhe në rajonin e Azovit.

Krahasimet e tyre i shpalosën këtë javë përmes një kumtese të përgatitur për Seminarin e 34-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Për ta shpalosur në pika të shkurtra hulumtimin që ka bërë ky ekip, para të pranishmëve u prezantuan studiuesit Alexander Novik dhe Marina Sulloeva, me kumtesën me titull “Dasmat ndër shqiptarët e Devollit: materialet etnolinguistike të studimeve shkencore ne terren në vitet 2011-2014”.

“Gjatë viteve 2011-2014 janë organizuar studime shkencore në terren në juglindje të Shqipërisë në zonat me popullsinë polikonfesionale dhe multietnike: këtu jetojnë shqiptarët e fesë ortodokse, shqiptarët myslimanë, arumunët (të gjithë të krishterë), jevgjit (një masë e tyre myslimanë) dhe grekët ortodoks. Islami është përhapur në këtë zonë në dy forma: suni dhe bektashi”, ka thënë Sulloeva.

Këtij hulumtimi i kanë kontribuuar edhe Andrej Sobolev, Denis Ermolin, Maira Morozova dhe Aleksandra Dugushina. “Një nga ritet kryesore në fushën e traditës etnokulturore në krahinën e Devollit është i dasmës. Ritet dhe zakonet e dasmës që fiksohen gjatë punës shkencore në terren dëshmojnë për ruajtjen e kodit të personazheve.

Në kodin e lëndëve të riteve të dasmës fiksohen shumë denotatet që emërtojnë bukën rituale dhe gatimet e kuzhinës: bakllava me njëqind petë etj.”, ka thënë Sulloeva. Sipas saj, kodi aksional i riteve të dasmës tek shqiptarët e Devollit ka shumë paralele me praktikat rituale që janë të përbashkëta për tërë Toskërinë.

“Megjithatë këto praktika rituale kanë shumë tipare të përbashkëta edhe me ato të maqedonasve, bullgarëve dhe grekëve. Veshjet popullore janë marker i rëndësishëm të grupeve të ndryshme të popullsisë së Devollit. Varianti më i pasur nga pikëpamja e zbukurimeve është varianti i kostumit të dasmës”, ka thënë Sulloeva, tek e ka përshkruar një dasmë tipike të asaj krahine. “Fshati Ziçisht ruan traditat e tij të lashta edhe sot e kësaj dite, ndoshta më shumë sesa fshatrat e tjera në këtë zonë. Dasma fillon një javë përpara darkës kryesore të hënën. Në shtëpinë e nuses dhe të dhëndrit fillojnë përgatitjet, vijnë njerëzit për vizitë dhe çdo natë familjarët organizojnë darkë për mysafirët.

Të mërkurën, merret paja e nuses dhe në shumicën e rasteve të gjithë fëmijët e fshatit marrin pjesë në këtë rit të rëndësishëm”, ka thënë Sulloeva, tek ka treguar se materialet e mbledhura në objektet e kulturës tradicionale janë grumbulluar në Muzeun e Antropologjisë dhe Etnografisë (Kunstkamera) të Akademisë së Shkencave të Rusisë. Fondi i materialeve nga Devolli është pjesë e Fondit të Atlasit të Vogël Dialektologjik.

Një tjetër studim që ka të bërë me një tjetër fenomen në Shqipëri është ai i studiuesit japonez Kazuhiko Yamamoto. Ai u prezantua të hënën në Seminar me kumtesën e tij me titull “Konceptet etike të Biblës Hebraike sipas strukturës etike të Kanunit dhe nënkuptimeve të tij metafizike”. Yamamoto është fokusuar në aspektet fetare dhe me hulumtimin e tij mëton të zbërthejë kontradiktat etike dhe logjike mes Krishtit dhe Moisiut.

“Shihet qartë që kontradiktat teologjike mes shkrimeve të farisenjve që besonin në ligjin e Moisiut dhe Jezusit që thoshte se ishte i biri i Zotit, e çuan këtë të fundit në kryq. Megjithatë, duhet të jenë doktrina të reja dhe vlerat e Jezusit që në të vërtetë që ia sollën vdekjen, pasi që Jezusi nuk e kishte asnjë arsye të shfaqej si i biri i Zotit nëse nuk do ta bënte këtë për doktrinën e re dhe vlerat që sillte”, ka thënë Yamamoto.

Sipas tij, pikërisht kontradikta mes Jezusit dhe ligjit të Moisiut duket të jenë shkaku i madh i vdekjes së Jezusit në kryq.

“Analiza strukturale e ligjit të Moisiut, sipas etikës, e po ashtu logjikës, është e nevojshme për ta qartësuar këtë kontradiktë. Në përpjekjen tonë për të qartësuar vlerën etike të Biblës hebraike, konceptet e saj etike dhe logjike janë analizuar brenda perspektivës të krahasimit me strukturën etike të Kanunit”, ka thënë Yamamoto.

Sipas tij është gjetur që predikimi i Jezusit ishte logjikisht kundërshtimor me vlerën etike të Biblës Hebraike.

“Jezusi ishte kryqëzuar për shkak se nuk kishte vepruar sipas ligjit të Moisiut. Për më tepër, aspektet metafizike dhe teologjike të Biblës hebraike diskutohen këtu të lidhura me diskursin filozofik të Hegelit dhe Heideggerit dhe metafizikës natyrore të paganizmit”, ka shtuar ai.

Përveç këtyre dy kumtesave, u lexua edhe ajo e Mehmet Rukiqit me titull “Anekdota popullore dhe religjioni”, ndërsa paradite studiuesi i gjuhës, Bardh Rugova, mbajti tryezë për Shaban Demirajn.

Next Post

STUDIMI / Si është në shtrat e tregon profesioni i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prefektin e Tiranës s’e kuptova pse është këtu”- Kryeministri Rama në “Vajza Fest”, batuta me Sokol Sadushin, ish-presidentin Topi, Fidel Yllin dhe… (VIDEO)

“Prefektin e Tiranës s’e kuptova pse është këtu”- Kryeministri Rama në “Vajza Fest”, batuta me Sokol Sadushin, ish-presidentin Topi, Fidel Yllin dhe… (VIDEO)

August 14, 2026
Trump nuk tërhiqet, i kërkon Gjykatës Supreme që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove!

Trump nuk tërhiqet, i kërkon Gjykatës Supreme që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove!

August 14, 2026
Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias

Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias

August 14, 2026
Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

August 14, 2026
“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

August 14, 2026
Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

August 14, 2026
“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

August 14, 2026
Klauzolë si CR7/ Bonus për firmën dhe detaje të tjera: ABC zbulon kontratën 6-vjeçare të Mbappe

Mbape flet për Murinjon dhe ambiciet e sezonit: Murinjo një trajner që di të fitojë! Reali ngre trofe këtë vit

August 14, 2026
Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

August 14, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com