• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti për Bordin e Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë ku të ketë nevojë

by A R
30/01/2026 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten para mediave se Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe në botë kudo ku ka nevojë, teksa e ka komentuar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, nismë e presidentit amerikan, Donald Trump në kuadër të planit për të rindërtuar Gazën e shkatërruar nga lufta.

Përmes këtij bordi, Shtetet e Bashkuara synojnë zgjidhjen e konflikteve globale.

Duke folur për herë të parë për Bordin e Paqes, Kurti ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në të është vazhdimësi e kontributit të Kosovës për Gazën, duke nisur me pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese, përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kurti i është referuar pjesëmarrjes së FSK-së në një konferencë të organizuar në dhjetor të vitit 2025 në Doha të Katarit nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara për të diskutuar për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Prandaj kemi qenë të interesuar të marrim pjesë edhe në organet vendimmarrëse politike”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Sipas tij, njëra prej arsyeve pse Kosova merr pjesë në iniciativa të tilla është për shkak se edhe ajo vetë ka qenë përfituese e paqes përmes ndërhyrjes së forcave ndërkombëtare.

“Sa i përket Gazës, ju e dini që ne i kemi ndarë gjysmë milioni euro si Qeveri dhe ky është proces i cili do të vazhdojë edhe në vijim”.

Bordi i Paqes është themeluar më 22 janar në Davos të Zvicës, në prezencë të presidentit Trump. Kosova është përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Ky mekanizëm do të mbikëqyrë udhëheqjen e Rripit të Gazës, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian.

Profesori i studimeve për paqe dhe konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, Gëzim Visoka, i ka thënë ditë më parë Radios Evropa e Lirë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë bord, mund t’i sjellë vendit përfitime të rëndësishme në politikën e jashtme, pavarësisht kostove të mundshme.

Sipas tij për sa kohë Kosova mbetet jashtë organizatave të mëdha ndërkombëtare si NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, nisma të tilla mund t’i shërbejnë forcimit të pozicionit të saj diplomatik.

“Kjo platformë mund t’i ofrojë Kosovës një hapësirë për lobim dhe për të kërkuar njohje të reja nga shtete si Maroku apo vende të tjera që ende nuk e kanë njohur Kosovën…Deri më tani, sistemi i OKB-së nuk i ka ofruar Kosovës barazi, qasje të duhur, nuk ka qenë në shërbim të së drejtës së Kosovës për vetëvendosje, për anëtarësim në sistemin ndërkombëtar dhe për njohje ndërkombëtare. Në një farë mënyre, kjo është edhe një protestë ndaj rendit të OKB-së, i cili ka përfunduar duke u bërë vegël e fuqive të mëdha”, ka thënë mes tjerash ai.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi në tetor të vitit 2023, pasi Hamasi vrau mbi 1.200 njerëz në Izrael dhe mori qindra pengje.

Sulmet hakmarrëse izraelite në Gazë shkaktuan mijëra të vrarë, krizë urie dhe dëme të mëdha infrastrukturore.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Next Post
30 mijë veprimtari në kuadër të Festës së Pranverës

30 mijë veprimtari në kuadër të Festës së Pranverës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

July 4, 2026
“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

July 4, 2026
Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

Teherani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, rriten kostot për operatorët detarë

July 4, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Plani europian i rritjes, raportimi i tretë që pritet të japë 215 mln € për Shqipërinë

July 4, 2026
Irani “ndez” Lindjen e Mesme me funeralin e shekullit, mijëra ushtarë dhe dronë në gatishmëri

Irani “ndez” Lindjen e Mesme me funeralin e shekullit, mijëra ushtarë dhe dronë në gatishmëri

July 4, 2026
Zjarri në malin e Shëngjinit, Ndreu dhe Çako: Situata nën kontroll, autori i zjarrvënies i arrestuar

Zjarri në malin e Shëngjinit, Ndreu dhe Çako: Situata nën kontroll, autori i zjarrvënies i arrestuar

July 4, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha uron SHBA në 250-vjetorin e Pavarësisë: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës

July 4, 2026
Dy superjahtet e Putinit në lëvizje, NATO i ndjek hap pas hapi

Dy superjahtet e Putinit në lëvizje, NATO i ndjek hap pas hapi

July 4, 2026
Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

July 4, 2026
Rama replikon me një protestues: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

Sot feston 62-vjetorin, Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In