• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot raundi i dytë i bisedimeve Shqipëri-Greqi, Bushati-Kotzias takim treditor në Korçë

by Java News
19/01/2018 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjidhja e çështjeve të së shkuarës në funksion të së ardhmes së përbashkët të projektuar nën ‘ombrellën’ e Bashkimit Evropian do të ulë sot ballëpërballë shefat e diplomacisë së Shqipërisë e Greqisë

Nikos Kotzias i kthen vizitën e Kretës Ditmir Bushatit, në këtë proces të rëndësishëm dialogu treditor mes dy shteteve.

Por ndryshe siç bëri Nikos Kotzias që e çoi delegacionin shqiptar në një Ishull, Ditmir Bushati ka vendosur ta presë atë në Korçë, pak kilometra nga toka greke, në një hotel privat të vogël.

Dy ministritë nuk kanë bërë publike axhendë, por zgjidhja jo rastësore, bën të mendosh që formati do të jetë i njëjtë. Ministrat kokë më kokë, ndërsa grupet e punës ballë për ballë në të njëjtin ambient.

Negociatat mes dy palëve janë ndarë në tre drejtime. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, disa ditë më parë tha se bisedimet dypalëshe ndahen në 3 drejtime: probleme të karakterit historik, të aktualitetit dhe ato që kërkojnë një vështrim nga e ardhmja.

Ligji i luftës, për të cilën janë dhënë sinjale progresi, çështja çame, që në fakt ndan palët, por dhe tema të tjera të marrëdhënien mes dy fqinjëve, priten të jenë në fokus të takimit.

Mekanizmi i bisedimeve mes dy vendeve u krijua dy vjet më parë, dhe palët janë shprehur për progres duke i rezervuar publikut dhënien e detajeve për çështjet që kanë përparuar në negociata gjatë muajve të fundit.

Takimi në Korçë është një ngjarje më shumë se diplomatike, për të cilën pritshmëria është e lartë, edhe në momentin kur Shqipëria pret të hyje në një tjetër stad në Bashkimin Evropian, pjesë e të cilit është Greqia fqinje.

a.ç

Next Post
Fansat e Realit te AS: Nuk e duam më Ronaldon

Fansat e Realit te AS: Nuk e duam më Ronaldon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

April 2, 2026
Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

April 2, 2026
“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

April 2, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In