• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot seanca për Vettingun, pritet të zgjasë deri në mesnatë

by A R
30/08/2016 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

​Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu rinisi dje angazhimet në kuadër të miratimit të reformës në drejtësi. Gjatë ditës së djeshme z.Lu zhvilloi takime me kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe më pas i shoqëruar edhe nga ambasadorja e BE, Romana Vlahutin në orën 16:00 u takuan me kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Me z.Basha biseduan rreth një orë dhe takimi me të u bë pasi deputeti demokrat, Arben Ristani, dorëzoi në Kuvend paketën e amendamenteve të reja për ligjin e vetingut.

Palët nuk kanë pranuar të japin të dhëna mbi çështjet e diskutuara, por burime nga Partia Demokratike konfirmuan se në fokus ka qenë drafti me amendamentet që do të paraqitet sot në orën 17:00 në Kuvend, përgjatë një seance maratone. Demokratët e kanë bërë të qartë se nuk do ta votojnë këtë ligj në formën që u miratua në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi. Ambasadorët po tentojnë sërish për arritjen e një konsensusi, por duket se gjasat janë drejt zeros në seancën e sotme të jashtëzakonshme.

Projektligji i ri “Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve” do të miratohet sot, më 30 gusht, në një mbledhje të jashtëzakonshme të parlamentit. Projektligji i vetingut mund të kalojë dhe pa votat e opozitës, pasi ai kalon vetëm me 84 vota, të cilat mazhoranca, PS-LSI-PDIU i ka të sigurta.

Demokratët e kanë bërë të qartë se nuk do ta votojnë këtë ligj në formën që u miratua në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi. Sipas tyre, drafti është antikushtetues. Edhe mazhoranca, e unifikuar kësaj, here ka qenë e qartë po ashtu se projektligji do të miratohet në seancën e pasdites së martë, me apo pa votat e opozitës. Por, kanë lënë të hapur mundësinë që nëse demokratet arrijnë të marrin miratimin e ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT për amendamentet që kanë propozuar për draftin, ata do t’i votojnë. Mesditën e sotme demokratët dhe socialistët do të mbledhin grupet parlamentare për të vendosur për qëndrimin që do të mbahet në seancë, e cila mund të zgjasë deri pasmesnate.

Mësohet se nga PS-ja do të diskutojnë 20 deputetë, ndërkohë që PD-ja do të vendosë sot për emrat e diskutantëve në seancë gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar. Projektligji i vetingut është cilësuar si një nga më të rëndësishmit nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë kërkuar që të miratohet brenda gushtit, në mënyrë që të mos digjen fondet e parashikuara për të financuar procesin e rivlerësimit. Por, miratimi i ligjit të shumëdebatuar kaloi javën e shkuar vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk pranoi ta votojë atë nën për nen. Gjatë mbledhjes së fundit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, opozita kishte përgatitur një draft me rreth 40 amendamente për projektligjin e vetingut, por ato nuk u pranuan nga anëtarët e maxhorancës dhe i rrëzuan një nga një.

Ky fakt bëri që opozita të mos votojë projektligjin në tërësi, duke deklaruar se në nenet e tij shkelet Kushtetuta e vendit. Partia Demokratike po përgatit një draft të ri me amendamente ligjore për projektligjin e vetingut, për të cilat do të kërkojë të miratohen në seancën e së martës. Nga ana tjetër, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Ilir Meta kërkoi nga mazhoranca dhe opozita që të shfrytëzojnë ditët para seancës për të gjetur konsensus, duke thënë se tashmë palët janë mësuar me rastet e gjetjes së dakordësisë edhe në orët e fundit./bw/r.a

Next Post
Ndërron jetë Gene Wilder

Ndërron jetë Gene Wilder

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In